Blloku Bota

Kryeministri japonez: Të normalizojmë marrëdhëniet diplomatike me Korenë e Veriut

Postuar në 04 Tetor, 2022 11:55

Kryeministri japonez Fumip Kishida ka njoftuar se vendi i tij synon normalizimin e marrëdhënieve me Korenë e Veriut. 

Ne kërkojmë zgjidhjen e plotë të çështjeve të jashtëzakonshme që na shqetësojnë si rrëmbimi i personave, çështjeve rreth programit bërthamor dhe raketor shtuar nevojës për të hedhur pas të shkuarën e trishtë dhe të normalizojmë marrëdhëniet diplomatike mes Japonisë dhe Koresë së veriut 

Hungari-Austri-Serbi, bashkëpunim tripalësh kundër imigracionit ilegal

Postuar në 03 Tetor, 2022 18:51

Kryeministri hungarez Victor Orban ka risjellë në vëmendje mediatike çështjen e imigrantëve ilegalë që po hyjnë në BE. Gjatë një conference për shtyp me presidentin serb Alexander Vuçiç dhe kancelarin austriak Karl Nehammer ai ka folur për një bashkëpunim tripalësh mbi këtë çështje.

Thirrje për sanksione edhe ndaj Turqisë

Postuar në 03 Tetor, 2022 17:01

Kreu i politikës së jashtme në Partinë e të Gjelbërve në Gjermani, Juergen Trittin, ka deklaruar në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se Perëndimi duhet të merret seriozisht me kursin aktual të Turqisë.

Iluzioni i radhës, von der Leyen: Gazjellësi greko-bullgar do të thotë liri

Postuar në 02 Tetor, 2022 12:00

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e ka cilësuar gazjellësin greko – bullgar si liri.

Ky gazsjellës ndryshon situatën e sigurisë energjetike në Europë. Ky projekt do të thotë liri

është shprehur ajo në Sofje, në një ceremoni ku merrnin pjesë krerë të shteteve nga rajoni ynë. 

Ceremoni për aneksimin e katër rajoneve. Rusia përmbush objektivin zyrtar të operacionit special të 24 shkurtit

Postuar në 30 Shtator, 2022 18:22

Kremlini ka inskenuar sot një ceremoni zyrtare të aneksimit të 15% të territoreve të Ukrainës, pasi deklaroi rezultatet e referendumeve në Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhyia.

Rusia po luan në mënyrë cinike me kartën e Perëndimit brenda suazës formale të së drejtës ndërkombëtare dhe precedentit të Kosovës: u shkelën të drejta, u ndërhy për të mbrojtur një popullsi civile, u krijuan kushtet për referendum dhe tani aneksimi është vetëm shprehje e vullnetit të popullit.

Nisma në PE: Ndërpriten negociatat me Serbinë nëse nuk i bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë

Postuar në 28 Shtator, 2022 18:48

Mediat serbe raportojnë për një draft raport të Parlamentit Europian, përmes të cilit do t’i kërkohet BE-së që të ndërpresë negociatat e anëtarësimit me Serbinë nëse Beogradi zyrtar nuk i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

Duhet t’i jepet përparësi harmonizmit të pranimit të vendeve që kanë politikë të jashtme të përbashkët me BE-në dhe të vijohen negociatat e anëtarësimit me Serbinë vetëm nëse ky vend i përmbahet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

Suedia dhe Danimarka: Rrjedhjet në Balltik të Nord Stream, akte sabotazhi

Postuar në 27 Shtator, 2022 22:41

Suedia dhe Danimarka kanë deklaruar sot se shpërthimet në gazsjellësin ruso-gjerman, Nord Stream në Balltik, janë akte sabotazhi. 

Autoritetet vlerësojnë se këto janë akte të qëllimshme. Nuk është një aksident. Situata është serioze

citohet kryeministri danez, Mette Frederiksen. 

100 mijë € gjobë Belgjikës për ekstradimin në ShBA të tunizianit të dyshuar për lidhje me Bin Laden

Postuar në 27 Shtator, 2022 22:25

Një gjykatë e apelit në Bruksel ka vendosur kompensim me 100 mijë euro për terroristin e dënuar tunizian, Nizar Trablesi që është ekstraduar drejt ShBA. Gjykata ka çmuar se me aktin e ekstradimit personi në fjalë është dëmtuar dhe mandej ka shtuar se qeveria belge duhet të kërkojë kthimin pas të Trablesit. 

Bota është përballë një kthese historike

Postuar në 26 Shtator, 2022 17:54

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Manuel Grossi, ka deklaruar se bota është aktualisht përballë një kthese historike. Në një koment para gazetarëve serbë, ai ka nënvizuar se bota e sotme përballet me sfida serioze që nisin që nga furnizimi me energji, siguria ushtimore dhe krizat e ndryshme.  

Të gjitha këto janë probleme dhe sfida ku Agjencia si një organizatë që e afron shkencën dhe arritjet e teknologjisë së lartë me qytetarët mund të kontribuojë për t’i kapërcyer ato

Heronj mediatikë

Postuar në 26 Shtator, 2022 15:19

E njëjta teknikë propagandistike, i njëjti mekanizëm manipulativ. Revista “Time” vendos në kopertinën e vet gjeneralin ukrainas Valeriy Zaluzhny të cilit i bën një profil të dedikuar prej heroi. Përmes një interviste të parë, revista e vendos kreun e Shtabit ukrainas në listën e preferencës, teksa bën edhe paralajmërimin:

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota