Blloku Bota
Microsoft investon 1 miliardë $ në Greqi për krijimin e një data center
Microsoft ka njoftuar se do të investojë në Greqi 1 miliardë euro për ndërtimin e një qendre të dhënash që përfshin shërbime cloud. Kreu i korporatës Brad Smith e bëri njoftimin gjatë një aktiviteti në Akropolin e Athinës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri grek, Mitsotakis dhe sipas tij ky është investimi më i madh i Microsoft në 28 vjet të pranisë së vet në Greqi.
Ambasadori izraelit: OKB po humbet rëndësinë dhe legjitimitetin. Në pikëpyetje ekzistenca e organizatës
Kohët kanë ndryshuar dhe mesa duket rendi që jemi mësuar të shohim si të palëvizshëm për dekada është në gjendje inerciale, më tepër sesa funksionale. Një paralajmërim i fortë dhe i drejtpërdrejtë ka ardhur së fundmi nga Izraelit, një shtet që është qendra e një prej krizave më komplekse dhe afatgjata në planet. Amabasadori i këtij vendi në OKB, Gilad Erdan, ka shkruar së fundmi se OKB-ja po humbet legjitimitetin dhe rëndësinë e vet në skenën ndërkombtare me politikat e veta.
Mediat: Situatë shqetësuese shëndetësore e Trump
Gjendja e presidentit amerikan Donald Trump mbetet e paqartë pak orë pasi ai u shtrua në spitalin Walter Reed National Military Medical Center për shkak se është infektuar me CoVid-19.
Reuters citon burime të vetat sipas të cilave Trump ka nisur të shfaqë probleme shëndeti dhe të frymëmarrjes duke u futur kështu në prag të fazës kritike të sëmundjes.
Perëndimi ka humbur busullën në botën e sotme...Trump është simptomë, jo shkak
Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit amerikan Donald Trump, Herbert Raymond McMaster, ka folur së fundmi në një intervistë për revistën gjermane “Spiegel”, përmes së cilës ka komentuar edhe situatën e tanishme në SHBA.Hapja e intervistës meriton vëmendje për shkak të një konkluzioni të shkurtër, por përmbledhës për atë që mund të quhet dritshkurtësia amerikan
Macron paralajmëron ligje kundër "separatizmit islamik" në Francë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka paralajmëruar miratimin e legjislacionit kundër atyre që ai i quajti ligje fetare që prevalojnë mbi vlerat shekulare, republikane të Francës. Macron madje ka folur për një separatizëm islamik duke theksuar një lloj ndarjeje në shoqërinë franceze që nuk perceptohet nga jashtë dhe aq mirë.
Islami është në një krizë për shkak të theksimi ekstrem të pozicioneve. Qeevria do të prezantojë një draft që synon fuqizimin e shekullarizmit në Francë kundër separatizmit islamik në vend
Turqia regjistron në OKB marrëveshjen detare me Libinë
Turqia ka regjistruar në sekretariatin e OKB-së marrëveshjen e delimitimit të ujërave me Libinë që është në themel të problemeve që kanë lindur në Mesdheun Lindor. Ankaraja ka nënshkruar dokumentin me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Tripolit, duke shpallur se ajo është në shinat e legjitimitetit, ndërkohë që disa vende janë duke mbështetur një qeveri paralele me seli në Tobruk.
Princeshë me vendim gjykate
Gjykata e Apelit në Belgjikë ka pranuar si të ligjshme një kërkesë të një artisteje, Delphine Boel, që pretendon se është e bija e ish-mbretit Albert II.
Amazon njofton se janë infektuar me koronavirus 19 mijë punonjës të saj në SHBA
Amazon, kompania më e madhe në botë e shitjeve online, ka raportuar se 19 mijë punonjës të saj në SHBA janë infektuar nga CoVid-19, shifër që përbën 1.44% të totalit të të punësuarve të saj.
Gjermania deklaron mbështetjen publike për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut
Berlini zyrtar ka sinjalizuar se e sheh si prioritet të presidencës së vet të BE-së hapjen e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas gjatë një video konference për shtyp me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Synimi ynë i deklaruar mbetet zhvillimi i konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut gjatë presidencës gjermane të BE-së që përbën hapin tjetër logjik në pranimin e vendit në BE
Izraeli dhe Libani nisin negociatat për delimtimin e kufirit detar
Mediat izraelite raportojnë se Izraeli ka nisur së fundmi negociatat për marrëveshjen e kufirit detar me Libanin. Bisedimet e nivelit të lartë do të nisin zyrtarisht pas 10 tetorit në selinë e Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban në qytetin Naqoura.
