Blloku Bota

"Po dëshmojmë fundin e dominimit të Perëndimit”

Postuar në 24 Gusht, 2015 12:57

Rusia duket se e sheh kohën e tanishme, të dominuar nga konflikte të ngrira, apk edhe të kufizuara, si kohë historike me rëndësi të jashtëzakonshme. Gjatë një fjale të mbajtur në Terra Scientia International Youth Forum, Sergei Lavrov, u shpreh se bota sot po dëshmon fundin e dominimit të Perëndimit. “Ne po dëshmojmë fundin e një epoke shumë të gjatë, fundin e erës së dominimit Perëndimi. Dominim ekonomik, financiar, politik”, tha Lavrov. Sipas tij, qendra të reja pushteti kanë lindur në Azi dhe Paqësor dhe një botë policentrike ka nisur të funksionojë sado që edhe kjo do të dojë kohë.

Britani, avioni luftarak bie mbi autostradë gjatë një shfaqjeje ajrore, të paktën 11 viktima

Postuar në 24 Gusht, 2015 11:52

Shfaqja ajrore e Shoreham-it në Sussex të Britanisë së Madhe ku një avion ram bi një autostradë me trafik, ka shtuar numrin e viktimave. 11 persona dyshohet se kanë humbur jetën kur aeroplani u rrëzua në rrugën plotë me makina, raportojnë mediat britanike. Sipas policisë, ende nuk kanë mundur të identifikohen emrat e të vdekurve, ndërkohë që paralajmërohet se numri i viktimave pritet të rritet, duke kaluar ndoshta shifrën 20. Ajo që po e bën më të vështirë identifikimin e numrit të viktimave është edhe terreni i gjerë ku është përfshirë aksidenti.

Varoufakis thotë se Greqia është laborator i Gjermanisë. Objektivi; të goditet Franca

Postuar në 24 Gusht, 2015 07:48

Në një intervistë për “Le Monde”, ish-ministri i Financave greke, Yanis Varoufakis, u shpreh se, marrëveshja e shtetit grek me partnerët ndërkombëtarë, është një kapitullim. Sipas tij, me këto kushte Gjermania po kërkon daljen e Athinës nga Eurozona me objektivin e vetëm që të godasë Francën. Ai e konsideron Greqinë, si një laborator, ku mund të eksperimentojë memorandumin e tij para se ta eksportojë atë. “Nëse Greqia ka ndërmend ta aplikojë këtë memorandum dhe reformat që e shoqërojnë atë, nuk do të pasojë tjetër gjë përveç “Grexit”.

ISIS ka hedhur në erë tempullin e Baalshaminit në Palmira, raporton BBC

Postuar në 24 Gusht, 2015 00:13

BBC citon burime nga zyrtarë sirianë dhe aktivistë, se militantët islamikë të ISIS kanë hedhur në erë tempullin e lashtë të Baalshaminit në Palmira. Kreu sirian i antikiteteve citohet të ketë thënë se tempulli është hedhur në erë këtë të dielë. Por Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër ka raportuar se ngjarja ka ndodhur një muaj më parë. ISIS mori kontrollin e Palmirës majin e kaluar, duke shkaktuar frikën e madhe se kjo trashëgimi i njerëzimit do të shkatërrohej, siç ka ndodhur me site të tjera antike në Irak.

Shpërthime në një bazë ushtarake amerikane në Japoni(video)

Postuar në 23 Gusht, 2015 19:25

Mediat ndërkombëtare raportojnë për shpërthime në bazën amerikane në qytetin japonez të Sagamiharas. Nuk dihen ende shkaqet. Dy javët e fundit edhe në Kinë kanë ndodhur shpërthime në impiante industriale.

Parada e fitores edhe në Arktik(video)

Postuar në 23 Gusht, 2015 13:31

Rusia ka zhvilluar një paradë në kujtim të ditës së fitores mbi nazizmin edhe në rajonin e Arktikut. Parada është realizuar nga grupi i 99 i Ndërhyrjes se Shpejtë. Arktiku është prej disa vitesh rajon i përplasjeve strategjike me SHBA dhe Kanadanë.

Turma e emigrantëve çan kufirin Maqedoni – Greqi (video)

Postuar në 23 Gusht, 2015 09:51

Televizioni “Rusia Today ” ka publikuar incizime nga droni, që janë bërë në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, respektivisht ku shihen përpjekjet e emigrantëve për të hyrë në territorin e Maqedonisë nga pjesa e Greqisë, transmeton gazeta “Lajm”. Treni me rreth 300 emigrantë në orën 5 e 15 min, u nisë nga Gjevgjelia (kufiri jugor i Maqedonisë) drejt kufirit verio të Maqedonisë – Tabanoc, kanë njoftuar përfaqësuesir e Stacionit hekurudhor në Gjevgjeli. Zyrtarët nga Stacioni thonë se për sot nuk janë paralajmëruar më shumë trena për transportimin e emigrantëve.

Drama e “protestuesve” sirianë në kufirin e Maqedonisë

Postuar në 22 Gusht, 2015 19:43

Kufiri greko-maqedonas është kthyer prej disa ditësh në një gardh policor për të penguar hyrjen në Maqedoni të refugjatëve sirianë që tentojnë të kalojnë në Europn Qëndrore përmes Maqedonisë, Serbisë, Hungarisë dhe më pas në Gjermani.

Llogariten në mbi 4 mijë persona që ndodhen në zonën asnjanëse të kufirit. Policia maqedonase ka përdorur edhe gaz lotsjellës për të penguar turmën, ndërsa ka të dhëna për ndërhyrje të dhunshme të  forcave të sigurisë. Amnesty International tha se policia maqedonaese I trajtoi emigrantët e paligjshëm si protestues.

"Mendon se do të paguhesh njësoj si Presidentët meshkuj”?

Postuar në 22 Gusht, 2015 17:40

Një pyetje shumë kurioze i është bërë kandidates për presidente të ShBA-së, Hillary Clinton, nga një vazjë e vogël, që ndodhej mes publikut në një takim në Las Vegas. “Mendon se do të paguhesh njësoj si presidentët burra”, pyeti vajza. Pasuan të qeshura por pyetja dhe një reagim mga Clinton: “Kjo është ndër ato punë ku femrat duhet të paguhen njësoj me meshkujt. Por kjo nuk ndodh kudo. Si presidente do të bëj gjithçka mundem që çdo grua në çdo punë të paguhet njësoj si meshkujt”.

Çfarë po ndodh në Kinë? Kësaj radhe shpërthen impianti kimik në Shangdong(video)

Postuar në 22 Gusht, 2015 17:14

Një tjetër shpërthim i madh në Kinë. Kësaj radhe shpërthimi ka ndodhur në rajonin lindor të Shangdong, në një impiant kimik, por nuk ka akoma raportim për dëme. Shpërthimi ka provokuar zjarre të mëdha. Vetëm dy javë më parë në Kinë ndodhi një shpërthim i jashtëzakonshëm në Tianjin,mku vdiqën 114 persona.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota