Blloku Bota

Këshilltari i ish-kancelarit Schroeder: Administrata Bush mendoi edhe goditjen bërthamore ndaj Afganistanit, pas 11 shtatorit

Postuar në 30 Gusht, 2015 14:04

Administrata amerikane e Bushit ka patur në plan rezervë edhe një goditje bërthamore ndaj Afganistanit pas sulmeve të 11 shtatorit. Këtë e zbulon ish-këshilltari, i ish-kancelarit Schroeder, Michael Steiner, në një intervistë për gjermanen “Spiegel”, që citohet nga agjencia ruse “Sputnik”. “Administrata Bush mendoi të gjitha mundësitë, përfshirë përdorimim e armëve bërthamore në Afganistan, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të 11 shtatorit. Schroeder kishte frikë se presidenti amerikan do të reagonte në mënyrë joproporcionale në shokun e parë pas goditjes”, thotë Steiner.

Holanda ashpërson masat kundër azilit. Ndërpritet strehimi dhe ushqimi për ata që nuk duan të ikin

Postuar në 30 Gusht, 2015 11:44

Është folur shumë vetëm për Gjermaninë, por së fundmi edhe Holanda, parashikon ashpërsimin e masave kundër azilkërkimit. Në planin e qeverisë është menduar edhe heqja e ushqimit apo shtretërve për ata që nuk klasifikohen si refugjatë dhe kjo do të ndodhë brenda disa javësh. “Reuters” shkruan se nismën për këtë plan e ka marrë kryeministri, Mark Rutte, që ka ndërmend të mbyllë 30 qendra rajonale të strehimit të azilkërkuesve duke nisur nga muaji nëntor. Kushtet elementare të jetës do të ofrohen në gjashtë qendra kokbëtare, por për ata njërëz që pranojnë të largohen. Të tjerët do të dëbohen.

Sirianët rrugë të reja për në Europë, përmes Arktikut nga Norvegjia

Postuar në 30 Gusht, 2015 07:21

Dhjetra refugjatë sirianë po mundohen të kalojnë nëpërmjet veriut të largët të Rusisë në orvatje për të arritur një kalim të mundshëm në veri të kontinentit të Europës, pikërisht në Norvegji.  Deri në 20 sirianë në muaj kanë zbarkuar në qytetin e vogël të Norvegjisë, Kirkenës, i cili shtrihet rreth 4 mijë kilometra në veri të Damaskut dhe ku temperatura mesatare ditore është konstante nën zero. Një pjesë e refugjatëve përdorin biçikletat si mjet transporti, ndërsa të tjerë makina të rastësishme ruse, gjë që e bën më të lehtë dhe të pakontrollueshëm kalimin e tyre për në Norvegji.

Hungari: gjykata urdhëron arrestimin e 4 burrave që shkaktuan vdekjen e 71 emigrantëve

Postuar në 29 Gusht, 2015 22:24

Një gjykatë hungareze ka urdhëruar arrestimin paraprak të 4 të dyshuarve për vdekjen e 71 emigrantëve që humbën jetën në një kamion në Austri. Ferenc Bicskei, president i Gjykatës Kecskemet, tha këtë të shtunë se arrestimet paraprake do të jenë në fuqi. Bicskei tha se 4 të dyshuarit e apeluan vendimin e gjykatës, duke u shprehur se nuk kanë kryes asnjë krim. Prokurorët thanë se ashpërsia e krimit dhe rreziku që të dyshuarit të largohen, justifikon arrestimin e tyre. Të dyshuarit u arrestuan të enjten në Hungari.

Kriza botërore e ujit; rrezikohen 33 vende, Ballkani i ekspozuar

Postuar në 29 Gusht, 2015 15:45

Bota rrezikon krizën e ujit. Ngrohja globale dhe rritja e numrit të popullsisë janë faktorët kryesorë që po e çojnë botën drejt një krize për furnizim me ujë. Të paktën këto janë të dhënat e fundit që ka publikuar Instituti i Resurseve Botërore, të cilët kanë arritur në përfundimin se kërkesa për ujë në botë, me shumë gjasë do të rritet edhe më shumë për shkak të rritjes së shkallës së demografisë. Ndërkohë “World Resourses Institute” paralajmëron: Kjo popullatë në rritje do të kërkojë konsum edhe më të madh, bujqësia po ashtu, fermat, kompanitë e ndryshme apo hidrocentralet.

New York Times jep alarmin: Bota në emergjencë emigracioni, Roma dhe Athina të braktisura

Postuar në 29 Gusht, 2015 10:53

“Europa ka dështuar. Roma dhe Athina të braktisura” shkruan New York Times. Brukseli e ka bërë “pak për të ndihmuar Italinë dhe Greqinë, vendet e kërkuara prej refugjatëve” të cilët ikin nga luftërat në Lindjen e Mesme. Gazeta amerikane e vë theksin në veçanti në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, deri tani të vendosura në ndalimin e fluksit të njerëzve të dëshpëruar në kufijtë e tyre. Në Austri rëndohet bilanci i viktimave të gjetura në kamionin e braktisur, me 71 persona.

Brazili, ekonomia e shtatë botërore, hyn në recesion. Rusia dhe Kina ngadalësohen

Postuar në 29 Gusht, 2015 09:12

Sipas AFP’së, Brazili, fuqia e shtatë ekonomike botërore, hyri në recesion tremujorin e dytë, në një kohë që vendet e tjera në zhvillim si Rusia dhe Kina kanë njohur një ngadalësim të ekonomisë së tyre, duke parë një kontraktim të PBB-së së tyre.

Fotolajm/Nabi Saleh - West Bank, kjo është më shumë se luftë

Postuar në 28 Gusht, 2015 22:11

Haartez raporton se ushtari po përpiqej të ndalonte një djalë të vogël, kur disa gra dhe vajza i janë sulur për ta ndaluar. Autoritetet izraelite thonë se djali po qëllonte me gurë. Fotot tregojnë urrejtjen thuajse totale mes dy popullsive.
http://www.haaretz.com/news/diplomacy-defense/1.673469

Reagim në Kosovë/Qëllohet me vezë të prishura makina e Isa Mustafës

Postuar në 28 Gusht, 2015 21:27

Isa Mustafa është bërë objekt i një kundërvënieje të madhe në Kosovë. I ardhur në pushtet me marifete negociatash të stërzgjatura dhe me premtimin se Hashim Thaçi dpmtë jetë President, Mustafa ia ka dale të krijojë pakënaqësi. Kjo falë edhe lajmeve të fundit që hedhin hije skandali korruptiv. Në këtë kuadër, Lëvizja Vetëvendosje ka kapur rastin për t’u shfaqur si forcë e veprimit dhe ka organizuar një protestë lu është qëlluar me vezë të prishura makina e Mustafës.

Lufta kundër trafikantëve, në shtator fillon sulmi i përbashkët i Zvicrës, Gjermanisë dhe Italisë

Postuar në 28 Gusht, 2015 19:28

Agjensia e lajmeve AFP nraporton se Zvicra, Gjermania dhe Italia do të nisin në muajin shtator një njësi të përbashkët të ndërhyrjes ngarkuar për të zbuluar dhe kapur rrjetet e trafikantëve që dërgojnë refugjatët dhe imigrantët në Evropë. “Planifikimi i kësaj njësie ndërhyrjeje dhe mënyrat e bashkëpunimit zgjasin që prej disa muajsh”, theksoi një zëdhënëse e Zyrës federale zvicerane të policisë, (Fedpol), Cathy Maret. “Punimet në terren do të fillojnë gjatë muajit shtator.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota