Blloku Bota
Pandemia në SHBA, miratohet paketa 3 trilionë $. Republikanët: Dhuratë Socialistësh
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar dje një paketë prej 3 trilion dollarësh në përballjen e pasojave të pandemisë së koronavirusit. Paketa është propozuar nga demokratët dhe synon qoftë aspektin shëndetësor, qoftë atë ekonomik. Paketa ka marrë 208 vota dhe është mbështetur nga një pjesë e republikanëve, por mediat raportojnë se ajo kundërshtohet nga Presidenti Donald Trump që ka parlajmëruar veton.
Borrell: I domosdoshëm një hetim i pavarur shkencor për origjinën e pandemisë
Kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell ka përsëritur idenë për një hetimtë pavarur shkencor për origjinën e pandemisë aktuale të koronavirusit. Përmes një opinioni në gazetën gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, teksa ka bërë thirrje që Kina të kontribuojë në luftën aktuale në përputhje me peshën e vet si vend, ka shtuar se një hetim është i nevojshëm:
Një hetim i pavarur shkencor për origjinën e kësaj pandemie është po ashtu i domosdoshëm
citon Reuters, Borrell.
Protesta në Mal të Zi pas arrestimit të peshkopit serb, Joanikije
Disa dhjetëra qytetarë nga Andrijevica në Malin e Zi kanë bllokuar qytetin e Slatinës në shenjë proteste ndaj arrestimit të peshkopit të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije, që drejton dioqezën e Budimlje-Nikshiqit.
Siç raportojnë mediat serbe rezidentët kanë bllokuar rrugën Berane-Andrijevica-Plavë që nga ora 11 e paradites së sotme duke përdour makina dhe motorrë.

Komisioni Europian miraton udhëzimet e përgjithshme për transportin e udhëtarëve
Komisioni Europian ka miratuar disa udhëzime për lëvizjen e njerëzve në zonën Shengen pas lehtësimit të masave për frenimin e epidemisë së koronavirusit. Udhëzinmet përfshijnë të gjitha mjetet e transportit.
Kështu pasagjerët do të duhet të mbajnë maska, ata inkurajohen të blejnë bileta dhe të bëjnë rezervime online. Në pikat e kontrollit do të aplikohet distanca fizike, në vende tranziti do të eliminohen pajisje që nxisin grumbullime njerëzish, ndërkohë që në autobuzët e transportit nga terminali në avion do të ketë më pak njerëz.
Infektohet me CoVid-19 edhe zëdhënësi i Presidentit rus, Dmitry Peskov
Pas kryeministrit dhe dy ministrave edhe zëdhënësi i Presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitry Peskov është deklaruar si infektuar me CoVid-19.
Po, u sëmura dhe po trajtohem
është shprehur ai.
Ai është personi i dytë në stafin e Putin që infektohet dhe nga zyrtarët e lartë i pesti.
Vaksina, kura kundër CoVid-19, ende larg. Tani propozohet Plani B
Shkencëtarë të ndryshëm po sugjerojnë që qeveritë e prekura rëndë nga pandemia e CoVid-19 duhet të nisin të mendojnë për një Plan B, që është në fakt pranimi bashkëjertesës për një kohë të gjatë me virusin.
Nëse ajo që po vjen mund të quhet Normale
Lani duart! Kjo ekzigjencë që mendohej si personale dhe e vetëkuptueshme është shndërruar befas në direktivë shëndetësore globale. Masat lehtësuese në thuajse të gjitha vendet e Europës po shoqërohen me protokolle sigurie, apo që pretendojnë se janë të tilla. Distanca, maska, jo më shumë se katër veta në tavolinë dhe thirrja: Lani Duart! Në Hollandë p.sh ata që hyjnë në lokale duhet të lajnë duart dhe të përgjigjen pyetjeve për shëndetin e tyre.
Mall për normalitet në Europë
Shumë vende europiane fillojnë nga e hëna me lirimin e mëtejshëm të masave kufizuese të marrë në përpjekje për të kufizuar pandeminë. Ashtu si edhe u vunë masat kufizuese, në mënyrë kaotike në vendet të ndryshme të BE si një mozaik, ashtu edhe po hiqen.
Lirime masash kudo në Europë
Lufta e Dytë Botërore si paradigmë për të ardhmen e paqes në Europë
Ndonëse Gjermania e celebroi 9 majin si ditë Çlirimi, debati mbi Luftën e Dytë Botërore po i jep formë marrëdhënieve mes Rusisë dhe Europës. Në një opinion të datës 8 maj, ambasadori rus në BE, Vladimir Chizon flet për një “ortek gënjeshtrash” mbi Rusinë në mediat europiane.
Kroati i famshëm Tesla. Beogradi proteston ndaj BE-së
Qeveria serbe ka dorëzuar një notë proteste ndaj Bashkimit Europian për shkak se një nga faqet online të bllokut – faqja e Qendrës për Mësimin e Fëmijëve - e përshkruante shpikësin e njohur Nikola Tesla si “kroati i famshëm”.
Ka qenë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç që ka dërguar notën në Bruksel, ndërkohë qe para tij, ministri i Kulturës, Vladan Vukosavljeviç apeloi që BE-ja t’i kërkonte falje popullit serb.
