Blloku Bota

Qytetarë gjermanë padisin qeverinë për nivelin e ndotjes në ajër

Postuar në 26 Shtator, 2022 09:24

Qytetarë gjermanë janë duke paditur qeverinë e tyre se nuk ka ulur nivelin e ndotjes së ajrit në kufijtë e rekomanduar nga shkencëtarët kryesorë të botës.

Padia e mbështetur nga organizata mjedisore ka mbërritur në Gjykatën Administrative Federale nën argumentimin se ligji gjerman shkel të drejtën e tyre themelore, qëkurse lejon nivelet e ndotjes së ajrit që të jenë katër herë më të larta sesa ato të konsideruara si të pranueshme nga OBSH.

Vuçiç: Po përpiqen ta nxjerrin Rusinë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Postuar në 24 Shtator, 2022 14:06

Presidenti serb, Alexander Vuçiç, shprehet i sigurtë se Perëndimi do të përpiqet të përjashtojë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. B92 citon Vuçiç të jetë shprehur se në çdo eventualitet Serbia do të votojë kundër një përpjekjeje të tillë.

Dua të besoj se nuk po rrëshqasim drejt një konflikti bërthamor

Postuar në 24 Shtator, 2022 01:30

 Unë dua të besoj se…Kështu është shprehur ambasadori rus në ShBA Anatoy Antonov gjatë një fjale të mbajtur me rastin e 60 vjetorit të Krizës së Raketave në Kubë. 

Dua të besoj se pavarësisht të gjitha vështirësive ne nuk i jemi qasur kufirit të rrezikshëm të rënies në humnerën e një konflikti bërthamor me amerikanët 

citohet ai. 

Sipas tij Rusia është e përkushtuar ndaj parimit se nuk mund të ketë fitues në në luftë bërthamore dhe se ajo nuk duhet nisur kurrë. 

Blogerat rusë pro-luftës në Ukrainë, tashmë kritikët e vetëm të drejtimit ushtarak të saj në Rusi

Postuar në 21 Shtator, 2022 17:33

Humbja në Kharkiv ka bindur mesa duket presidentin rus, Vladimir Putin dhe enturazhin e tij se në Ukrainë nuk vlen më përdorimi i operacioneve kirurgjikale të miquajtura “Speciale”, por përdorimi i forcës masive. 300 mijë trupa që pritet të rekrutohen janë jo vetëm një lëvizje e detyruar që përbën ndryshim strategjie, por edhe paralajmërim se Kremlini është i gatshëm të përfshihet tërësisht në luftën që ka nisur nga e cila nuk tërhiqet dot pa marrë diçka.

Arritëm marrëveshje me Kievin, Perëndimi e minoi. Nuk bllofoj: Do përdorim çdo mjet ndaj kërcënimeve

Postuar në 21 Shtator, 2022 11:56

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar mobilizimin e pjesshëm në vend që përfshin angazhimin në Ukrainë. Përtej këtij akti, të cilin zyrtarë të Ukrainës e kanë cilësuar si të pritshëm, Putin ka konfirmuar atë që është raportuar më herët nga analistë në Perëndim se arritja e marrëveshjes së armëpushimit u minua nga perëndimi, kryesisht Britania e Madhe.

Raisi: Garanci për marrëveshjen bërthamore me ShBA. Holokausti? Ka shenja se ka ndodhur

Postuar në 21 Shtator, 2022 01:09

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, ka dhënë së fundmi të parën intervistë për një media të Perëndimit, CBS News. Intervistuesja, Lesley Stahl, ka raportuar në formën e një reportazhi dhe interviste takimin me kreun politik iranian, cilësuar nga Perëndimi si konservator dhe subjekt i sanksioneve të ShBA. 

I pyetur për marrëveshjen bërthamore të hedhur poshtë nga Trump, Raisi tha se ajo ishte një marrëveshje e mirë që u braktis në mënyrë të njëanshme nga amerikanët. 

Pireu, drejtim kryesor i trafikut të kokainës në Europë

Postuar në 20 Shtator, 2022 15:13

Mediat greke raportojnë për kapjen në portin e Pireut të një sasie kokaine me vlerë 6 milionë eurosh. Sipas të dhënave, sasia e drogës vinte nga Afrika e Jugut dhe konsiston në 173 kg e 450 gramësh të ndarë në 160 njësi në muret e kontenierëve. Kapja e sasisë së drogës u bë në kuadër të një operacioni të përbashkët mes policisë antidrogë të Greqisë dhe Byrosë Amerikane të Luftës kundër Drogës në ambasadën amerikane në Athinë.

NATO i vë syrin Alexandropoulit për bazë detare

Postuar në 19 Shtator, 2022 14:20

Media greke “Kathimerini” raporton se marina ushtarake amerikane ka shprehur interes për portin e Alexandropouli, që ndodhet në verilindje të vendit

Sipas gazetës, zyrtarë të lartë të ushtrisë amerikane kanë propozuar zgjerimin dhe thellimin e portit me perspektivën e akomodimit në të të destrojerëve të klasit "Arleigh Burke". Anije të këtij klasi janë të pajisura me raketa të drejtuara dhe kanë kapacitete të zgjeruara për luftë elektronike.

Pa zgjerimin e NATO-s lufta e Ukrainës do ndodhte më herët

Postuar në 18 Shtator, 2022 23:03

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka hedhur poshtë mendimin e qarkulluar së fundmi se një ndër shkaqet e luftës aktuale në Ukrainë është zgjerimi i NATO-s gjatë kohës kur ai ishte në pushtet. 

Mendoj se bëmë gjënë e duhur në kohën e duhur. Dhe nëse nuk do ta bënim, kjo krizë mund të kishte ndodhur më herët

tha Clinton në një intervistë për Fareed Zakaria. 

SHBA, Kinë me viktima Europën dhe Rusinë

Postuar në 18 Shtator, 2022 12:51

Në samitin e Uzbekstanit në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait janë shënuar disa zhvillime të rëndësishme.

Së pari vetë pjesëmarrja e Rusisë ilustron se bota është shumëçka më shumë sesa Perëndimi që me sanksionet tërësore ndaj Kremlinit po jep valë goditjeje të forta, por me gjasë po ndihmon në gabimin strategjik të shndërrimit të Rusisë në një fuqi aziatike.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota