Blloku Bota
John Simon Bercow rikonfirmohet në krye të Parlamentit britanik. Rasti i parë që nga Lufta
Parlamenti i ri britanik(dhoma e ulët)ka zgjedhur me konsensus si kryetar të vetin John Simon Bercow, i vetmi që pas LIIB që rizgjidhet për herë të tretë. Bercow është i mirënjohur për vendosmërinë e tij dhe humorin me të cilin drejton punimet e Parlamentit britanik, që janë përherë një ngjarje demokratike.
Fundi i rendit anglo-amerikan
Fundi i rendit anglo-amerikan. Kështu titullohet një opinion me autor Nick Bryant në BBC në datën 9 qershor, në të cilin evidentohet dobësia e treguar së fundmi nga SHBA dhe Britania e Madhe si shprehje e mbylljes së një epoke në marrëdhëniet ndërkombëtare. Sipas Bryant idetë që po gjejnë forcë si veçanësia amerikane, neo-izolacionizmi i Donald Trump me daljen nga marrëveshja Trans Paqësorit dhe Pakti I Parisit, BREXIT dhe tani zgjedhjet e fundnut në Britani, po vënë në pikëpyetje atë rend që u konceptua me Kartën e Atlantikut në vitin 1941 nga Roosevelt dhe Churchill.
Amerikanët rrisin prezencën ushtarake në rajon
Amerikanët kanë vendosur të forcojnë praninë ushtarake në rajonin e Ballkanit. Mediat greke raportojnë se Pentagoni ka dhënë miratimin për stacionimin e zhytësve amerikanë (Navy Seals) në bazën e Souda-s të Greqisë. Me rëndësi të veçantë është fakti që marinsat e organizuar në grupe të vogla futen gjithmonë e më pak nga baza e Incirlikut në Turqi për të vepruar në vatra intensive si Siria.
Videolajm/Pepe Guardjola i bashkohet fushatës për referendumin e Katalonjës
Zgjedhjet në Kosovë, një shoqëri me standarde politike më të larta se Shqipëria
Zgjedhjet në Kosovë përfunduan brenda 24 orëve duke e kthyer shtetin në fjalë, të vetmin entite politik të shqiptarëve që kryen zgjedhje sipas normave ndërkombëtare. Po kështu, koalicioni i drejtuar nga PDK dhe partia e Haradinajt, kanë dalë në krye, por pa arritur shumicën qeveriëse. Ish-kryeminstri Isa Mustafa, kryetar I LDK-së, postoi një mesazh ku falënderon qytetarët e Kosovës dhe deklaron humbejn:
“Të nderuar qytetarë,
Ju e dhatë vendimin tuaj në këto zgjedhje. Mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit.
Greqia nis presionin: Maqedonia të pranojë kompromisin për çështjen e emrit
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nios Kotzias, ka bërë thirrje që Maqedonia, qeveria e saj e re, të pranojë kompromise për emrin në funksion të integrimit në BE dhe NATO. Duke folur në Kozani, Kotizas se “tani që gjërat u stabilizuan ata do të kërkojnë sërish anëtarëismin në NATO dhe BE në emër të stabilizimit të mëtejshëm. Asnjë gjë kundër deri këtu. Por së pari ata duhet të zbatojnë detyrimet e tyre, që do të thotë të ndalin irredentizmin e tyre dhe të bëjnë kompromis mbi emrin”.
Lutje Erdoganit të hapë Wikipedia-n
Sudentët në Turqi i kanë kërkuar presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan të zhbllokojë Wikipedian dhe t'i i lejojë të kenë akses në informacionin që duan. Nga prilli i kaluar qeveria turke ka bllokuar qasjen në një nga burimet më të mëdha të informacionit online në mbarë botën. Ishte vetë Presidenti turk që urdhëroi bllokimin
Video e re e sulmit në parlamentin iranian
"Mentaliteti i shteteve kombe po e pengon BE-në"
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, konfirmon një qasje të re të BE-së në çështjet e mbrojtjes. Në një intervistë për revistën gjermane “Spiegel”, ai tregohet i matur në interpretimin e qëndrimeve të presidentit amerikan Donald Trump, por shprehet i prerë se Europa duhet të ndryshojë kursin në drejtim të politikave të mbrojtjes.
Fotokopja e Shqipërisë, Maqedonia legalizon 180 mijë ndërtime pa leje që nga viti 2011
Ndërtimet pa leje janë një llojë emëruesi i përbashkët në Ballkan. Përveç Shqipërisë dhe Kosovës që dihet që e kanë këtë problem, pak ditë më parë bëri bujë lajmi I prishjes së një xhamie pa leje në Beograd. Mirëpo duket se nuk mbaron këtu. Maqedonia fqinje ka pothuajse të njëjtën përhapjentë dukurisë sa Shqipëria. Agjencia “Mia” raporton se Kadastra maqedonase ka bërë të ditur legalizmin e 180 mijë shtëpive dhe ndërtimeve pa leje që nga viti 2011 kur nisi procesi në fjalë.
