Blloku Bota

3.5 miliardë euro për t’i mbajtur refugjatët jashtë BE-së

Postuar në 25 Qershor, 2021 18:33

Bashkimi Evropian do të mbështesë me 3.5 miliardë euro (4.18 miliardë dollarë) Turqinë, në mënyrë që të vazhdojë të strehojë refugjatë sirianë deri në vitin 2024. Fondi është pjesë e një plani më të madh rajonal për mbështetjen e refugjatëve, në mënyrë që të ndalohet fluksi i tyre drejt vendeve të BE-së.

BE po kërkon të azhurnojë paktin e vitit 2016 me Ankaranë, një marrëveshje e diskutueshme për të cilën blloku ra dakord të shpenzonte 6 miliardë euro për refugjatët sirianë në Turqi.

Drejt një epoke pandemish

Postuar në 25 Qershor, 2021 15:04

Pandemia aktuale e kapi botën të papërgatitur. Por të tjera mund të vijnë. Për t’iu përgjigjur krizave të ardhshme para se ato të ndodhin, ekspertët europianë u mblodhën në konferencën vjetore të kërkimit dhe inovacionit të Komisionit Evropian.

BE-ja rrëzon propozimin franko-gjerman për një samit me Rusinë

Postuar në 25 Qershor, 2021 10:34

Drejtuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian ka hedhur poshtë dje propozimin franko-gjerman për një samit mes BE-së dhe Rusisë.

Ishte një diskutim shumë përfshirës, jo i lehtë. Nuk pati marrëveshje sot për një takim të afërt mes liderëve

tha pas takimit të 27 vendeve anëtare, kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Gjenocidi kulturor mbi indigjenët, 751 varre të tjera gjenden në Kanada

Postuar në 24 Qershor, 2021 20:20

Një tjetër varrezë zbulohet pranë një ish-shkolle të kishës katolike në Kanada. Një grup indigjen në provincën Saskatchewan të Kanadasë gjeti 751 varre të pashënuara, vetëm pak javë një zbulimi të ngjashëm në British Columbia, që tronditi vendin dhe nxiti kryeministrin Justin Trudeau të kërkojë që në historinë e Kanadasë të njihet "racizmi sistemik", raporton "The Guardian".

Orban përplaset sërish me BE-në

Postuar në 24 Qershor, 2021 17:03

Marrëdhëniet mes BE-së dhe Hungarisë tensionohen sërish në prag të samitit europian të Brukselit. Shkak është bërë një ligj që Hungaria miratoi për homoseksualitetin. Nga njëra anë janë 17 krerë shtetesh që në një deklaratë të përbashkët dënojnë çdo formë diskriminimi me bazë seksualitetin, ndërsa nga ana tjetër Viktor Orban, i cili sapo ka mbërritur në Bruksel ngul këmbë  se nuk ka ndërmend ta tërheqë ligjin, të cilin e konsideron aspak diskriminues.

Sipas tij, ligji nuk është kundër homoseksualëve, por “një ligj që mbron prindërit dhe fëmijët”.

Mbyllet gazeta më e madhe pro demokracisë në Hong-Kong

Postuar në 24 Qershor, 2021 12:13

Gazeta më e zëshme pro demokracisë në Hong-Kong, “Apple Daily”, doli në treg këtë të martë për herë të fundit.  Tërheqja e saj nga tregu vjen pas një viti të stuhishëm, përgjatë të cilit pronari i saj dhe një pjesë e stafit u arrestuan sipas një ligji të ri të vendosur nga Pekini për sigurinë kombëtare në Hong Kong dhe për pasuritë e tij të ngrira.

Tajvani e dënoi mbylljen e gazetës, duke e cilësuar si "shtypje politike" të mediave të qytetit që drejtohet nga Kina dhe zile alarmi për lirinë e fjalës dhe medias.

Gaboni shpërblehet për ruajtjen e pyjeve

Postuar në 23 Qershor, 2021 16:36

Gaboni bëhet vendi i parë afrikan që merr pagesa për uljen e emetimeve të karbonit duke mbrojtur pyjet e tij. Nisma e Pyjeve të Afrikës Qendrore (CAFI) e mbështetur nga Kombet e Bashkuara i dha këtij vendi 17 milionë dollarë, kësti i parë i një marrëveshjeje prej 150 milionë dollarësh, e arritur në 2019.

Gati 90% e Gabonit është e mbuluar nga pyjet, të cilat thithin më shumë karbon sesa çliron vendi.

Pyjet e shiut janë jetike për thithjen e dioksidit të karbonit, që sjell si pasojë ngrohjen e klimës.

Rusia sqaron strategjinë e përdorimit të armëve bërthamore

Postuar në 23 Qershor, 2021 14:54

Rusia ka bërë të ditur se strategjia e saj e politikës bërthamore mbetet mbrojtëse dhe se ajo e konsideron atë një element të stabilitetit strategjik. Gjatë fjalës së vet në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Moskë, shefi i Shtabit të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov ka deklaruar se:

Dokumenti konfirmon parashikimet e Doktrinës Ushtarake se politika bërthamore jona është tërësisht mbrojtëse

Incident në Detin e Zi/Qitje paralajmëruese ndaj një destrojeri britanik

Postuar në 23 Qershor, 2021 14:20

Media të ndryshme raportojnë për një incident të rëndë në ujërat e Detit të Zi, teksa një anije patrulluese ruse dhe një avion gjuajtës kanë kryer qitje paralajmëruese ndaj një destrojeri britanik, HMS Defender. Autoritetet ruse njoftojnë se incidenti ka ndodhur pranë Kepit Fiolent në jug të Krimesë dhe sipas tyre mjeti lundrues britanik kishte hyrë në ujërat territoriale ruse.

Një anije patrulluese qëlloi dy herë dhe një avion Sukhoi 24-M lëshoi katër bomba në itinerarin e destrojerit britanik

OKB nis përpjekjet për “çlirimin” e Libisë nga të huajt

Postuar në 23 Qershor, 2021 11:50

Fuqitë botërore mblidhen sot në Berlin për të diskutuar mbi Libinë, një takim i organizuar nga OKB.

Përfaqësuesit e qeverisë së përkohshme të Libisë do të takohen me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, si dhe me ministrat e Jashtëm të disa prej vendeve më të fuqishme të botës.

Takimi i sotëm pason atë të janarit të vitit të kaluar, po në Berlin, mbi të njëjtën temë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota