Blloku Bota
Valë e re e SARS-CoV-2, rriten rastet e reja
Numri i rasteve të reja me virusin SARS-CoV-2 është rritur javët e fundit. Në SHBA, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raporton rritje të rasteve pozitive dhe shtrimeve në spital.
Grushti i shtetit në Niger sjell frikën për një tjetër krizë energjetike
Trazirat në Niger kanë ngritur shqetësimin për energjinë bërthamore dhe ndikimin e saj në portofolin energjetik të Francës. Politikat energjetike të Francës, që e kanë origjinën që në kohën e Charles de Gaulle, e bëjnë sistemin e saj të energjisë elektrike të varur nga energjia bërthamore në masën 70%. Franca është eksportuesi më i madh neto në botë i energjisë bërthamore, çka i sjell çdo vit më shumë se 3 miliardë euro të ardhura.
Tensione në kufirin polako-bjellours. Minsku: Po kërkohet sebepi për të dislokuar trupa
Zv.ministri polak i Mbrojtjes Wojciech Skurkiewicz ka deklaruar se vendi i tij do të përgjigjet në mënyrë adekuate ndaj kërcënimeve të Bjellorusisë. Një ditë pas lajmit se helikopterë ushtarakë bjellorusë kishin shkelur hapësirën ajrore polake, zv.ministri polak ka dalë me deklaratë duke sqaruar ndër të tjera se:
Ne e dimë se kush është armiku ynë në kufijtë lindorë. Nëse situata të tilla vijojnë dhe do të ketë një përshkallëzim tensionesh, atëherë veprimet tona do përgjigjen reciprokisht ndaj kërcënimeve. Situata me helikopterët synonte Poloninë dhe NATO-n
Tajani: Perëndimi të shmangë ndërhyrjen ushtarake në Niger. Do dukej si kolonizim i ri
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ka bërë thirrje që Perëndimi të shmangë një ndërhyrje ushtarake në Niger. Grushti i shtetit në vendin afrikan ka provokuar reagime ndërkombëtare ndërkohë që grupimi rajonal afrikano-perëndimor, ECOWAS, ka kërcënuar se do të përdorë forcën për rikthyer në pushtet presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike.
Ne duhet të punojmë që demokracia të fitojë. Ne duhet të përjashtojmë çdo nismë për ndërhyrje ushtarake për shkak se do të perceptohet si kolonizim i ri
Zgjedhjet në veri, Kurti anashkalon sugjerimet e BE-së. Ndjek rrugën ligjore
Kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës do të largohen përmes një iniciative qytetare. Qeveria e Kosovës ka zgjedhur këtë mënyrë për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Vendimi është marrë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila ka caktuar një grup pune që do të hartojë Udhëzimin Administrativ për caktimin e procedurave. Data 1 shtator është caktuar si afati i fundit për përfundimin e këtij udhëzimi.
Dyshja e "ambiguitetit konstruktiv" që dëmtoi më shumë se kushdo Kosovën dhe rajonin
Opinionisti i “Koha Ditore”, Augustin Palokaj, shkruan në një shkrim të djeshëm se sjellja e Bashkimit Europian gjatë ndërmjetësimit të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, ishte e tillë që e dëmtoi procesin. Duke menduar se ambiguiteti do të ishte një mjet në duart e palëve për të prezantuar në mënyrë të përshtatshme para opinionit publik propozimet e bëra, BE-ja, konkretisht dyshja Lajçak-Borrell, kanë minuar të gjithë ecurinë e dialogut.
Lufta ka për të qenë e gjatë. Putin nuk donte pushtimin e Ukrainës, vetëm neutralitetin
Lufta në Ukrainë ka për të zgjatur, qoftë edhe në formën e një konflikti të ftohtë. Kështu mendon politologu i njohur amerikan, John Mearsheimer, i cili në një intervistë për “The Grayzone” ka deklaruar se e vetmja mënyrë që Ukraina të hyjë në NATO, është të arrijë një fitore vendimtare ndaj Rusisë brenda kufijve të vet shtetërorë.
Puçistët në Niger akuzojnë Francën për ndërhyrje ushtarake
Junta ushtarake që mori pushtetin në Niger akuzoi Francën se po planifikon të nisë një operacion për të rikthyer në pushtet presidentin Mohamed Bazoum.
Ministria e Jashtme franceze nuk e komentoi akuzën, por tha se Parisi e njeh Bazoumin si autoritetin e vetëm legjitim në vendin e Afrikës Perëndimore dhe se është i fokusuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe interesave të tij atje.
“Lufta bërthamore nuk është më e keqe se ndryshimi i klimës”
Kërcënimi i asgjësimit bërthamor nuk është më serioz se kërcënimi që përbën ndryshimi i klimës. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se ndryshimi i klimës mbetet sfidë ekzistenciale për njerëzimin.
Britania do luftë mes Serbisë dhe Kosovës? Vuçiç: Nuk jam i sigurtë për asgjë
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka pranuar indirekt tezën se autoritetet në Kosovë i mbështet në politikën e vet Britania e Madhe. Ose të paktën Britania e Madhe, oficerë të shërbimeve sekrete të saj që presupozohet se duan të inskenojnë një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për Tv Prva, cituar nga media të ndryshme në Serbi, Vuçiç ka deklaruar se shërbimet serbe po analizojnë lajmet e ndryshme që qarkullojnë në shtyp dhe televizion.