Blloku Bota
Shpërthimet e Tianjinit, dëmi i kompanive të sigurimit, deri në 1.5 miliardë dollarë
Shifrën e kanë publikuar disa analistë të Credit Suisse, duke vlerësuar të dhënat e para të mediave kineze: Dy shpërthimet në portin kinez të Tianjinit që përveç dëmeve të mëdha morën më shumë se 100 jetë njerëzish, mund të gjenerojnë një total humbjesh të kompanive të sigurimit prej 1-1.5 miliardë dollarësh. Tianjin, porti tretë më i madh në botë për volumin e përpunimit të mallrave, u godit nga shpërthime masive më 12 gusht, që dëmtuan një pjesë të madhe të zonës industriale dhe shkaktoi tronditje të tokës në disa kilometra distancë.
Qeveria greke jep me konçesion 14 aeroporte. Përfitues vetëm një: Kompania gjermane “Fraport”
Qeveria greke e Alexis Tsipras ka vendosur të japë me konçesion 14 aeroporte. Fitues i tyre është vetëm një firmë: gjermania “Fraport”. Vlera e konçesionit është 1.23 miliardë euro dhe aeroportet që përfshihen në këtë skemë menaxhimi janë: Selaniku, Korfuzi,, Kania, Qefalonia, Zakinthos, Aktio, Kavala, Rodi, Kos, Samos, Mitilini, Mikonos, Santorini and Skiathos.
Tailandë, bombë kundër turistëve. 22 viktima e 123 të plagosur
Një kritikë radikale nga brenda: “Politika e Izraelit është Aparteid”
Ndoshta kohë të reja po vijnë edhe në Izrael. Kohë të cilat po shohin nga fituesi i zgjedhjeve të fundit, Beniamin Netanjahu, një problem i cili mund të hedhë farën e pasigurisë afatgjatë për shtetin hebraik. Një opinion i Bradley Burston, kolumnist dhe editor i gazetës së mirënjohur “Haaretz”, shtron një kritikë radikale për politikën e Izraelit. Burston e quan atë: Aparteid.
Skandalet korruptive të ‘revolucionares’ Dilma Rusef, brazilianët mbushin sheshet dhe kërkojnë dalje para gjyqit
Ish ekstremistes së majtë, ‘revolucionares” Dilma Rusef tashmë presidente e Brazilit, po i dalin një nga një disa skandale të rënda. Në Brazil, me mijëra vetë kanë dalë nëpër rrugë për të kërkuar dorëheqjen e presidentes. Flakën e pakënaqësisë, me protestues që kanë mbushur rrugët më shumë se në karnavale, e kanë ndezur disa skandale korrupsioni që kanë përfshirë persona shumë pranë kryetares së shtetit.
Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme? Pritet që Tsipras të kërkojë votëbësimin e qeverisë pas “fraksionizmit” të Syrizas
Këtë javë kryeministri grek Tsipras pritet të kërkojë votëbesimin e Qeverisë, pas çarjes së madhe në gjirin e deputetëve të radikalëve të majtë. Një e treta e tyre nuk mbështeti programin e ndihmës që Qeveria solli në Parlament dhe në thelb qeveria ka humbur shumicën parlamentare. Votëbesimin e Qeverisë e kërkojnë edhe ministra e zyrtarë të lartë të kabinetit Tsipras, pa lënë mënjanë as zhvillimin e zgjedhjeve të reja, që mund të qetësojnë klimën dhe të tregojnë se njerëzit do të pranojnë programin e vështirë të shpëtimit.
Egjipti gjithnjë e më pranë “Mubarakut”, qeveria ndalon mbajtjen e shamisë nga vajzat në shkollat fillore
Regjimi i Al Sisit në Egjipt po i pret gjithnjë e më shumë urat me ato elemente që kërcënojnë mbivendosjen e fesë ndaj shtetit. Ndërkohë që kundër krimeve të kategorizuara si terrorizëm, Egjipti ka vendosur dënimin me vdekje të parevokueshëm, qeveria së fundi ka ndaluar mbajtjen e shamive nga fëmijët në shkolla. Ministri i Arsimit, Moheb Al-Refaei, tha se vajzat nuk do të lejohen të mbajnë shaminë në shkollë fillore. Sipas ministrit, Islami nuk i detyron vajzat që të bartin shamitë, deri sa të arrijnë moshën e pubertetit, kështu që ato nuk kanë nevojë të bartin ato gjatë shkollës fillore.
Merkel: Azil vetëm atyre që kanë më shumë nevojë, duhet një klasifikim europian për “vendet e sigurta”
Kancelarja Angela Merkel ka bërë të qartë në një intervistë se askush nuk duhet të krijojë shpresa të kota sa i takon azilkërkuesve, pasi do të ndihmohen vetëm ata që kanë nevojë më shumë.
“Genocid ndaj italianëve. Po zëvendësohen me imigrantë”
Çështja e imigrantëve nxjerr krye si problem serioz politik edhe në Itali. Temën e ka marrë me zhurmë të madhe Matteo Salvini, lideri i Lega Nord(Sekretari federal) i cili gjatë një fjalimi në Ponte di Legno, në provincën e Brescia-s, ka folur me tone të forta. “Është duke u zhvilluar genocid ndaj popullit italian dhe kryeministri Renzi është bashkëpunëtor me skafistët. Imigrantët po zëvendësojnë italianët”, tha Salvini. Më tej ai është treguar i ashpër edhe me përfaqsuesit e kishës, peshkopët, të cilët janë shprehur kritikë ndaj qëndrimeve të Legas.
Gedafi nuk ishte aq i keq sa thonë mediat në Perëndim
Kush ishte Muhamed Gedafi? Një diktator, një shtypës i popullit të vet, një showman i politikës, pse jo një ekstravagant që jepte idenë e një njeriu të shkëputur nga realiteti. Mirëpo pushteti nuk mund të mbahet gjatë vetëm me teatrin që mediat perëndimore ia atribuojnë Gedafit si cilësi kryesore. "Telegrafi" publikon disa nga vendimet e qeverisjes së tij, që ngjajnë shumë sociale dhe përbëjnë atë anë të pushtetit të tij që me gjasë do mbahet në heshtje.
1. Nuk kishte asnjë faturë të energjisë elektrike në Libi; energjia elektrike ishte falas për të gjithë qytetarët e saj.