Blloku Bota
Një videolojë zbulon sekretet e ushtrisë britanike
Detaje të klasifikuara të tankut më të rëndësishëm të betejës që ka Ushtria Britanike, Challenger 2, u bënë publike krejt rastësisht. Përveçse pjesë e armatimit të rëndë britanik, tanku në fjalë ekziston edhe virtualisht si element i lojës “War Thunder”. Pjesë e kësaj loje online është bërë edhe një person, i cili thotë se ka drejtuar një tank të tillë dhe ka qenë instruktor në ushtrinë britanike. Ai pretendon se dizajnerët e lojërave nuk kanë arritur ta "modelojnë siç duhet".
Malajzi/ Asgjësohen 1069 pajisje për prodhimin e Bitcoin (VIDEO)
Në Malajzi, policia asgjësoi 1069 aparatura për prodhimin e kriptomonedhave. Operacioni i koordinuar mes policisë dhe kompanisë së energjisë elektrike Saeawak Energy në qytetin e Miri. Pajisjet e sekuestruara nga policia përgjatë periudhës shkurt-prill u asgjësuan duke u shtypur me makineri të rënda.
Në total, kostoja e pajisjeve të shkatërruara arrin vlerën 1.25 milion dollarë.
Ndërsa Sarawak Energy pretendon se ka humbur energji me vlerë afërsisht 2 milionë dollarë në këto pajisje.
Në Europë po vjen një valë e re e Covid-19
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve parashikon pesëfishim të prevalencës së Covid-19 përgjatë javëve të ardhshme. Në shifra, ky parashikim përkthehet në 420 raste për çdo 100 000 banorë deri më 1 gusht.
Në raportin javor të publikuar të premten, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) bëri një parashikim shqetësues në lidhje me rritjen e Covid-19 në vendet e BE-së, Norvegji dhe Islandë.
Mbi 150 viktima nga përmbytjet në Europë
Numri i të vdekurve nga përmbytja katastrofike në Evropën Perëndimore arriti sot në mbi 150. Sipas autoriteteve gjermane, më shumë se 90 viktima janë konfirmuar në rajonin Ahrweiler në perëndim të vendit, një nga zonat më të goditura. Të premten, bilanci i viktimave në këtë rajon ishte 63.
43 persona të tjerë u konfirmuan të vdekur në shtetin fqinjë të Rhine-Westphalia, më i populluari në Gjermani. Transmetuesi belg RTBF njoftoi se numri i të vdekurve në Belgjikë arriti në 27 të shtunën.
Taksimi i ri i BE për karburantet, një reformë që ndryshon ekuilibrat e deritanishëm
Një plan i ri i BE propozon taksimin e karburantit bazuar në përmbajtjen e energjisë dhe jo në vëllim, duke synuar t'u japë fund incentivave për benzinën dhe naftën dhe të mbështesë përdorimin e biokarburanteve miqësore me mjedisin, hidrogjenit të rinovueshëm dhe karburanteve sintetike.
Komisioni Evropian paraqiti një rishikim të direktivës së taksës së energjisë 2003, të mërkurën (14 korrik), si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të BE për të shkurtuar me 55% emetimet e gazeve serë deri në 2030, krahasuar me nivelet e 1990-s.
Ministri francez i Drejtësisë, nën hetim për konflikt interesi
Ministri francez i Drejtësisë, Eric Dupond-Moretti, është nën hetim pas dyshimeve për konflikt interesi. Ai do të qëndrojë në qeveri pavarësisht hetimit, tha kryeministri Jean Castex.
Dupond-Moretti, më parë avokat i famshëm, u emërua ministër nga Presidenti Emmanuel Macron një vit më parë, me synimin për të reformuar sistemin e drejtësisë.
Komisioni Europian hedh në gjyq Italinë
Komisioni Evropian ka referuar Italinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg për mosrespektimin e 'vendimeve Prüm', rregullat e vendosura nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE në vitin 2008 për të forcuar bashkëpunimin gjyqësor midis vendeve anëtare, të cilat Brukseli i konsideron "një mjet themelor në luftën kundër terrorizmit dhe krimit”.
Drejt një Polexit-i
Divergjencat me BE-së dhe Polonisë sa vijnë e thellohen. BE e sheh me dyshim legjitimitetin e reformave gjyqësore dhe kushtetuese të vëna në zbatim nga partia Ligj dhe Drejtësi (PiS), një përplasje kjo që mund të çojë drejt daljes së Polonisë nga Unioni.
Britani/ Shkurtohen fondet për vendet e varfra, shtohen shpenzimet ushtarake
Vendimi i qeverisë britanike për të reduktuar ndihmën për vendet e varfra ka hasur në kundërshtime si brenda edhe jashtë vendit. Qeveria e Boris Johnson vendosi të reduktojë me 0.2% të PBB buxhetin vjetor të ndihmës. Ky i fundit ishte fiksuar në 0.7% të PBB që prej vitit 2015 dhe do të ulet në 0.5% për një periudhë të pacaktuar. Diferenca në përqindje është plot 4 milionë paund.
OJQ britanike "Global Justice Now" tha se deputetët që votuan pro shkurtimeve në vendet më të varfra “i kanë duart me gjak” sepse kjo ulje e ndihmës do t’u kushtojë jetën qindra e mijëra njerëzve.
Havana bën lëshimet e para pas protestave
Qeveria kubane ka autorizuar përkohësisht dhe në mënyrë të pakufizuar hyrjen në vend pa tarifë të produkteve ushqimore, atyre higjieno-sanitare dhe ilaçeve, mallra që mungojnë në tregun kombëtar.
Importi i tyre do të lejohet duke nisur nga e hëna e ardhshme deri më 31 dhjetor 2021, njoftoi kryeministri Manuel Marrero. Masa vjen pas protestave të ashpra në Kubë ditët e fundit kundër krizës ekonomike.
