Blloku Bota
Orban: Hungaria dhe Serbia, mision për të mbrojtur derën jugore të Europës
Victor Orban i Hungarisë është pritur me nderimet më të mëdha në Serbi ku edhe ka marrë edhe Urdhërin e Republikës të Serbisë nga presidenti serb Aleksander Vuçiç.
Me krenari të madhe ia akordoj këtë medalje një miku të madh të Serbisë. Falenderoj presidentin e Hungarisë për kontributin e tij në zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh mes të dyja vendeve…Ne nuk kemi patur asnjëherë një mik më të madhe sesa Janosh Huniadi(Hunyadi Janos)
u shpreh Vuçiç.
Parlamenti Europian miraton raportin: Hungaria nuk mund të konsiderohet më Demokraci!
Parlamenti Europian ka miratuar të enjten më datë 15 shtator një raport përmes të cilin e shpall Hungarinë një shtet që nuk mund të konsiderohet më si demokraci. Sipas dokumentit në fjalë për shkak se vlerat europiane janë nën një kërcënim sistemik atëherë përkufizimi më i saktë është Autarki Elektorale.
Raporti është miratuar me 433 vota pro, 123 kundër dhe 28 abstenime por ai nuk pritet të ketë ndonjë vlerë efektive ndëshkuese.
Projekti “Rasmussen” për sigurinë e Ukrainës/Rusia: Prolog për Luftën III Botërore
Kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, ka paraqitur dje para mediave një draft/rekomandim për një traktat sigurie në eventualitetin e një agresioni të ri ndaj Rusisë. Drafti – i quajtur mbi Garancitë e Sigurisë për Ukrainën - është përpiluar nga Yermak-Rasmussen International Working Group dhe ai sipas zyrtarit ukrainas parashikon detyrime ligjore për të ardhmen për palët që firmosin atë.
Vuçiç dhe Brnabiç ftohen në funeralin e Mbretëreshës Elisabeth II
Kurora britanike ka ftuar presidentin serb, Alexander Vuçiç për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elisabeth II. Ftesa vlen edhe për kryeministren Ana Brnabic ndërkohë që agjencia “Tanjug” njofton se vizitat e dyshes do të alternohen për shkak të punimeve të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Gjykata Europiane e Audituesve: Von Der Leyen nuk jep informacion mbi negociatat me Pfizer
Gjykata Europiane e Audituesve ka publikuar dje një raport përmes të cilit akuzon hapur kreun e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për mosdhënie informacioni mbi rolin e saj në negociimin me kompaninë Pfizer. Fjala është për negociatat për blerjen e vaksinës anti-CoVid-19dhe sipas gjykatës në fjalë, von der Leyen shkeli të gjitha rregullat në fuqi duke arritur një marrëveshje paraprake me kompaninë amerikane, çka hapur rrugë për kontratën për 1.8 miliardë doza vaksine.
Raportime mediatike/Plan franko-hungarez për të paralizuar Bosnjen në favor të Serbisë dhe Kroacisë
Një analist i zhvillimeve politike nga Bosnje-Hercegovina, Jasmin Mujanović, ka paralajmëruar së fundmi se Zagrebi dhe Beogradi, bashkë me dy vende, anëtare të NATO-s, Hungaria dhe Franca po përgatisin një skenar fatal për shtetin ballkanas.
Gati për negociata, janë të tjerë që shtyjnë procesin
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka deklaruar në një intervistë televizive se Kremlini nuk i refuzon negociatat me Ukrainën por se shtyrja ndërlikon procesin.
Presidenti u shpreh se ne nuk mohojmë negociatat por ata që i mohojnë duhet të kuotojnë se sa më shumë ta shtyjnë këtë proces, aq më e vështirë do të jetë për ta të negociojnë me ne
citohet Lavrov.
Ta bëjmë Suedinë sërish të madhe! Jehonë trumpiste edhe në Suedi
Jimmie Åkesson është lajmi i zgjedhjeve që mbahen më 11 shtator në Suedi. Drejtues demokratëve suedezë, ai përshkruhet nga gazeta e BE-së, “Politico” si një përfaqësues karizmatik, populist i të djathtës ekstreme që mund të trondisë sistemin politik të vendit.
Është koha që populli suedez të na japë një shans. Është koha që të na jepet shansinta bëjmë Suedinë sërish ta madhe
Guterres: T’i japim fund luftës me natyrën!
Ndryshimet klimatike janë shkaku i përmbytjeve në Pakistan, nga të cilat vdiqën 1400 njerëz dhe u prek një sipërfaqe sa Britania e Madhe. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka reaguar duke shkruar se vendet në zhvillim po paguajnë një çmim të tmerrshëm për shkak të strukturës ekonomike të botës që bazohet mbi hidrokarburet.
Nga Islamabadi po lëshoj një apel botëror: Të ndalet çmenduria! Investoni në energjinë e rinovueshme tani. Jepini fund luftës me natyrën!
Polonia dhe Rusia hyjnë në luftë deklarimesh
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka akuzuar elitën politike polake për adoptimin e një retorike luftënxitëse deri në kufijtë e çmendurisë ndaj Rusisë. Paralel me të, senatori rus, Alexei Pushkov ka shkuar edhe më tej, duke i kujtuar polakëve “mësimet e historisë”.
Komentet vijnë pas qëndrime përherë në përshkallëzim të Varshvaës dhe vendeve balltike që e kanë paranojën anti-ruse, jo vetëm refleks të historisë, por edhe mënyrë për parandalim.
