Blloku Bota
Izraeli përgatitet për një goditje të armatosur. Kundër kujt?
Jeffrey Feltman, nënsekretar i përgjithshëm për çështjet politike në Kombet e Bashkuara, më herët zyrtar i lartë i administratës amerikane, ka deklaruar se rreziku i përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Palestinë “është i dukshëm”. Jeffrey Feltman ka thënë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se në muajt e fundit ka parë “krime të paarsyeshme të urrejtjes nga elementë ekstremistë, dhunë, provokime në vendet e shenjta në Jeruzalem dhe rritje shqetësuese të raketave të lëshuara nga Gaza drejt Izraelit.
Video/"Mos bëni polemika pse ishin të huaj”
Vittorio Brumotti, gazetari i “Striscia la notizia” u bë protagonist i një ngjarjeje të pakëndshme, ku mbeti i lënduar. Atë e kanë qëlluar dhe rrahur disa të rinj në Savona, që kanë rezultuar të jenë shqiptarë. Shkaqet janë banale; shpejtësia e ulët e makinës. Por vetë Brumotti ka apeluar që të shmangen polemikat me natyrë raciste, në këto kohë kur nervi nacionalist në Europë dhe në Italinë fqinje, identifikohet me frymën kundër imigrantëve. “Do t’iu shpjegoj më vonë mirë.
Samiti i Vjenës, aksi Nish-Prishtinë-Durrës, projekti kryesor
Serbia do të paraqitet me një projekt të madh në Samitin e Vjenës që mbahet më 27 gusht. Agjencia serbe e lajmeve, “Tanjug” shkruan se projekti i rrugës Nish-Prishtinë-Durrës, do të jetë një nga projektet më të rëndësishme të propozuara, i cili pritet të fillojë në vitin 2017. Pala serbe e cilëson atë si shumë të rëndësishëm dhe e sheh madje si me rëndësi në integrimin rajonal, por refuzon që formalisht të njohë Kosovën si palë të tij.
Putin provon edhe zhytjen
Vladimir Putin, di të jetë lajmi kryesor në Rusi. Dhe sipas zakonit të tij, edhe kësaj radhe ka bërë diçka ngacmuese. Ai është zhytur me një mininëndetëse në Sevastopol të Krimesë, i buzëqeshur dhe pa shprehur asnjë grimë frike. Një lider ashtu siç "rusët e duan".
Njësoj si në Shqipëri/Premtoi anullimin, sot Alexis Tsipras firmos 14 konçesione
Alexis Tsipras po jep prova se është në gjendje të bëjë çdo gjë, për të ecur përpara duke qëndruar në pushtet. Ndonëse duket si një vendim pa alternativë, dhënia me konçesion e 14 aeroporteve të Greqisë, një kompanie të vetme, gjermanes “Fraport”, ka provokuar debate në shtetin fqinj. Kjo pasi Tsipras ka kundërshtuar dhënien me konçesion kur ishte në opozitë. “Qeveria zgjodhi të vepronte me privatizimin e 14 aeroporteve, saktësisht siç kishte rënë dakord qeveria e shkuar. Tsipras mund të kërkojte falje, por ai nuk ka turp”, tha ish-kryeministri konservator Antonis Samaras.
“Pushtimi i Kostandinopojës", ISIS, thirrje për të marrë Stambollin
Shteti Islamik publikoi një video ku i bën thirrje popullit turk të rebelohet e të ngrihet në luftë kundër regjimit të Presidentit Tajip Erdogan, që ai e quan të pabesë dhe tradhtar. “Zëri i Amerikës” duke i referohet një lajmi të njoftuar nga faqja e shërbimit monitorues SITE,ku grupi bën thirrje gjithashtu që populli turk të ndihmojë për marrjen e Stambollit. Sipas shërbimit SITE, videoja me titull "Një mesazh për Turqinë" u publikua nga e ashtuquajtura zyrë e mediave shtetërore në Raqqa, që i referohet kryeqytetit të grupit Shteti Islamik në Sirinë veriore.
Gjendet trupi i vajzës 17 vjeçare të biznesmenit gjerman, e rrëmbyen për 1.2 mln euro
Trupi i vajzës 17 vjeçare të një biznesmeni gjerman është gjetur të martën në mbrëmje, pesë ditë pasi ishte rrëmbyer për një pagesë të kërkuar prej 1.2 milion eurosh, raportojnë mediat gjermane. Policia e Dresdenit njofton gjetjen e trupit pranë qytetit Meisen të Saksonisë. Adoleshentja Anneli-Mari R. (mbiemri i familjes nuk jepet) humbi rreth orës 7.30 të mbrëmjes së të enjtes teksa po shëtiste qenin. Edhe një grup gjigant kërkimi prej 1200 vetësh nuk arriti ta gjente vajzën. Rrëmbyesit kërkuan që pagesa të kryhej online, edhe pse nuk dihet nëse transferta është kryer ose jo.
Shpërthimet e Tianjinit, dëmi i kompanive të sigurimit, deri në 1.5 miliardë dollarë
Shifrën e kanë publikuar disa analistë të Credit Suisse, duke vlerësuar të dhënat e para të mediave kineze: Dy shpërthimet në portin kinez të Tianjinit që përveç dëmeve të mëdha morën më shumë se 100 jetë njerëzish, mund të gjenerojnë një total humbjesh të kompanive të sigurimit prej 1-1.5 miliardë dollarësh. Tianjin, porti tretë më i madh në botë për volumin e përpunimit të mallrave, u godit nga shpërthime masive më 12 gusht, që dëmtuan një pjesë të madhe të zonës industriale dhe shkaktoi tronditje të tokës në disa kilometra distancë.
Qeveria greke jep me konçesion 14 aeroporte. Përfitues vetëm një: Kompania gjermane “Fraport”
Qeveria greke e Alexis Tsipras ka vendosur të japë me konçesion 14 aeroporte. Fitues i tyre është vetëm një firmë: gjermania “Fraport”. Vlera e konçesionit është 1.23 miliardë euro dhe aeroportet që përfshihen në këtë skemë menaxhimi janë: Selaniku, Korfuzi,, Kania, Qefalonia, Zakinthos, Aktio, Kavala, Rodi, Kos, Samos, Mitilini, Mikonos, Santorini and Skiathos.
Tailandë, bombë kundër turistëve. 22 viktima e 123 të plagosur