Blloku Bota
Kreu i Komitetit të Jashtëm në Kongresin amerikan: Maqedonia duhet të ndahet!
Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher është një prej njerëzve më me peshë në Dhomën e Përfaqësuesve. Kamera e Vizion Plus ishte brenda në Kongresin amerikan, në zyrën e zotit Rohrabacher pak ditë pasi ai i dërgoi një letër Presidentit të Serbisë Nikoliç, në të cilën, kërkonte që të shqyrtohej mundësia e shkëmbimit të territoreve në veri të Kosovës, si zgjidhja më e mirë. Rohrabacher shkon edhe më tej: Le të ndryshojnë edhe kufijtë e Maqedonisë.
Turqia dhe Greqia, lufta virtuale dhe “braktisja” amerikane
Greqia dhe Turqia prej më shumë se dy javësh janë në një spirale tensioni pas vendimit të Gjykatës Supreme Greke për të mos i dorëzuar Ankarasë 8 ushtarakët turq që u larguan në Greqi pas grushtit të shtetit.
Ahmeti dhe sovraniteti
Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim flet sot për emsionn “Exclusive” në Top-Channel. Disa pasazhe nga kjon intervistë janë hedhur në faqen online dhe aty na shfaqet Ahmeti që lë të kuptohet se ndoshta lideri i Ballkanit është ai dhe jo ndonjë tjetër.
"Putin është vrasës". Trump: "Mendoni se SHBA janë kaq të pafajshme?"
Pesidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë një intervistë Bill O’Reilly për Fox News. Pjesë të intervistës që jepet sot janë publikuar online dhe aty shfaqet presidenti amerikan që thotë se e respekton presidenti rus, “pasi ai është lideri kryesor i vendit të vet”. Trump thotë se nëse ne bashkëpunojmë me Rusinë kundër ISIS dhe terrorizmit islamik, atëherë kjo do të ishte shumë mirë, por ai nuk dha garanci nëse do të gjente gjuhën përherë me Putin. I pyetur nëse ai e respekton Putin që është “një vrasës”, Trump tha se “ka shumë vrasës. Mendoni se vendi ynë është kaq i pafajshëm?”.
Dimensioni kushtetues i krizës maqedonase
George Ivanov, presidenti i Maqedonisë, ka shkelur Kushtetutën kur ka mandatuar Nikolla Gruevskin për krijimin e qeverisë. Kjo sepse Kushtetuta maqedonase nuk flet për parti fituese, por parti që kanë shumicë, pra provojnë se kanë 61 mandate. Në këtë kuptim Ivanov ka luajtur në sintoni më Gruevskin, që u gjet i bllokuar nga ndërhyrja amerikane. Por Kushtetuta maqedonase nuk e ka si dispozitë të rregulluar interpretimin zyrtar të Kushtetutës për aktet e Presidentit, diçka që nuk ja njeh as Gjykatës Kushtetuese.
Trump merr goditjen e parë, rrëzohet nga Gjykata e Apelit
Gjykata e Apelit në SHBA ia ka rrëzuar kërkesën Presidentit Donald Trump për zhbërjen e vendimit të një gjykate federale, e cila “ngriu” urdhrin e Trump për revokimin e vizave për 7 vende myslimane.
Kështu, gjyqtari James Robart i Uashingtonit e pezulloi përkohësisht udhrin e Presidentit javën që shkoi, pas situatës kaotike të krijuar në vend për revokimin e vizave. Trump e cilësoi gjykatësin si qesharak. Pas kësaj, Shtëpia e Bardhë apeloi vendimin, por Gjykata e Apelit në San Franciso ia rrëzoi kërkesën Shtëpisë së Bardhë.
Kryeministri i Rumanisë tërheq dekretin për amnistinë e të korruptuarve
Kryeministri i Rumanisë Sorin Gkrinteanou njoftoi tërheqjen e dekretit të diskutueshëm mbi amnbistinë e korrupsionit, i cili çoi në protesta masive në vend. “Do të thërras një mbledhje të jashtëzakonshme për ta anulluar, shfuqizuar apo gjetur një zgjidhje legjitime në mënyrë që ai dekret të mos zbatohet”-deklaroi kreu i qeverisë rumune duke shtuar se se nuk dëshiron të "ndajë Rumaninë".
BE-ja drejt Europës së vjetër: Zyrtarizohet ndarja mes "klubit të vendeve të zhvilluara dhe “të tjerët”
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se pas Samitit të Romës që mbahet muajin e ardhshëm mund të adoptohet një udhëzues i ri për atë që ajo e quajti “Europa e shpejtësive të ndryshme”. Në 60 vjetorin e Bashkimit Europian, liderët e 27 vendeve do të përpiqen të shpallin një dokument për periudhën post-Brexit, i cili duhet të rregullojë standardet e integrimit, aderimin në të njëjtën monedhë, duke lënë hapësirë për vendime të alternuara nga secili vend.
Drejt krijimit të ushtrisë së Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shkruan në profilin e vet në Facebook se krijimi i ushtrisë së Kosovës është çështje kohe tashmë. Ai ndodhet në ShBA ku ka vizituar Pentagonin, prej nga ku edhe njofton transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të vërtetë me detyrat kushtetuese që burojnë prej saj.
Kandidati i Trump për ambasador në BE flet për shpërbërje të Europës
Ted Malok, profesori dhe shkrimtari që u përzgjodh nga presidenti amerikan Donald Trump për postin e ambasadorit të SHBA-ve në Bashkimin Europian parasheh një shpërbërje të Badhkimit Europian. Madje ai thotë se shkëputja e Britanisë ishte vetëm fillimi.