Blloku Bota
Kompromisi Gjermani-Hungari-Poloni zhbllokon buxhetin e BE-së
Polonia dhe Hungaria kanë rënë në kompromis me Gjermaninë për të zhbllokuar buxhetin e Bashkimit Evropian prej 2.2 trilion dollarësh dhe planin e rimëkëmbjes nga pandemia, tha një zyrtar i lartë i qeverisë në Varshavë.
Poloni, kompania shtetërore e naftës blen një nga kompanitë më të mëdha mediatike
Kompania shtetërore e naftës në Poloni, PKN Orlen, ka blerë Polska Press, një grup mediatik privat, pjesë e të cilit janë disa të përditshme dhe të përjavshme. Kjo ka ngritur shqetësimin se qeveria po përpiqet të vënë nën kontroll një botues me peshë dhe të pavarur.
Anketa në Kosovë: Shqipëria, e treta në listën e aleatëve
Në Kosovë, SHBA shihet si aleati më i madh. Një hulumtim i kryer në Kosovë dhe Serbi, nga Qendrat për Studime të Sigurisë, rezultatet e të cilit u publikuan në një konferencë virtuale të organizuar nga Instituti për Politikë të Jashtme i Universitetit John Hopkins, ka gjetur se pas SHBA-ve, Kosova sheh si aleat të madh Gjermaninë dhe pas saj Shqipërinë.
Vaksinohet kundër Covid-19 personi i parë
Britania e Madhe bëhet vendi i parë perëndimor që nis vaksinimin, një kthesë kjo që pritet t’i japë tjetër drejtim luftës kundër Covid-19. Personi i parë që iu injektua vaksina është 90-vjeçarja Margaret Keenan.
Kotzias zbulon prapaskenat e çështjes maqedonase në një libër të vetin
Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, pritet të publikojë së afërmi një libër që trajton gjerësisht prapaskenat e asaj që quhet si “çështja maqedonase”.
Danimarka njofton ndalimin e kërkimit të naftës dhe gazit në Detin e Veriut nisur nga viti 2050
Qeveria daneze ka vendosur të pezullojë të gjitha eksplorimet për gaz dhe naftë në seksionin e vet në Detin e Veriut duke nisur që nga viti 2050 në përpjekje të një politike që merr në konsideratë çështjet mjedisore.
Ne po i japim fund erës së hidrokarbureve. Kjo marrëveshje është një kurs i ri, i gjelbër për Detin e Veriut, nga i cili përfitojnë të gjithë
citohet të jetë shprehur ministri danez për Klimën, Dan Jorgensen.
Partneritet i fuqizuar transatlantik, por rikthimi në kohët e vjetra është iluzion
Gjermania shpreson të frenojë fuqi si Rusia dhe Turqia në rajonet periferike të Europës duke riaktivizuar lidhjet transatlantike me SHBA. Në një intervistë për revistë “Spiegel”, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka nënvizuar rëndësinë e asaj që është quajtur “Marrëveshja e Re”, sipas të cilës raportet me SHBA duhet rifuqizuar.
Projekti i CIA-s për kontrollin e mendjes njerëzore, përdorim torture dhe drogrash
CIA ka pasur një projekt sekret MK-ULTRA, i vënë në zbatim gjatë vitit 1957 dhe 1960, me synimin për të kontrolluar mendjen njerëzore duke përdorur ilaçe dhe metoda të hipnozës. Detaje janë zbuluar në serinë kërkimore "Brainwashing" të transmetuar së fundmi në rrjetin televiziv amerikan CBS. Sipas dokumentarit, projekti famëkeq u zbatua edhe në Kanada dhe qeveria kanadeze ishte në dijeni për këtë.
Irani pretendon se shkencëtari Fakhrizadeh u vra me armë të kontrolluara nga satelitë
Autoritetet iraniane pretendojnë se shkencëtari i tyre kryesor për programin bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh u vra përmes një arme automatike të drejtuar në rrugë satelitore.
Fakhrizadeh po udhëtonte në një autostradë jashtë Teheranit…kur një armë automatike shënjestroi mbi fytyrën e tij dhe qëlloi 13 herë
Polonia dhe Hungaria rrezikojnë përjashtimin nga fondi i BE për rimëkëmbjen
Polonia dhe Hungaria mbeten jashtë planit të rimëkëmbjes ekonomike të Bashkimit Europian, nëse do të vazhdojnë t'u rezistojnë përpjekjeve për ta lidhur disbursimin e 1.8 trilionë eurove fonde me dispozitat e sundimit të ligjit. Paralajmërimi vjen nga ministri francez i Çështjeve Evropiane, Clement Beaune, i cili tha se një masë e tillë është ligjërisht e ndërlikuar, por jo e pamundur.
