Blloku Bota
"Zika" transmetohet seksualisht, regjistrohet rasti i parë në SHBA
Në Shtetet e Bashkuara rregjistrohet rasti i pari i transmetimit të virusit Zika përmes marrëdhenieve seksuale dhe jo pickimit të një mushkonje.Personi i infektuar ndodhet në Dallas të Teksasit dhe nuk ka udhëtuar në zonat e prekura nga virusit, por personi me te cilin ka kryer marrëdhenie seksuale është kthyer nga venezuela.Sipas ekspertëve, nëse Zika përhapet nga raportet seksuale atëhere rrezikohet cdo vend, jo vetëm ata ku gjendet mushkonja Aedes Aegipti.
Dixhitalizimi i pagesave dhe i parasë, “PayPal” përfshin në bordin e drejtuesve një prej pionerëve të “Bitcoin”
E ardhmja e parasë është kriptomonedha dhe dixhitalizimi i parasë. “Pay Pal”, kompania më e madhe në botë e pagesave online, ka përfshirë në bordin e drejtuesve të vet edhe një sipërmarrës, pioner të “Bitcoin”, Wences Casares. Një lëvizje që i bën jehonë pikërisht kësaj prirjeje. “Po hyjmë në një periudhë të paprecedentë në pagesat dhe në shërbimet financiare të drejtuara nga adoptimi masiv i teknologjisë mobile dhe dixhitalizimi i parasë”, tha për CNN Money, CEO i “Pay Pal”, Dan Schulman.
Emigrantët, grushta me pensionistët në metronë e Mynihut (Video)
Një video amatore e njërit prej pasagjerëve në metronë e Mynihut, tregon momentin e përplasjes mes një grupi emigrantësh dhe dy gjermanëve të vjetër në moshë. Pasi shpërndau regjistrimin në rrejtin social Facebook, autori i videos Tom Roth, shpjegoi se emigranti po besdiste një vajzë pasagjere, madje edhe duke e prekur ne pjeset intime
Cruz dhe Clinton, fitues në Iowa
Me një rezultat surprizë Ted Cruz, fitoi betejën e parë mes republikanëve për zgjedhjet presidenciale. Kur ka mbetur edhe shumë pak deri në rezultatin përfundimtar në provën e Ajoas, Cruz ndodhet në vendin e parë me 28% të votave , duke lënë pas kandidatin kryesor, miliarderin Donald Tramp, i cili u ndal 24% të votave. Politika e tij nacionaliste, duket se ka shërbyer pak, pasi Tramp rrezikoi të kalohej në këtë votim edhe nga Senatori Marko Rubio, i cili u rendit i treti me 23%.
Rusia: Prova që ushtria turke godet civilët sirianë nga pikat kufitare
Poker mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian
U mbyll pa marrëveshje takimi i së dielës në mbrëmje mes kryeministrit britanik David Cameron dhe presidentit të Këshillit të Europës, Donald Tusk. Të dy liderët nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për sa i përket kërkesave të Londrës ndaj Brukselit, për të shmangur të shumëpërfolurën Brexit, apo daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
Obama gjyqtar në Gjykatën e Lartë? Clinton është dakord
Kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale amerikane, Hillary Clinton ka deklaruar se presidenti aktual, Barack Obama, mund të ishte shumë mirë një gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Gjatë një takimi në Iowa, Clinton u shpreh se nëse do të zgjidhet presidente donta caktonte Obamën gjyqtar në Gjykatën e Lartë. “Asnjë nuk ma ka sugjeruar këtë. Do ta dëshiroja shumë. Ai i ka të gjitha kredencialet”, tha ajo. Ligjiërisht kjo nuk ndalohet, por në planin politik nuk është shumë e përshtatshme.
Zhvillohet në Milano kongresi i parë i nacionalistëve të Europës
Politikanët nacionalistë europianë, pjesë e grupit Europa e Kombeve dhe Lirisë në Parlamentin Europian, po zhvillojnë kongresin e tyre të parë në Milano të Italisë. Aktiviteti vjen një vit pasi grupi u krijua dhe ai është hapur nga Marine Le Pen e Frontit Nacional të Francës. Kjo e fundit e ka pagëzuar që në fillim drejtimin e politikës së tyre, kur ka nënvizuar se “imigrantët do t’i varfërojnë kombet europiane dhe do të asgjësojnë qytetërimin e tyre përgjithnjë”. Partitë nacionaliste po zënë përherë e më shumë vend në zgjedhjet e europianëve.
37 OJQ në BE kundër Korridorit Jugor të Gazit dhe TAP. “Banka Europiane e Investimeve të mos akordojë kredinë”
Një tjetër pengesë shfaqet për gazsjellësin Transadriatik(TAP), ndërkohë që palët janë bërë gati për investimin. Një grup prej 37 OJQ-së në BE kanë përpiluar një letër përmes së cilës i kërkojnë Bankës Europiane të Investimeve të mos lëëvrojë kredinë për Korridorin Jugor të Gazit, 3500 km, që sjell gazin nga Azerbajxhani në Europë. Letra kërkon që kredia, më e madhja që banka ka dhënë ndonjëherë, të mos i akordohet konsorciumit, i cili është ngarkuar me zhvillimin e seksionit perëndimor të Korridorit, pra TAP.
