Blloku Bota
Avokatja e Londrës, korrupsioni i EULEX-it, qeveritarët e Prishtinës dhe… azilkërkuesit
The Guardian e Londrës është marrë me rastin që misioni më i madh i huaj i Bashkimit Evropian, EULEX, përpiqet me çdo kusht ta mbyllë. Qeverisja europiane e Kosovës është akuzuar për përdorimin e çdo fuqie në përpjekje për të heshtur një denoncuese që pretendon se ka prova të korrupsionit në këtë mision. Denoncuesja është juristja Maria Bamieh, ish punonjëse që pretendon se është detyruar të largohet nga puna për shkak se kishte prova për korrupsionin që përfshinin zyrtarët e lartë të këtij stafi.
Komplikohet edhe më shumë situata mes kurdëve dhe Turqisë, sulm kamikaz me.... 2 tonë eksploziv
Një traktor i mbushur me 2 ton eksplozivë, që ka shpërthyer në një stacion policor turk, në afërsi të qytetit Dogubajazit në provincën Agri, në kufirin mes Turqisë dhe Iranit, ka lënë vetëm dy trupa të sigurisë turke të vrarë ndërsa 31 të tjerë u plagosën. Agjencia Anadoll bëri me dije se grupi përgjegjës për këtë ngjarje, kishte kryer disa sulme në seri në dy javët e fundit.
Merkel e pathyeshme, fiton shumicë absolute nëse zgjedhjet do të mbaheshin javës tjetër
Nëse në Gjermani, zgjedhjet do të mbaheshin javën tjetër, kancelarja Angela Merkel, do të fitonte shumicë absolute. Kështu referon agjencia “Reuters” një sondazh të realizuar një ditë pasi revista “Spiegel” publikoi lajmin se Merkel ka ndërmend të garojë për një mandat të katërt. Arsyet e kësaj mbështetjeje gjenden tek sjellja e kancelares gjatë krizës greke, ku ajo provoi veten të ishte një politikane “ku mund të mbështetesh në situata të vështira”.