Blloku Bota

I lirë…

Postuar në 27 Prill, 2017 09:31

Gjykata franceze në Colmar ka refuzuar sot kërkesën serbe për ekstradimin e Ramush Haradinajt, kreu i AAK-së dhe një nga figurat kryesore të luftës së Kosovës. Ai është lënë i lirë nga gjykata, duke përmbyllur një ndalim fizik që nga 4 janari. Merr fund kështu një maskaradë e pavlerë politike me një protagonist të ngjarjeve të vitit 1999 që është gjykuar jo pak nga gjykatat ndërkombëtare.

Haradinaj pak ditë më parë mori edhe nënshtetësinë shqiptare. 

Trump "çliron" amerikanët nga taksat

Postuar në 26 Prill, 2017 18:47

Pavarësisht pikëpyetjeve dhe dyshimeve që ngrihen nga ekspertët amerikanë të ekonomisë, presidenti Donald Tramp do të shkurtojë me 20% taksën për bizneset, duke shënuar uljen më të madhe në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Shkurtimi i taksave, veçanërisht asaj për bizneset që pritet të shkojë nga 35% në 15%, është një nga premtimet kryesore të fushatës elektorale të Donald Trampit. Gjatë fushatës, miliarderi amerikan premtoi edhe ndryshimin e paketës fiskale për individët, që parashikon heqjen e 4 nga 7 taksave që amerikanët paguajnë sot.

20 propozime për të forcuar "fytyrën sociale" të BE-së

Postuar në 26 Prill, 2017 17:30

Komisioni Europian u propozoi vendeve anëtare të miratojnë bashkarisht 20 parime themelore dhe të drejta për të mbështetur "funksionimin e mirë" dhe "dimension e barabartë të tregjeve të punës dhe sistemeve të mirëqenies sociale në BE.Në veçanti, Komisioni njoftoi se ka propozuar një numër  iniciativash specifike legjislative dhe jo-legjislative për të forcuar “shtyllën” sociale në Evropë. Këto propozime kanë të bëjnë me ekuilibrin mes jetës profesionale dhe asaj personale të prindërve dhe kujdestarëve, informimin e punonjësve dhe qasjen në mbrojtjen sociale.

Ironike/Vendi zien nga kriza, presidenti maqedonas nderohet me çmim për punën e veçantë për unitetin e kombeve ortodokse

Postuar në 25 Prill, 2017 14:04

Ndërkohë që në Maqedoni tensionet rriten dhe situata nuk po merr rrugëdalje, presidenti Ivanov ka bërë të ditur se ai është dekoruar nga Fondacioni Ndërkombëtare për Unitetin e Kombeve Kristiane Ortodokse, urdhër ky që mban emrin e patriarkut të fundit të Moskës, Aleksi II.

Malta propozon gjobitjen e vendeve që refuzojnë azilin

Postuar në 25 Prill, 2017 13:17

Vendet që refuzojnë të pranojnë azilkërkues nga refugjatë që strehihen në shtetet e tjera anëtare të BE-së do të duhet të paguajnë 60,000 gjobë për secilin prej tyre brenda pesë vjetësh. Ky është propozimi për Presidencën e BE nga Malta.

Gjenocidi turk ndaj armenëve, Trump: Një nga krimet më të rënda të Shekullit të XX

Postuar në 25 Prill, 2017 12:28

Presidenti amerikan Donald Trump ngjalli zemërimin e Turqisë, duke e quajtur vrasjen e armenëve në vitin 1915 "një nga krimet më të rënda masive të shekullit të 20", por duke shmangur përpërdorimim e termit "gjenocid". Në përvjetorin e gjenocidit armen të 24 Prillit Trump u bashkua me komunitetin amerikan të armenëve për të përkujtuar humbjen e jetëve të pafajshme dhe vuajtjet e kaq shumë njerëzve.   

Greqia privatizon portin e Selanikut

Postuar në 25 Prill, 2017 09:47

Porti i Selanikut në Greqi është shitur me vlerën 231.9 milionë euro. Blerësit janë një grup kompanish mes të cilave gazeta greke “Protothema” cilëson Deutsche Invest Equity Partners dhe Ivan Savvidis, pronari I ekipit të futbollit PAOK. Kompania do të ofrojë shumën në fjalë për të blerë 67% të aksioneve të portit në një marrëveshje, vlera e plotë e së cilës është 1.1 miliardë euro. Në këtë marrëveshje parashikohen investimet 180 milionë euro në 7 vitet e ardhshme, ndërkohë që të ardhurat për shtetin grek nga kontrata parashikohen në 170 milionë euro.

Sondazhet parlajmërojnë një fitore dërrmuese të Tereza Meit

Postuar në 24 Prill, 2017 17:39

Sipas një sondazhi të kryer nga kompania ICM botuar në gazetën Guardian mbështetja ndaj konservatorëve është 48%, ndërsa ndaj Laburistëve 27%. Të dyja palët duket se kanë rritur normat e tyre nga dy pikë përqindje nga sondazhi paraprak të martën e kaluar, por diferenca mbetet e lartë. Partia Liberal Demokratike kanë rënë në 10%, ndërsa euroskeptiket e Ukip  në 7%. Sondazhi është kryer në një kampion prej 2024 personash në periudhën mes 21 dhe 24 prill.

Pas hakerave dhe propagandës mbërrin rreziku i parave ruse. Synimi: Shaktërrimi i BE-së

Postuar në 23 Prill, 2017 12:53

Fronti Nacional në Francë po goditet me të gjitha mjetet e mundshme legale pasi një fitore e mundshme e zgjedhjeve presidenciale nga Le Pen, do të thotë pasiguri totale për BE. Gazeta “Euobserver” raporton sot për një investigim të kryer nga media franceze sipas të cilit Fronti Nacional ka përfituar 11 milionë € nga Rusia, përmes skema e të ndërlikuara të transferimit të parave. Transferat janë kryer përmes Qipros nga banka apo fonde të lidhura me Kremlinin.

"Shërbimi Gjerman i Inteligjencës ka përgjuar Interpolin"

Postuar në 22 Prill, 2017 14:33

Shërbimi Gjerman i inteligjencës (BND) ka përgjuar për vite Interpolin si dhe zyrat e shërbimit në disa vende, duke përfshirë Greqinë, Austrinë dhe SHBA-në thuhet në një botim të revistës gjermane Der Spiegel.Revista citon dokumente sipas të cilave BND kishte shtuar e-mail adresat, numrat e telefonit dhe numrat e faksit të hetuesve të Interpolit në listën e monitorimit.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota