Blloku Bota
Drejtësia rumune mbyll dosjen e kryengritjes antikomuniste të vitit 1989
Prokurorët rumunë njoftuan sot mbylljen e dosjes mbi vdekjen e 709 personave gjatë një proteste antikomuniste në dhjetor 1989, një vendim i kritikuar nga ata që kishin marrë pjesë si edhe nga të afërmit e viktimave, raporton Agjensia Telegrafike e Lajmeve e cila i referohet AFP-së. “Hetimi kishte prekur rrethanat mbi të cilat 709 personat vdiqën dhe 2 198 të tjerë ishin plagosur, ku 1 855 me plumba”, sipas një deklarate të Prokurorisë.
Një deputete hedh gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovë, shtyhet seanca
Tanimë duket sikur është bërë një normë. Ende pa filluar seanca, deputetët e opozitës kanë hedhur gaz lotsjellës pranë zyrës së kryeparlamentarit Kadri Veseli. Gazin lotsjellës e ka hedhur deputetja Donika Kadaj-Bujupi. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dha një orë pushim. Gjendja ishte në prag të eskalimit, para Kuvendit të Kosovës, pasi aktivistët e opozitës dhe protestuesit e mbledhur hodhën bocë me ngjyrë në oborrin e Kuvendit të Kosovës, boca këto që kanë çliruar edhe tym.
Lufta në Siri mbledh në bisedime krerët e diplomacisë amerikane, saudite, turke dhe ruse
Krerët e diplomacisë amerikane, saudite, turke dhe ruse do të takohen sot në Vjenë për bisedime, raporton agjensia e lajmeve AFP. Sipas saj në fokus është lufta në Siri midis treshes Washington-Ryad-Ankara, kundërshtarë të fortë të regjimit të Damaskut dhe Moskës aleati i saj më besnik. Kryeqyteti austriak është bërë arena e bisedimeve diplomatike midis palës amerikane, John Kerry, ai rus Sergueï Lavrov, sauditi Adel al-Jubeir dhe ai turk Feridun Sinirlioglu.
Francë, aksident tragjik me 42 viktima
Franca është gdhirë e tronditur sot pas lajmit për një aksident tragjik, nku ga përplasja e një autobusi me një kamion, të paktën 42 persona kanë humbur jetën. Agjensdia e lajmeve ANSA raporton se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Libourene, qytet francez jo shumë larg nga Bordeaux. Sipas mediave vendase, përplasjes i kanë shpëtuar vetëm 3 persona. Të njejtat burime shtojnë se në bordin e autobusit usdhëtonin një grup të moshuarish. Një oficer i zjarrfikëses është shprehur për “Agebce France Presse”, se viktimat janë të rritur dhe ishin pasagjerë në autobus.
Irani dhe Rusia bien dakord për krijimin e një banke të përbashkët
Irani dhe Rusia kanë rënë dakord të krijojnë një bankë të përbashkët që synon të lehtësojë transaksionet financiare mes të dyja vendeve. Lajmi është bërë publik nga Banka Qendrore e Iranit sipas së cilës marrëveshja është arritur gjatë vizitës së ministrit rus të Energjisë, alexander Novak dhe kreu të BQI-së, Vaiollah Seif. Nga ana e vet ministri rus ka deklaruar gatishmërinë e Rusisë për të garantuar linja kreditimi për zhvillimin e projekteve infrastrukturore në Iran.
Edhe kryeministri izraelit ngre pikëpyetje për Holokaustin
Kur ish-presidenti iranian, Mahmoud Ahmedinejad deklaronte se Holokausti ishte një mit, ose ekzagjerim, e gjithë bota reagoi duke e akuzuar keq. Në fakt, Ahmedinejad ndoshta nuk ka patur edhe aq shumë faj, po të shohësh sot se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi në Kongresin Sionist se “Hitleri vetëm sa donte t’i dëbonte hebrejtë, e jo të eliminonte”. Sipas tij, ideja për shfarrosje erdhi nga Myftiu i Jerusalemit Haj Amin al-Husseini, i cili edhe e ka takuar Hitlerin në Berlin.
Vetëm një rrugë ka: NATO ngre alarmin mbi fuqinë e Rusisë në Mesdhe
Shefat ushtarakë të NATO-s kanë dhënë alarmin mbi atë që ata e shohin tani si “një plan më të gjerë strategjik të Vladimir Putinit nga ana e Rusisë për të sfiduar perëndim e afërt me shtëpinë”. Ata tani kanë frikë nga zhvillimi i shpejtë i arsenalit me anijet lundruese të nisura tashmë bashke me raketat balistike, të cilat janë në gjendje të kufizojnë “aftësinë për t’i lehtësuar këto asete ushtarake” të aleancës në Mesdhe. “Rusia nuk ka pasur ndonjë prani të konsiderueshme në Mesdhe që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Pretendimet territoriale, importuesit refuzojnë eksportet kineze në Vietnam
Eksportuesit kinezë të frutave duhet të ndryshojnë ambalazhin e tyre nëse duan të rifillojnë shitjet në Vietnam, njofton agjensia DPA referuar autoriteteve vendase. “Importuesit do të refuzojnë eksportet kineze të frutave në Vietnam”, deklaroi Pham Trung Vinh, zëvendësdrejtor i doganave në provincën Quang Ninh. Autoritetet e kësaj province fqinje me rajonin e njohur kinez të Guangxisë refuzuan një ngarkesë të madhe me mollë shtatorin e kaluar pasi në arkat prej kartoni ishte shkruar “Ishujt Diaoyu i përkasin Kinës”, në dy gjuhë, në atë angleze dhe kineze.
Ofensiva e ushtrisë siriane(video)
Tensionet me Rusinë/NATO teston për herë të parë sistemin e mbrojtjes raketore në Europë
Marina amerikane ka testuar për herë të parë sistemin e mbrojtjes raketore në Europë. Prova u krye të martën nga hapësira e Britanisë së Madhe me një raketë me rreze të shkurtër Terrier Orion. Ajo u interceptua nga dy anije të tjera, një prej të cilave kreu qitje të një rakete tjetër (SM-3) Block IA. Parashikohet që stacione interceptimi të ndërtohen në Rumani dhe Poloni. Në këtë të fundit madje parashikohet që instalimet në Redzikowo të jenë gati në vitin 2018. Sistemi është një sinjal i qartë për Moskën e cila e ka kundërshtuar shumë vendosjen e një sistemi të tillë në Europë.