Blloku Bota
Assad: Nuk përjashtohet kërkesa për mbështetje tokësore nga Rusia
Presidenti sirian, Bashar al - Assad ka deklaruar gjatë një interviste për agjencinë ruse të lajmeve “Sputnik” se ndërhyrja me trupa tokësore nga Rusia në Siri nuk përjashtohet.
“Ndoshta në të ardhmen, nëse armiqtë tanë dhe mbështetësit e tyre, terroristët e tyre, ushtarët që bëjnë punën e tyre, e ndryshojnë strategjinë dhe sjellin më shumë terroristë nga bota...mund të na nevojitet mbështetje tokësore nga Rusia. Nuk mendoj se tani ka nevojë për trupa tokësore”, tha presidenti sirian.
“BE gjithmonë me standarde të dyfishta me Turqinë”
Është gjithmonë interesante të bisedosh me një veteran të politikës. Oktay Eksi është i njohur në Turqi. Ish-deputet i Partisë Republikane, kolumnisti kryesor i gazetës Hurriyet për 35 vjet dhe anëtar i Komisionit për Kushtetutën në vitin 1961. Kundërshtitë me Erdogan çuan në dorëheqjen e tij nga Hurriyet, në vitin 2010, pas një artikulli me kritika shumë të ashpra ndaj Erdogan. Një laik i përbetuar Eksi konsideron se Turqia tashmë është duke lëvizur në ujëra të paeksploruara.
Rusi/Propozohet ligj për zhvendosjen e Leninit nga Mauzoleumi në Moskë dhe varrosjen e tij
Përfaqësues të partisë së Presidentit rus, Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar dhe të një partie nacionaliste pro-Kremlinit, kanë paraqitur në Parlament një ligj që kërkon zhvendosjen e trupit të Vladimir Leninit nga Mauzoleumi në Moskë. Propozuesit kanë argumentuar se sondazhet tregojnë se shumica e njerëzve nuk dëshiron që Lenini, lideri Bolshevik të prehet aty ku është balsamosur që nga viti 1924. Përpjekjet e mëhershme për të lëvizur trupin dhe djegur atë, apo varrosur, janë kundërshtuar dhe për pasojë janë anulluar.
Protesta antiqeveritare me viktima në Venezuelë
Protestat antiqeveritare në Venezuelë kanë rezultuar me të paktën 3 të vrarë. Presidenti i vendit, Nicolas Maduro ka nxjerrë ushtrinë në rrugë, ndërkohë që kërcënuar përfaqësues të opozitës si drejtues të puçit. Mbështetësit e tij kanë zhvilluar një kundërprotestë të mërkurën, por opozita ka deklaruar se sot do të mbajë një tjetër protestë, që nis nga 26 pika të ndryshme të kryqytetit Karakas.
Në Ballkan/Bosnja në krye për nga rëndësia, Maqedonia e mandej Kosova
Fitorja e Erdoganit në referendumin e së djelës së kaluar mund të inkurajojë politikanë të ndryshëm në Ballkan që të adoptojnë politikën e dorës së fortë. Vuçiç, kryeministri – president I Serbisë është ndër më të goditurit në këtë drejtim dhe edhe ai po përballet me protesta pas fitores në zgjedhjet presidenciale. Gruevski që akuzohej deri edhe për diktator ra me votë dhe pak gjasa ka të kthehet me forcën që kishte. Në çdo rast modeli turk mund të ngjisë në proporcion me ndikimin e Turqisë në rajon, mbi të cilin spekullohet shumë.
Rusia ndikoi në zgjedhjet amerikane me “propagandë”
Ish-zyrtarë amerikanë kanë shpjeguar përmbajtjen e dy dokumenteve konfidenciale nga Grupi i Reflektimit, mbi atë që agjencitë e inteligjencës amerikane e quajtën një përpjekje intensive ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane të 8 nëntorit. Zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara thanë se i kishin përvetësuar dokumentet nga Instituti rus për Studime Strategjike me seli në Moskë, por ky i fundit nuk i është përgjigjur kërkesave për komente..
Kryeministri turk paralajmëron kundër protestave: Kundërshtimi i referendumit, vetëm në rrugë ligjore
Kryeministri turk Binali Yildirim ka paralajmëruar opozitën se thirrja e protestave pas rezultateve të referendumit është e papranueshme. Associated Press citon kreun e qeverisë të jetë shprehur se opozita ka të drejtën të depozitojë ankesat e veta për referendumin që i dha presidentit Erdogan kompetenca të reja duke ndryshuar në thelb strukturën e shtetit. Sipas Yildirim shtegu për kërkimin e të drejtave duhet të kufizohet në ankesat ligjore duke eliminuar kështu një të drejtë si ajo e protestës.
Videolajm/E shoqja, Melania, i kujton presidentit Trump: Dorën në zemër gjatë himnit!
Mediat gjermane: “Të mbyllen negociatat e anëtarësimit me Turqinë”. A mund të kërkohet referendum edhe në Maqedoni?
Çfarë duhet të bëjë Europa me Turqinë e personalizuar të presidentit Erdogan? Përgjigja është e vështirë, pasi qoftë edhe me marrëveshjen për refugjatët presidenti turk e mban të lidhur veprimin e kontinentit të vjetër, apo më mirë të plakur. Por mediat gjermane, të konvertuara së fundmi në zëdhënëset më të zjarrta të europeizmit ashtu siç është formësuar ai në BE, po sugjerojnë politika të rrepta ndaj Ankarasë.
“Turqia në udhëkryq”, ky është titulli i një shkrimi në faqen kryesore të agjencisë “Deutsche Welle”, seksioni shqip.
Përçarja nga BREXIT, May njofton zgjedhje të parakohshme
Zgjedhjet të parakohshme më 8 qershor njoftoi në mesditë kryeministrja britanike Tereza May, në një konferencë të jashtëzakonshme në Doëning Street. Duke shpjeguar vendimin e saj May tha se kur mori detyrën vendi kishte nevojë për stabilitet dhe se këtë e kishte arritur. Por sipas saj, teksa mes njerëzve ka unitet nuk ndodh e njëjta gjë në parlamentin britanik.