Blloku Bota

Në 1 Tetor referendumi për pavarësinë e Katalonjës

Postuar në 09 Qershor, 2017 11:36

Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont ka shpallur 1 Tetorin  si ditën e mbajtjes së referendumit mbi pavarësinë e këtij rajoni të Spanjës.
"Dëshironi që Katalonja të jetë një shtet i pavarur në formën e Republikës?" Është kjo pyetja që do të vihet në fletën e referendumit"- tha presidenti Puigdemont, duke pretenduar "të drejtën e referendumit për vetëvendosje"
Qeveria konservatore e Mariano Rajoy ka pohuar gjithmonë se ky referendum, i cili ka qenë i ndaluar, nuk do të realizohet.

Maqedonia drejt anëtarësimit në NATO në vitin 2018? NATO përgënjeshtron vizitën e Stoltenberg në Shkup

Postuar në 09 Qershor, 2017 08:55

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan se Maqedonia do të jetë pjesë e NATO-s në pranverën e vitit 2018. Agjencia citon burime diplomatike sipas të cilave parashikohet që sekretari i Përgjithshëm  iAleancës, Stoltenberg do të vizitojë së shpejti Shkupin në mesin korrikut të këtij viti për të shtyrë përpara procesin. Lidhur me çështjen e emrit thuhet se Shkupi do të pranojë emrin Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, si një zgjidhje e përkohshme që është pranuar në një intervistë edhe nga kryeministri aktual Zoran Zaev.

Britani, zgjedhjet nuk prodhojnë shumicë

Postuar në 09 Qershor, 2017 08:40

Zgjedhjet në Britaninë e Madhe nuk kanë sqaruar ndonjë gjë për të ardhmen e vendit. Konservatorja në detyrën e kryeministrit, Theresa May nuk ka arritur të sigurojë dot shumicën prej 326 vendesh në Parlament, duke humbur 17 vende krahasuar me prezencën e deritanishme të partisë së saj.

Laburisti Jeremy Corbyn ka marrë 30 vende më shumë, 258 vende, ndërkohë që në total aleanca e laburistëve ka 304 vende. Shumica e nevojshme për krijimin e qeverisë është 326 vende në një parlament prej 650 vendesh.

Comey akuzon Shtëpinë e Bardhë për gënjeshtra

Postuar në 08 Qershor, 2017 20:36

Administrata e presidentit Donald Tramp ka gënjyer për arsyet e shkarkimit të James Comey-t nga drejtimi i FBI-së. Deklarata e fortë vjen nga vetë ish-kreu i Byrosë Federale të Hetimit, Michael Flynn gjatë dëshmisë së tij përpara Komitetit të Inteligjencës së Kongresit Amerikan.

“Administrata amerikane zgjodhi të thotë se shkarkimi im u bë pasi FBI ishte një rrëmujë e madhe dhe se kishte humbur besimin te lideri i saj. Këto ishin gënjeshtra, thjesht dhe qartë gënjeshtra”-tha Flynn.

Dëshmia e Comey para Senatit të SHBA: Trump më kërkoi Besnikëri

Postuar në 08 Qershor, 2017 15:31

Dëshmia e ish-kreut të Byrosë Federale të Hetimit, James Comey para Senatit amerikan(teksti i shkruar) është hedhur nga mediat online dhe qarkullon në formën e një dokumenti prej 7 faqesh. Comey, që me gjasë do të mbetet si një nga figurat më të debatuara të Byrosë, është thirrur të dëshmojë për marrëdhëniet e tij me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump që mandej u bë president në detyrë të plotë.

Video e sulmit në Paris

Postuar në 08 Qershor, 2017 11:12

Sulmi ndodhi para disa ditësh kur një person goditi me çekiç një punonjës policie në sheshin pranë Katedrales Notre Dame, duke thirrur: "Kjo është për Sirinë".

Kurdët e Irakut shpallin referendumin për pavarësi

Postuar në 08 Qershor, 2017 10:47

Kurdët e Irakut do të mbajnë së shpejti referendumin për pavarësinë. Lajmi bëhet i ditur në një njoftim nga presidenca kurde e Rajonit të Kurdistanit në Irak – i vetmi rajon autonom, njësi konstituive federative e Irakut – sipas të cilit data e referendumit do të jetë 25 shtator 2017. Presidenti i rajonit Masoud Barzani ka mbledhur përfaqësues të partive politike të rajonit dhe ka komunikuar datën ndërkohë që partitë kanë dhënë dakordësinë për krijimin e një Këshilli të Posaçëm për referendumin.

Turqia përgatitet të dislokojë trupa ushtarake në Katar

Postuar në 07 Qershor, 2017 14:30

Turqia përfshihet në mënyrë direkte në krizën e Gjirit Persik. Gazeta “Hurriyet” shkruan se Parlamenti turk do të miratojë sot një ligj për vendosjen e trupave në një bazë turke në Katar, vend i cili po përjeton një izolim diplomatic nga disa vende të Gjirit me në krye Arabinë Saudite. Akuza për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është se Katari finacon terrorizmin, por analiza të shumta thonë se sauditët e me gjasë edhe të tjerë më të fuqishëm pas tyre, janë të irrituar nga lidhjet e Katarit me Iranin.

Videolajm/Sulmi në parlamentin iranian(edhe ai kamikaz), marrë përsipër nga ISIS

Postuar në 07 Qershor, 2017 13:16

Mendohet se nga të dy sulmet kanë vdekur 7 persona.

Sulm me armë në parlamentin iranian dhe në mauzoleumin e Khomeinit

Postuar në 07 Qershor, 2017 09:25

Mediat raportojnë disa incidente me armë në kryeqytetin Iranian, Teheran. Në parlamentin e këtij vendi dhe në mauzoleumin e Ayatollah Khoeminit raportohet se disa persona kanë hapur zjarr ku thuhet se është plagosur një roje, ndërkohë që nuk kuptohet mirë se çfarë ka ndodhur. Sipas disa raportimeve në mauzolelum kanë hyrë tre persona, dy prej të cilëve kanë qëlluar mbi vizitorët, kurse i treti ka shpërthyer në një sulm kamikaze. Sipas agjencisë IRIB në parlament ka patur disa persona të armatosur me AK -47 dhe sulmet në të dy vendet ndodhën në të njëjtën kohë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota