Blloku Bota

Talibanët: Do të ketë paqe vetëm me largimin e Ghanit  

Postuar në 23 Korrik, 2021 14:38

Talibanët e kushtëzojnë paqen në Afganistan me krijimin e një qeverie të re dhe largimin e presidentit Ashraf Ghani. Në një intervistë me Associated Press, zëdhënësi i Talibanëve, Suhail Shaheen, i cili është njëkohësisht anëtar i ekipit negociues të grupit, paraqiti qëndrimin e kryengritësve në lidhje me atë që do ta presë vendin në muajt e ardhshëm.

Sindroma e Havanës “hyn” në CIA

Postuar në 23 Korrik, 2021 13:46

Mes të prekurve nga e ashtuquajtura “sindroma Havana” janë edhe rreth 100 oficerë të CIA-s dhe familjarë të tyre. Drejtori i CIA-s, William Burns, e konfirmoi këtë gjatë një interviste në Radion Publike Kombëtare. Ai tha se CIA po heton mbi shkakun e sëmundjes misterioze, simptomat e të cilës janë kryesisht migrenë, marrje mendsh dhe humbje kujtese.

Greqia nxit vaksinimin me bonuse për bluzat e bardha

Postuar në 23 Korrik, 2021 13:01

Ndërsa variant Delta po përhapet me shpejtësi në Europë, qeveria greke po nxit vaksinimin me shpërblim financiar. Qeveria greke po ofron bonuse për mjekët dhe farmacistët që kryejnë vaksinime kundër Covid-19, në përpjekje për të shpejtuar programin mbarëkombëtar të vaksinimit, raporton Kathimerini.

Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, njoftoi sot se atyre do t’u paguhen 10 euro për çdo takim vaksinimi.

Mbipopullimi/India ofron incentiva për sterilizimin  

Postuar në 22 Korrik, 2021 19:43

Në Indi pritet që të ndodhë ajo që ndodhi vite më parë në Kinë. Qeveria e Uttar Pradeshit, ndër shtetet me dendësinëmë të madhe të popullsisë, pritet të kufizojë numrin e fëmijëve që i lejohet një çifti të ketë.

Ndryshe nga Kina, India nuk do ta bëjë këtë përmes një ndalimi, por do të stimulojë prindërit që kanë vetëm një fëmijë, duke u ofruar edhe kujdes shëndetësor dhe arsim falas.

Lukashenko: Europa mund të na çojë drejt Luftës së Tretë Botërore

Postuar në 22 Korrik, 2021 13:59

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, thotë se Evropa mund të bëhet shkak për Luftën e Tretë Botërore. Në një intervistë për Sky News Arabia, të cilës i referohet B92, Lukashenko thotë se lufta hibride që Evropa po drejton kundër Minskut, Rusisë dhe Kinës mund të ketë pasoja të tilla.

Nuk luaj muzikë në mjedise ku kërkohet me detyrim vaksina

Postuar në 22 Korrik, 2021 13:16

Vaksinimi i detyrueshëm po kthehet në një problem politik dhe thuajse kulturor në Perëndim. Pas protestave që detyruan qeverinë franceze të zbusë masat e veta anti-CoVid-19, një tjetër sinjal kundër kësaj politike shëndetësore vjen nga Britania e Madhe. Këngëtari i njohur Eric Clapton ka deklaruar se nuk do të pranojë të luajë muzikë në mjedise ku kërkohet me detyrim certifikata e vaksinimit për audiencën.

Derisa të parashikohet pjesëmarrja e të gjithë njerëzve, unë rezervoj të drejtën të anulloj shfaqjen

Erdogan njofton hapjen e Famagustës

Postuar në 20 Korrik, 2021 14:34

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar së fundmi hapjen e pjesshme të qytetit të Famagustës që është seksioni bregdetar i qytetit të rrethuar të Varoshës.

Njoftimi është bërë gjatë vizitës së Erdogan në Qipro, ku është takuar me liderin e qipriotëve turq, Ersin Tatar dhe ai përkon me përvjetorin e pushtimit të Qipros nga Turqia më 1974.

Të gjithë këta mbajnë fjalime për Qipron. Ne do t’i dëgjojmë ata, por nuk do të pyesim se çfarë thonë. Ne do të bëjmë atë duhet të bëjmë

"Si e mbrojti CIA Gjukanoviçin nga Serbia"

Postuar në 20 Korrik, 2021 14:04

Ish-ambasadori i SHBA në Malin e Zi, Kroaci dhe Bullgari, William Montgomery, thotë se një ekip i CIA-s ka qenë i vendosur për ca kohë në qytetin kroat Cavtat.

Sipas tij, detyra kryesore e kësaj njësie të CIA-s ishte të mbronte presidentin e atëhershëm dhe aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, nëse presidenti i atëhershëm i RFJ-së, Sllobodan Milosheviç, vendoste ta sulmonte.

Rusia: Vendosja e raketave hipersonike në Europë, shkak për konflikt të paparalajmëruar

Postuar në 20 Korrik, 2021 12:42

Rusia paralajmëron SHBA-të për raketat supersonike në Europë. Në një postim në Tuiter, Ambasada Ruse në SHBA shprehet se vendosja e këtyre raketave në Europë do të çonte në një konflikt të paqëllimtë.

Do të donim t’i kujtojmë @PentagonPressSec se vendosja e mundshme e çdo rakete hipersonike (flamur amerikan) në Evropë do të ishte jashtëzakonisht destabilizuese. Koha e tyre e shkurtër e fluturimit do t’i linte (flamur rus) pak ose aspak kohë për të marrë vendime dhe do të shtonte gjasat e një konflikti që ne nuk duam ta nisim.

Australia dëbon analisten britanike, Katie Hopkins

Postuar në 19 Korrik, 2021 12:31

Australia dëboi komentatoren politike britanike, Katie Hopkins, për shkelje të masave anti-Covid. Autoritetet vendase thanë se Hopkins kishte shpërfillur rregullat e karantinës në hotel.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota