Blloku Bota
Epidemia e ullinjve në Pulia, një "fitore" e konspiracionit mbi shkencën
Në 2013, në Pulia të Italisë, u regjistrua një nga epidemitë më të rënda të bimëve në botë. Bakteri (i pashërueshëm) Xylella fastidiosa preku ullinjtë, duke shkatërruar 21 milionë pemë.
Xylella është një patogjen karantine, që do të thotë: prerja e pemëve të infektuara është e domosdoshme për të shpëtuar ato që nuk janë prekur ende.
Megjithatë, puliezët vendosën të mos i besojnë shkencës, por teorive të konspiracionit.
Zgjerimi i NATO-s në Azi sjell luftë
Edhe Kina e sheh me shqetësim zgjerimin e NATO-s. Ministria e Jashtme kineze, në një deklaratë zyrtare, tha se zgjerimi i NATO-s në rajonin e Azi-Paqësorit do të dëmtojë stabilitetin.
"Zgjerimi i vazhdueshëm i NATO-s drejt lindjes në rajonin e Azi-Paqësorit dhe ndërhyrja e aleancës në çështjet rajonale do të dëmtojnë në mënyrë të pashmangshme paqen dhe stabilitetin", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, e cituar nga TASS.
Korrupsion i lartë edhe në BE. Komisionerja Jourova: Po vret demokracinë tonë!
Komisioni Europian ka dalë së fundmi me disa propozime të reja për harmonizimin e rregullave antikorrupsion brenda bllokut.
Korrupsioni është si një kancer, ai po vret demokracinë tonë, besimin e njerëzve në institucionet demokratike
citohet Komisionerja e BE-së, Vera Jourova.
Greqia kundërshton në OKB pretendimin libian për kufirin detar
Problemi i delimititimit të ujërvae territoriale në Mesdheun Lindor ka ridalë sërish në sipërfaqe si problem ndërkombëtar, teksa Athina zyrtare është ankuar zyrtarisht në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Përmes përfaqësuesit të Përhershëm të saj Evangelos Sekeris, Greqia ka përcjellë “kundërshtimin e plotë” ndaj pretendimeve të Libisë për kufijtë e zonave deyare.
“Elitat amerikane po planifikojnë ndarjen e Rusisë”
SHBA dhe aleatët e saj po kërkojnë të ruajnë pushtetin e tyre duke shpërbërë Rusinë. Sekretari i Këshillit të Sigurimit në Moskë, Nikolay Patrushev, akuzon institucionet perëndimore se po hartojnë plane për këtë qëllim. Në një intervistë të botuar nga gazeta "Izvestia", të cilës i referohet RT, Nikolay Patrushev tha se Perëndimi po përpiqet të ndikojë në rendin global përmes "shkatërrimit të Rusisë ose dobësimit të saj në nivelin e një vendi të dorës së tretë nën menaxhimin e huaj".
Ekuilibri gjerman
Gjermania po shfaqet përherë e më shumë si ekuilibruesi i Europës. E pse jo, në një kontekst, edhe i Perëndimit. Për vetë natyrën e relacioneve ekonomike të saj në dekadat e fundit, Gjermania po bën gjithçka që të mos hedhë në erë atë që arriti në periudhën pas Luftës së Ftohtë, duke iu shmangur stigmave të dëmshme të atyre që edhe brenda doktrinave të veta të politikës së jashtme dhe të sigurisë, përkufizohen si “rivalë sistemikë”.
Militarizim i ekonomisë europiane
Agjencia ruse e lajmeve “Tass” citon burime të vetat në Komisionin Europian sipas të cilëve Brukseli ka vendosur në agjendë zyrtare atë që agjencia e quan “militarizim të ekonomisë europiane”.
Kështu sipas këtij raportimi, BE-ja po vendso si prioritare prodhimin e armëve dhe municioneve krahas energjisë së gjelbër dhe prodhimin e pastër. Paketa e propozuar supozohet të publikohet sot dhe në të parashikohet akordimi i 1.5 miliardë eurove.
Drecun: Hapja e urës së Mitrovicës, rrezik për dëbimin e serbëve
Vendimin e Prishtinës zyrtare për të hapur për qarkullim urën kryesore mbi lumin Ibër, në Mitrovicën e Veriut, në Serbi e shohin si kërcënim. Millovan Drecun, i cili drejton komisionin parlamentar serb për Kosovë-Metohi, thotë se mbi Ibër janë disa ura të tjera të kalueshme, por Ura e Mitrovicës është më e rëndësishmja.
Video/Në nderim të një "martiri të ideologjisë"
Rreth një mijë militantë të së djathtës ekstreme janë mblehdur në Milano, rruga “Paladini”. Në përkujtim të vdekjes së Sergio Ramelli, anëtar i Frontit të Rinisë, vrarë nga përfaqësues të ekstremit të djathtë më 29 prill 1975.
Ceremonia është e përvitshme dhe ajo shtjellohet me përshëndetjen fashiste, reminishencë e një kohe të cilën nuk po e gërryen asgjë.
Egjeu është i mbushur me mikroplastikë
Deti Egje është i mbushur me mikroplastikë. Një studim i ri i kryer studiuesit italianë dhe meksikanë gjeti se plastika është e pranishme në shkallë të gjerë në botën ujore.
