Blloku Bota
200 milionë euro për të mos prerë pemët
Një fond prej 200 milionë eurosh do t’i jepet Rumanisë për të shpëtuar nga prerja pyjet e saj. Skema e miratuar nga Komisioni Europian parashikon që përfituesit e këtij fondi të jenë fermerët rumunë, të cilët në këmbim të pagesës, nuk do t’i presin drurët e pyjeve të vendit.
“Skema synon të mbrojë biodiversitetin, të përmirësojë ekosistemin dhe të ruajë habitatet dhe peizazhet”, thuhet në një njoftim për shtyp të KE.
Polonia çon 10 mijë trupa në kufirin me Bjellorusinë
Polonia do të stacionojë 10 mijë trupa në kufirin me Bjellorusisë.
“Rreth 10 mijë ushtarë do të vendosen në kufi. 4 000 do të mbështesin direkt Rojën Kufitare, ndërsa 6 000 do të jenë rezervë” , tha ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak.
Zjarret shkatërrojnë ishujt në Havai (VIDEO)
Të paktën 6 persona kanë humbur jetën një valë të paprecedent zjarresh që kanë përfshirë Big Island (Ishullin e Madh) dhe Mauin, në Havai. Guvernatori i shtetit amerikan, Josh Green, tha se qyteti i Lahanias është shkatërruar dhe qindra familje janë evakuuar.
Në perëndim të Mauit, zonë me resorte, për shkak të dëmtimit të rrjetit, është i pamundur çdo lloj komunikimi me celular.
“Duket sikur e gjithë zona është bombarduar gjatë një lufte”, ishte përshkrimi i njërit nga pilotëve që fluturuan mbi Maui.
Loja përsëritet në Kosovë/Reforma është domosdoshmëri, vettingu është zgjidhja!
Reforma është domosdoshmëri, vettingu është zgjidhja
Këto fjalë ka thënë sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një mbledhjeje të qeverisë së drejtuar prej tij. Ai ka sjellë shembuj dhe shifra sondazhesh për besueshmërinë e ulët të drejtësisë në Kosovë, duke iu referuar USAID-it dhe PNUD-it, dy ente që kanë organizuar vrasje të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
55 mijë euro për flokët dhe grimin e Merkelit
Taksapaguesit gjermanë kanë paguar 55 mijë euro për flokët dhe grimin e ish-kancelares Merkel, qëkur ajo la detyrën. Prej dy vjetësh, pavarësisht se ka lënë postin kryeministror, qeveria gjermane i paguan Merkelit disa shërbime.
Kryeministri i ri i Nigerit. SHBA sugjeron diplomacinë
Diplomacia është mjeti i preferuar për zgjidhjen e krizës në Niger. Kështu është shprehur sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken që raportohet se ka zhvilluar bisedime me krerët e grushtit të shtetit në shtetin afrikan.
Ndërkohë këta të fundit kanë caktuar si kryeministër të ri të vendit, Ali Mahaman Lamine Zeine, ish-shefi i kabinetit të ministrit të Financave.
Hap i ri nga Ankaraja: BE-ja nuk mund të jetë aktor global pa Turqinë!
Minitri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka deklaruar gjatë Konferencës së 14-të të Ambasadorëve se pozicioni i Turqisë është përcaktues që BE-ja të marrë një rol qenësor në skenën globale.
Është e rëndësishme që t’i qasemi marrëdhënieve Turqi-BE me një perspektivë vizionare në një periudhë të re dhe të rigjallërojmë procesin me fokus anëtarësimin e plotë. BE-ja pa Turqinë nuk mund të jetë një aktor global
është shprehur Fidan.
Letër publike nga disa shtete: SHBA-BE, të njëanshme në krizën e fundit në Kosovë
Gazeta gjermane “Tagesspiegel” publikon një letër që ekspertë të politikës së jashtme i kanë bërë autoriteteve në BE, SHBA dhe Britaninë e Madhe që të ndërmarrin një qasje më të ashpër ndaj Serbisë së Aleksander Vuçiç. Sipas tyre, Beogradi zyrtar po ndjek politika destabilizuese në Ballkan, nuk po rreshtohet me sanksionet ndaj Rusisë, çka përbën arsye të mjaftueshme që gjuha ndaj tij të ndryshojë.
Kërcënimi bërthamor ngrihet sërish mbi globin
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se hijet e luftës bërthamore ngrihen sërish mbi mbarë globin.
Daullet e luftës bërthamore po bien sërish. Mosbesimi dhe ndarjet po shtohen. Disa vende…kërcënojnë të përdorin këtë mjetet të asgjësimit
ka thënë Guterres.
Ai ka bërë thirrje për braktisjen tërësore të armëve bëtrthamore që sipas tij mbetet prioriteti kryesore i Kombeve të Bashkuara.
Në emër të demokracisë/Franca mbështet opsionin ushtarak për krizën në Niger
Grushti i shtetit në Niger ka provuar të disatën herë se Emmanuel Macron luan për strategjinë e madhe, por nuk e ka një të tillë. Seriali i dështimeve të tij në politikën e jashtme nuk ka të sosur: Liban, Turqi, Siri deri diku, në BE me krizën e sforcuar me Gjermaninë, për të mbërritur te poshtërimi në Australi vitin e kaluartv kur iu anullua një kontratë për nëndetëse bërthamore, të cilat iu kaluan ShBA.