Blloku Bota
Gjermania kërkon nga Greqia të demilitarizojë ishujt pranë Turqisë
Gjermania i ka kërkuar së fundmi Greqisë që të demilitarizojë ishujt pranë Turqisë, në mënyrë që të mundësohet një dialog mes palëve. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta greke ESTIA, sipas të cilës kërkesa është paraqitur nga ambasadori gjerman në Greqi, Ernst Reichel, i cili ishte i pranishëm edhe në Parlamentin grek.
Berlini po preson Athinën dhe Ankaranë në të njëjtën kohë që të tërheqin trupat…
Rusia merr përsipër risqet legale për vaksinën e vet anti-CoVid-19
Rusia ka vendosur të ndërmarrë një hap të pazakontë në lidhje me shpërndarjen e vaksinës së vet kundër CoVid-19. Agjencia “Reuters” raporton se Moska ka deklaruar se është e gatshme të marrë përsipër një pjesë të problemeve juridike që mund të krijohen nga efektet e ndryshme të mundshme të vaksinës së zhvilluar prej saj duke mos i lënë të gjithë barrën blerësve potencialë. Në përgjithësi, blerësit kërkojnë garanci nga prodhuesit për çdo problem që do të krijohet, por duket se në këtë rast në lojë është një investim politik shumë i madh.
Hidhet në treg llamba e parë ultraviolet që vret koronavirusin
Kompania japoneze Ushio ka hedhur në qarkullim të parën llapmbë ultraviolet që thuhet se vret koroanvirusin pa dëmtuar shëndetin e njeriut. Care 222 UV, është një pajisje e zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin Columbia do të përdoret për dizinfektim në zona të populluara me hyrje-dalje njerëzish, pra në mjedise ku rreziku i infektimit është i lartë.
Dosjet FinCEN/ Bankat më të mëdha të botës transferuan para të pista
Disa nga bankat më të mëdha në botë kanë lejuar kriminelët të transferojnë para të pista në shumën prej rreth dy miliardë dollarësh. Sipas BBC, e cila u referohet disa dokumenteve të publikuara së fundmi, oligarkët rusë përdorën bankat për të shmangur sanksionet, të cilat supozohej se i pengonin ata të transferonin para në Perëndim.
Trump, miku më i mirë i Greqisë
Gazeta greke “Kathimerini” ka publikuar sot në versionin anglisht një intervistë me Victor Davis Hanson, profesor i historisë klasike dhe historisë ushtarake në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë dhe i cilësuar si autoritet në fushën e tij.
Hanson cilësohet si një mik i afërt i presidentit Donald Trump dhe sipas gazetës ai është një filohelen i deklaruar. Intervista ka interes sepse ndan një mendim jopublik të Trump mbi zhvillimet në Mesdheun Lindor. Hanson mendon se Greqia dhe Turqia nuk do të shkojnë në luftë, të paktën në një të ardhme të afërt.
Vala e dytë e Covid-19 në Britani, stimuj për ata që rrinë në shtëpi, gjoba për shkelësit e masave
Në përballje me valën e dytë të Covid-19, qeveria e Boris Johnson në Britani ashpërson masat. Ata që thyejnë karantinën e imponuar pas kthimit nga jashtë, pas tamponit pozitiv apo edhe thjesht kontaktit me një të infektuar, do të dënohen ashpër. Gjoba mund të arrijë deri në 10 000 paund, rreth 11,000 euro.
Referendumi/ Italianët vendosin sot për reduktimin e vendeve të Parlamentit
Italianët u drejtohen sot qendrave të votimit në një referendum për madhësinë e parlamentit dhe në zgjedhjet rajonale në të gjithë vendin.
Votimi do të shtrihet në dy ditë (e diel – e hënë).
Referendumi do të vendosë nëse Parlamenti do të reduktohet nga 945 vende që ka aktualisht në vetëm 600. Sipas propozimit, Dhoma e Ulët mund të ulet në 400 deputetë dhe Senati në 200.
Ndryshimi kushtetues është miratuar nga Parlamenti dhe nëse konfirmohet, do të jetë efektiv në zgjedhjet e vitit 2023.
Vala e dytë e Covid-19 rikthen debatin: A pati të drejtë Suedia që në krye të herës?
Që në krye të herës, Suedia ka pasur një qasje tjetër nga pjesa më e madhe e vendeve të botës lidhur me strategjinë e ndjekur në përballjen me pandeminë. Shpesh kjo qasje është kritikuar nga zyrtarë të lartë të shëndetit publik në vende të tjera. Por ajo që po shihet si vala e dytë e Covid-19 në Europë, duket se do të konfirmojë se strategjia e Suedisë ishte e duhura.
Vdes Ruth Bader Ginsburg, Trump-it i hapet rruga për të marrë shumicën në Gjykatën e Lartë
Lajmi për vdekjen e gjykatëses së Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg, të premten, është titulli kryesor në mediat amerikane. Një zë i fortë i të drejtave të grave si dhe zëri kryesor liberal i Gjykatës së Lartë, Ginsburg me largimin e saj krijon një vakum që i jep shans presidentit Trump për të zgjeruar shumicën në këtë gjykatë vetëm dy muaj para zgjedhjeve presidenciale.
Gabimi ynë: Nuk vlerësuam rëndësinë e maskës
Bill Gates ka dhënë një intervistë për revistën gjermane “Spiegel” në të cilën ka folur gjerësisht për situatën e pandemisë së krijuar nga koronavirusi. I pyetur mbi ato që mund të quhen gabimet kryesore të bëra gjatë pandemisë, Gates ka cilësuar mosvlerësimin e rolit të maskave.
