Blloku Bota
Kodi i burimit të World Wide Web del në ankand si artefakt dixhital
Ndryshe nga Mark Zuckerberg ose Jeff Bezos, Tim Berners-Lee ka vendosur të heqë dorë nga milionat që mund të kishte fituar nga shpikja e tij. Berners-Lee është babai i World Wide Web, njeriu që më shumë se tridhjetë vjet më parë shkroi kodin e burimit të browser-it të parë në laboratorët e CERN-it në Gjenevë. Kjo do t’u jepte njerëzve internetin, që më pas do të krijonte botën virtuale. Kodi burimor i uebit është në ankand në formën e një NFT*, një status që i jep të drejtat e të qenit një artefakt dixhital.
200 vjet nga Revolucioni Grek: Dështoi apo pati sukses projekti i shtetit-komb?*
Mark Mazower, historian i njohur i Columbia University, thotë në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se 200 vjetori i Revolucionit Grek është një mundësi që të shihet pas dhe me një perspektivë më të thellë për atë që ndodh rreth nesh. Përtej debateve të ndryshme, pika më e rëndësishme e reflektimit është nëse projekti i shtetit-komb në Ballkan, dështoi apo pati sukses?
Kundërpeshë Amerikës, Macron shpalos ambicien europiane në teknologji
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka një objektiv në “luftën” me gjigantët e teknologjisë. Macron thotë se deri në vitin 2030, Europa duhet të ketë 10 kompani të tilla me vlerë 100 miliardë €.
Trumpit i mbyll derën edhe industria e librit
Njësoj si rrjetet sociale, edhe shtëpitë botuese duket se nuk do t’ia hapin “derën” ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Gjermania hyn në garën e kompjuterave kuantikë
Angela Merkel përuroi sot një kompjuter që përdor grimcat subatomike për të bërë miliona llogaritje në mikrosekonda, një hap ky që e bën Gjermaninë një pretendente në garën globale për të zhvilluar teknologjinë e gjeneratës së ardhshme, që njihen si kompjuterat kuantikë.
"Sa i përket hulumtimit në teknologjitë kuantike, Gjermania është ndër më të mirat në botë dhe ne synojmë të qëndrojmë në këtë pozicion. Ne jemi në mes të një konkurrence të madhe dhe Gjermania ka ndërmend ta thotë fjalën e vet të rëndësishme".
“Asnjë “gabim” nuk ka dalë nga laboratori në Vuhan”
Virologia kineze, Shi Zhengli, shkencëtare në Institutin e Virologjisë në Vuhan, hedh sërish poshtë hipotezën se virusi SARS CoV 2 mund të ketë dalë nga laboratori ku punonte ajo. Në një intervistë për “New York Times”, ajo mohon që tre prej punonjësve të këtij laboratori të jenë sëmurur në nëntor të 2019, duke shfaqur simptoma të ngjashme me ato të Covid-19, siç pretendojnë agjencitë amerikane të inteligjencës. “Nuk kemi pasur asnjë rast. Nëse ju i keni, më jepni emrat që t’i verifikoj”.
“Ferri në tokë”/I nxehti ekstrem do të përfshijë perëndimin e SHBA-ve
Një valë e re të nxehti ekstrem do të përfshijë disa shtete të Amerikës. Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) parashikon që temperatura mbi 49 gradë Celcius do të përfshijnë shtete si Utah, Kaliforninë jugore dhe qendrore, më pas Nevadën dhe Arizonën. Më shumë se 48 milionë amerikanë, në perëndim të vendit janë paralajmëruar për valën e të nxehtit.
Drejt një bote më të prirur për përdorimin e armëve bërthamore
Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, arsenali bërthamor në botë është tkurrur. Por vitet e fundit, kjo tendencë rënëse është ngadalësuar. Një raport i hartuar nga Instituti Ndërkombëtar për Kërkime mbi Paqen (SIPRI) ka dalë në konkluzionin se më shumë koka raketash bërthamore janë bërë pjesë e operacioneve, pavarësisht nga reduktimi i përgjithshëm i numrit të kokave të regjistruara deri në vitin 2020.
NATO: Nuk duam luftë të ftohtë me Kinën
Liderët e NATO-s u mblodhën në Bruksel për të diskutuar mbi strategjitë me të cilat aleanca perëndimore duhet t'i përgjigjet ngritjes ekonomike, politike dhe ushtarake të Kinës. Megjithatë, ata e shmangin idenë e “një Lufte të Re të Ftohtë” me Pekinin.
Zbulohet vendndodhja e mbetjeve të ish-kryeministrit japonez të LIIB, Hideki Tojo
Ka marrë fund misteri i vendndodhjes së mbetjeve të ish-kryeministrit të Japonisë militariste, Hideki Tojo, ekzekutuar me varje në vitin 1948 nga amerikanët si kriminel lufte. Profesori japonez i universitetit të Nihon, Hiroaki Takazawa, ka zbuluar në arkivat amerikane, dokumente të deklasifikuara që zbulojnë se çfraë ndodhi me mbetjet e Tojos, i cilësua si arkitekti i sulmit mbi Peral Harbor.
