Blloku Bota
Demarkacioni me Malin e Zi, qeveria e Kosovës: Nuk pranojmë asnjë kushtëzim. Do të argumentojmë qëndrimin tonë
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar sot nga mbledhja e qeverisë se për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi nuk do të pranohen kushtëzime nga askush. Ai ka sqaruar se heqja nga rendi i ditës i saj është bërë për shkak të presioneve dhe kërcënimeve fizike ndaj deputetëve të ndryshëm, duke shtuar se qeveria do të nisë një fushatë takimesh dhe konsultimi për të sqaruar dhe argumentuar qëndrimin e saj.
Ministri turk jep intervistë mandej urdhëron konfiskimin e saj
Qeveria turke nuk pushon së bëri surpriza ndaj europianëve. Përtej deklarimeve që kanë bërë bujë, qeveria turke po ndërmerr edhe disa akte që cilësohen si të papranueshme për standardin europian.
Hungaria kërkon integrim të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE: Kërcënon sigurinë tonë
Hungaria shfaqet si avokate e integrimit të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ministri i Jashtëm i saj, Peter Szijjarto, deklaroi gjatë punimeve të forumit Bled Strategic, se destabilizimi i Ballkanit Perëndimor kërcënon sigurinë e Hungarisë.
Për t’i dhënë përgjigje këtij eventualiteti që sipas ministrit hungarez kërcënon me një valë të re migratore, ai ka sugjeruar përshpejtim të anëtarësimit të vendeve të këtij rajoni në BE.
Obama cakton gjykatësin e parë federal mysliman
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka emëruar dje të parin gjykatës federal mysliman në historinë e vendit. Abid Qureshi është gjykatësi që do të shërbejë në Distriktin e Columbias.
Thirrje për vrasjen e shiitëve, kristianëve dhe hebrejve nga Xhamia e Shenjtë në Mekë
Pavarësisht politikës predikimi fetar mbetet problematik dhe nxjerr zbuluar ndasitë thelbësore në botën islame. Nëse Imami i al –Azhar deklaroi pak ditë më parë nga Grozni se Salafizmi nuk bën pjesë në sunizëm, dje një nga imamët kryesorë të Arabisë Saudite bënte thirrje në faljen e tij për vrasjen e shiitëve, hipokritëve, kristianëve dhe hebrejve.
Falja dhe predikimi i imamit u transmetuan live në kanalin televiziv egjiptian Al-Qahera Wal Na dhe ato u bënë nga Masjid al- Ḥarām, njohur si Xhamia e Shenjtë, që ndodhet në Qabe, në qytetin e Mekës.
“Rruga e Mëndafshit”/Kina, faktor i ri gjeopolitik në Europë
Revista e njohur gjermane “Der Spiegel” i kushton një shkrim të gjatë projektit kinez të “Rrugës së Mëndafshit”. Duke nisur me të dhënat fillestare për të dhe me vlerësimin e gjeopolitikës që ajo krijon, shkrimi përfundon me një shqetësim konstant të gjermanëve për këtë dalje të re të Kinës në Europë: “Është faji ynë që Europa nuk flet me një zë”, citohet në mbyllje të shkrimit kancelarja gjermane Angela Merkel.
“Europa nuk entuziazmon më, por pa Europën nuk ka zgjidhje”
Enrico Letta, ish-kryeministër i Italisë, i ka dhënë një intervistë “Deutsche Welle” pas punimeve të Forumit Ambrosetti ku Letta bën pjesë. Ai jep disa komente mbi situatën në Itali, një vend që konsiderohet si një minë me sahat në BE, për shkak të problemeve ekonomike dhe financiare që ka. Sipas Lettës Italia duhet të ulë shpenzimet publike dhe taksat.
Imami i Madh i al-Azhar: Salafizmi nuk bën pjesë te Sunizmi
Disa deklarata të Imamit të Madh egjiptian të Al-Azhar, Sheikh Ahmed al-Tayeb kanë krijuar irritim të madh mes klerikëve sauditë. Gjatë një konference në Çeçeni, al-Tayeb ka deklaruar se salafistët nuk janë pjesë e sunitëve. Ai e bëri këtë nënvizim teksa po jepte një përkufizim të sunizmit. Ky deklarim ka acaruar shumë klerikët suaditë që janë pro qeverisë së Riadit.
Gjermania: Refugjatët të kthehen në Greqi. Athina dështoi me regjistrimin
Refugjatët ndezin sërish tensionet mes Gjermanisë dhe Greqisë. Ministri i Brendshën i Gjermanisë, Thomas de Maziere akzuoi Athinën zyrtare se ka dështuar në regjistrimin e refugjatëve në kufijtë e jashtëm të BE-së çka sipas tij ka sjellë vendime si ato në Hungari ku janë ndërtuar mure për ndalimin e depërtimit të refugjatëve.
Maziere ka shkuar shumë larg kur duke cituar Traktatin e Dublinit 2, ka deklaruar se këto akte duhen shoqëruar me pasoja për Greqinë, të cilat do të konsistonin në kthimin e refugjatëve pas në Greqi.
Korea e Veriut lëshon tri raketa në detin e Japonisë ndërkohë që në Kinë zhvillohet samiti i G20
Korea e Veriut ka lëshuar sot tri raketa balistike të cilat ranë në detin e Japonisë. Lajmi konfirmohet nga komanda e bashkuar e Shtabit të ushtrisë koreanojugore, ndërkohë që në Hanghou në Kinë po zhvillohen punimet e G20.
Raketat u lëshuan nga Hwangju dhe ranë në bregun perëndimor të detit të Japonisë. Nuk është përcaktuar ende tipi i raketave, por qeveria japoneze bërë një protestë të fortë në adresë të Phenianit.
