Blloku Bota
Frika historike po dikton politikën aktive të Europës Qendrore kundër Rusisë
Polonia është e vendosur të ndihmojë Ukrainën në luftën kundër Rusisë, si pjesë e një vizioni që lidhet edhe me historinë e rajonit.
Nëse nuk ndihmojmë Ukrainën tani, do të ketë objektiva të rinj për Putinin. Një politikan rus tha së fundmi se Rusia duhet të denazifikojë edhe gjashtë vende të tjera pas Ukrainës, përfshirë Polonisë
është shprehur zv.ministër i Jashtëm i Polonisë.
Armenia: Jemi gati për normalizim të marrëdhënieve me Turqinë
Tërmeti në Turqi është shfrytëzuar për të përcjellë mesazhe diplomatike që përndryshe do të kalonin si rutinë. Ministri i Jashtëm i Armenisë, Ararat Mirzoyan, i ka deklaruar homologut të tij turk, Mevlut Cavusoglu se Armenia është e gatshme dhe e interesuar për vendosjen e marrëdhënieve normale mes të dyja vendeve.
Do të doja t’ju siguroja se ne duam të rivendosim paqen në rajon dhe të sjellim në normalitet marrëdhëniet me Turqinë për një përmbushje të marrëdhënieve diplomatike me të
Franca ndalon aksesin në pornografi dhe Instagram për fëmijët nën 13 vjeç
Ligjvënësit francezë kanë miratuar një ligj që detyron platformat e mediave sociale si Instagram, TikTok dhe Snap që të bllokojnë aksesin në to të minorenëve nën 15 vjeç nëse nuk kanë të paktën autorizim nga prindërit.
Rusia: Një Provokim i Madh do të inskenohet në OKB më 22 shkurt
Kremlini ka paralajmëruar dje për atë që e quajti “ngjarja e madhe” lidhur me konfliktin në Ukrainë e që sipas Komandës së Përbashkët ruse për Përgjigjen Humanitare do të ndodhë para sesionit të 11-të të Veçantë të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Serbia nuk mund të ecë para pa BE-në, kush thotë të kundërtën gënjen!
Bashkimi Europian do të ndihmojë me 165 milionë euro Serbinë në sektorin e energjisë, një marrëveshje e cila është shfytëzuar nga presidenti serb, Vuçiç për të përcjellë mesazhe politike.
Dua që populli të dijë se Serbia është shumë e varuru nga BE-ja dhe se Serbia vështirë se mund të ecë para pa BE-në, në mos fare. Ata që prezantojnë mundësinë e alternativave të tjera më të mirë dhe të sigurta nuk thonë të vërtetën
Spanjë, 258 milionë € për trena më të mëdhenj se tunelet e vendit!!!
Tenderat duket se janë problematikë kudo. Në Spanjë raportohet se janë shpenzuar 258 milionë euro për trena më të mëdhenj se tunelet në vend. rasti është ekspozuar nga “El Comercio” dhe deri më tani janë shkarkuar dy drejtues të transportit.
Kufizim të aksesit të Ukrainës në Starlink. Musk: Nuk do çojmë në Luftën III Botërore
Elon Musk ka deklaruar se kufizimi i aksesit në internet përmes Starlink për ushtrinë ukrainase është bërë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
Starlink është shtylla kurrizore e komunikimit të Ukrainës, sidomos në linjat e frontit ku thuajse të gjitha lidhjet e tjera të internetit janë shkatërruar. Por ne nuk do të mundësojmë përshkallëzimin e konfliktit që mund të çojë në Luftën III Botërore
Filma që mërzisin shtete
Ministri francez i Forcave të Armatosura, Sébastien Lecorn, ka reaguar ndaj portretizimit të forcave franceze e Disneyt, “Black Panther”. Reagimi i ministrit erdhi pas një pyetje për faktin se forcat franceze që ndërhyjnë në film kishin uniformat e trupave aktuale franceze në Mali, që ndodhet aty që nga viti 2013 me kërkesë të qeverisë franceze.
Stoltenberg njofton se nuk do të kërkojë mandat tjetër në drejtimin e NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoletenberg nuk ka ndërmend të zgjasë mandatin e tij në detyrë. Kështu është shprehur zëdhënësja Oana Lungescu, që ka vënë në dukje se Stoltenberg e ka zgjatur 3 herë mandatin dhe ka shërbyer për një total prej 9 vjetësh në detyrë.
Gazetari i njohur Seymour Hersh: Incidenti në Balltik, i urdhëruar nga Biden dhe realizuar nga CIA
Media të ndryshme kanë qarkulluar një shkrim të një gazetari të njohur investigativ, Seymour Hersh, fitues i çmimit “Pulitzer”, sipas të cilit incidentin e sabotimit të tubave të Nord Stream në detin Balltik më shatorin e vitit të kaluar e ka urdhëruar presidenti amerikan Joe Biden dhe ai është kryer nga marina dhe CIA.