Blloku Bota
FP: NATO është e vjetëruar. “Mbrojtja hibride, një domosdoshmëri”
Mark Galeoti, një ekspert i njohur në çështjet e sigurisë dhe ato ruse, shkruan në një artikull në revistën “Foreign Policy” për rolin e NATO-s në sigurinë e Europës, rol i cili nuk përshtatet më me sfidat e luftës hibride. Galeoti i jep të drejtë presidentit amerikan Trump për faktin se NATO është e vjetër, por në kuptimin se infrastruktura e saj e stërmadhe ushtarake nuk është më edhe aq e nevojshme.
Presioni amerikan jep efekt, Serbia dorëzohet për statusin e punonjësve rusë në Nish
Vizita e Aleksandër Vuçiç në SHBA dhe takimi me zv.presidentin Mike Pence, ka nisur të japë rezultatet e para. Si fillim u njoftua se paketa e armatimeve nga Rusia, përfshirë sistemin S 300, do të dorëzohen brenda vitit. Diçka që shihet si kundërveprim i Moskës ndaj aspeketeve pozitive të vizitës në SHBA të presidentit serb. Por nga ana tjetër, këmbëngulja amerikane për të sqaruar njëherë e mirë statusin e punonjësve të Qendrës Humanitare në Nish, të cilët kanë imunitet diplomatic, ka detyruar serbët ta marrin atë në shqyrtim në nivel qeveritar.
Mbreti saudit Salman urdhëron arrestimin e princit Saud bin Abdulaziz bin Musaed bin Saud bin Abdulaziz Al Saud për ushtrim dhune
Një video që ka qarkulluar në internet ku shfaqet princi duke dhunuar njerëz ka tërbuar mbretin Salman që urdhëroi arrestimin dhe dëgjjimin e dëshmive. Vendimi do të merret bazuar mbi ligjet e Sheriatit.
Polonia nuk tërhiqet, miratohet reforma që i heq pavarësinë Gjykatës së Lartë
Polonia – ky është emri më i ri për krizën politike të BE-së. Parlamenti i këtij vendi ka miratuar sot reformën e shumëdiskutuar e cila e vendos Gjykatën e Lartë nën autoritetin e qeverisë. Në tekstin e përmirësuar disi, është ndryshuar vetëm e drejta e ministrit të Drejtësisë për të sanksionuar rregullat proceduriale të Gjykatës së Lartë si dhe për të vendosur nëse gjykatësit do të mbajnë detyrën e tyre me hyrjen në fuqi të ligjit. Kjo e drejtë i kalon presidentit.
Assad fiton, SHBA ndërpret ndihmën dhe mbështetjen për rebelët sirianë
Politika amerikane bën një tjetër hap mbrapa në Siri në raport me objektivat e vëna nga administrata Obama. Agjencitë kryesore të lajmeve njoftojnë se administrata Trump ka vendosur që të ndërpresë programin sekret të mbështetjes së rebelëve që luftojnë kundër presidentit Bashar al Assad. Sipas disa zyrtarëve që citohen në mënyrë anonime, vendimi ka ardhur në funksion të përmirësimit të marrëdhënieve me Rusinë dhe si pasojë e faktit se Rusia dhe Irani ja dolën që të mbajnë në pushtet Assad, pavarësisht të gjithave.
Krizë Diabeti në popullsinë e Afrikës Sub-Sahariane
Diabeti II është një sëmundje degjenarative e cila me kalimin e kohës krijon ndër të tjera kosto të mëdha financiare. Sëmundja vetë është datuar që në antikitet dhe ajo nuk njeh kufizime gjeografike apo rracore. Mirëpo të dhënat e përgjithshme sugjerojnë për një rritje të numrit të të prekurve, por edhe zgjerim të moshës së ekspozimit.
“Infeksioni” rus prek edhe zyrën e Rohrabacher – kërkoi ndarjen e Maqedonisë pak muaj më parë
Çështja ruse po kthehet në një problem shtetëror në SHBA. Pas akuzave për dhëndrrin, djalin dhe këshilltarë të Presidentit Trump, si njerëz që janë ndihmuar nga shërbimet ruse për të ardhur në pushtet, radha i ka ardhur kongresmenëve. Kështu mediat raportojnë se zyra e kongresmenit të njohur për disa deklarata për ndarjen e Maqedonisë, Dana Rohrabacher, është më e fundit në infeksionin e depërtimit rus.
Kontrolli mbi gjyqësorin, BE gati të pezullojë Poloninë
BE-ja është në prag të marrjes së një vendimi ekstrem për t’i hequr Polonisë të drejtën e votës në Bashkimin Evropian në përgjigje të planeve të qeverisë së saj djathtë për të “prekur” pavarësinë e gjyqësorit. Frans Timmermans, zëvendës-president i Komisionit Evropian ka akuzuar Varshavën se po kërkon të vërë nën kontroll të plotë politik gjyqtarët. Ai paralajmëroi se BE ishte "shumë pranë" aktivizimi të nenit 7 për Poloninë, një sanksion i traktatit që pezullon të drejtën e votimit të një shteti anëtar.
Maqedonia drejt çtensionimit me Bullgarinë –prezantohet Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka prezantuar sot në Parlament një draft marrëveshje që pritet të nënshkruhet me Bullgarinë sipas të cilës kërkohet të pranohen dallimet kombëtare mes maqedonasve dhe bullgarëve për të eliminuar çdo tezë ekspansive.
“Me marrëveshjen në fjalë, qeveria e Republikës së Maqedonisë edhe njëherë afirmon veçantinë e popullit maqedonas, gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas. Në marrëveshje nuk ka dilemma se bëhet fjalë për dy shtete, popuj dhe dy gjuhë”, tha ai.
Republikanët detyrohen të bashkëpunojnë për sistemin e kujdesit shëndetësor. Ndërhyrja e Trump kundër Obamacare, në diskutim
Pas përplasjeve të shumta dhe një beteje të vërtetë politike për të rrëzuar sistemin e ri të kujdesit shëndetësor, njohur si Obamacare, republikanët në SHBA po mendojnë që të gjejnë një rrugë të mesme përmes bisedimeve me demokratët. Bashkëpunimi në këtë kuadër sipas agjencisë Reuters, do të vijë përmes nismave individuale në Senat, ndërkohë që kjo po shihet si fitore e paketës Obama meqenëse ndërhyrja e Trump për ta anulluar atë apo edhe propozimet e republikanëve nuk kanë sjellë ndonjë gjë të re.
