Blloku Bota
Ekstremistët pas Mitsotakis, apo përsëritja djathtas e manovrave të Tsipras
Humbi Tsipras dhe fitoi Mitsotakis. Lajmi kryesor për Europën politike mbetet ende rotacioni në Greqi, ku disa mendojnë se vendi u rikthye te sistemi që mori goditje me fitoren e Syrizas.
Turqia në luftë diplomatike me Perëndimin
Turqia e Erdoganit po gjendet këto kohë në një front të zgjeruar lufte diplomatike me një sërë aktorësh që kanë interesa thelbësore në Mesdheun Lindor. Në parim, Ankaraja zyrtare refuzon që për hir të ndarjes territoriale të vitit 1923 të pranojë të jetë spektatore e shfrytëzimit të pasurive nëndetare të mëdha të këtij rajoni.
Nga lufta në marrëveshje të re me Iranin. SHBA: Akordi i vitit 2015 nuk u ratifikua nga Kongresi
Donald Trump ka bërë atë që pritje. Në vend të luftës em Iranin që e promovoi kaq shumë si ide, ai ka vendosur të kërkojë një marrëveshje të re që do të zëvendësojë atë të vitit 2015. Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Iranin, Brian Hook, ka folur për rrjetin Al Jazeera përmes të cilit ka shprehur në të vërtetë vetëm një kritikë me natyrë teknike.
Kriza e tretë epileptike për Merkel (Video)
Shqetësim në rritje për shëndetin e Angela Merkel, pas një episodi të ri që tregon kancelaren gjermane në vështirësi gjatë ceremonisë së pritjes të kryeministrit finlandez në Berlin.
Ky është episodi i tretë që përsëritet në një muaj. Fillimisht, kancelarja dhe stafi i saj nxituan të mohojnë problemet, duke argumentuar se zonja Merkel kishte një dehidrim që u trajtua me...shumë ujë.
Edhe në Spanjë e majta në sherr për "tepsinë"
Spanja ndodhet para një krize të re politike pas takimit të dështuar mes kryeministrit socialist Pedro Sanchez dhe udhëheqëst të partisë “La Podemos”, Pablo Iglesias, për mundësinë e bashkëpunimit të formimit të qeverisë.
Duke pasur parasysh se aleanca problematike me partinë e krahut të djathtë Vox në qeveritë rajonale po shkakton paqëndrueshmëri, kjo situatë po krijon vakum edhe në pushtetin qëndror.
Qeveria ruse miraton projektin e autostradës që lidh Kinën me Europën
Rusia i ka hapur dritën jeshile një projekti shumë të madh infrastrukturor që inkuadrohet si ofertë e këtij vendi në kuadër të projektit kinez të ringjalljes së Rrugës së Mëndafshit. Mediat ruse raportojnë se qeveria ka miratuar projektin e autostradës Meridian, e cila do të jetë 1250 milje e gjatë dhe synon të lidhë përmes korridorit më të shkurtër tokësor Kinën me Europën.
Zaev në grackën e dy komedianëve që shtiren si Poroshenko dhe Stoltenberg
Dy komedianë rusë kanë vënë në lojë kryeministrin Zoran Zaev duke iu prezantuar në telefon si presidenti ukrainas, Petro poroshenko dhe sekretari I Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Vladimir Kuznetsov dhe Aleksey Stolarov kanë telefonuar Zaevin në gusht të vitit 2018, janar dhe prill të vitit 2019, duke folur për çështje si situate në Maqedoni para referendumit për emrin, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, ndikimit rus dhe autoqefalia e kishës.
Shitja e 2.2 mld dollarë armatime Tajvanit, Kina thirrje SHBA-ve
Ministria e jashtme e Kinës i bëri thirrje SHBA-së që të anulojë menjëherë planin për të shitur 2.2 miliardë dollarë armatime në Tajvan, duke nënvizuar se është kategorikisht kundër këtij veprimi. SHBA miratoi të hënën shitjen e mundshme në Tajvan të tankeve M1A2T Abrams, raketave Stinger dhe pajisjeve të ngjashme.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Geng Shuang bëri komentin e mësipërm gjatë takimit të përditshëm të gazetarëve në Pekin.
BE-SHBA ndahen në Iran dhe në Siri
Irani ka hedhur një hap më tej në programin e vet bërthamor duke ritur pasurimin e uraniumit përtej kufirit të caktuar në marrëveshjen e vitit 2015 me fuqitë kryesore të botës. sipas informacioneve mediatike, me këtë veprim, Teherani zyrtar i është afruar edhe më shumë nivelit të prodhimit të armëve bërthamore, që ka qenë një ndër akuzat kryesore ndaj tij dhe shkak për presione që shkojnë deri në kërcënim me ndërhyrje ushtarake.
DW: Pse Turqia është përfshirë në konfliktin e Libisë?
Shumë aktorë të huaj kanë qenë të përfshirë në luftën e vazhdueshme civile në Libi, mes të cilëve edhe Turqia. Konflikti dhe tensioni janë të përqëndruar rreth kryeqytetit. Ankaraja mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht me bazë në Tripoli, e cila po përballet me rezistencën e “Ushtrisë Kombëtare Libiane”, (LNA) që kontrollon pjesën më të madhe të vendit. Ajo është nën komandën e Marshallit, Khalifa Haftar.
