Blloku Bota
Përmbytjet shkatërrojnë Dernën në Libi (VIDEO)
Në Libi, përmbytjet kanë shkatërruar një të katërtën e qytetit Derna. Stuhia që nisi natën shkaktoi vdekjen e qindra njerëzve, pasi ndërtesa të tëra u morën përpara nga ujërat. Trupa të pajetë vijojnë të dalin në brigje.
"Deti po nxjerr vazhdimisht dhjetëra trupa", i tha Reuters me telefon Hichem Abu Chkiouat, ministër i aviacionit civil në administratën që drejton Libinë lindore.
Puls i ri për zgjerimin e BE-së. Sytë nga Ukraina si kufi i Perëndimit
E ardhmja e Ukrainës është në Unionin tonë
Problemi janë Borrell dhe Lajçak
14 shtatori do të jetë data e takimit mes presidentit serb Aleksander Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Mediat në Kosovë raportojnë se takimi do të ndërmjetësohet nga kreu i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe emisarit europian për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, pas takimeve të mëveçme me të dy drejtuesit.
Takimi do të jetë i fokusuar në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale
“Kemi fituar dyfishin e atyre që na sekuestroi Perëndimi”
Rusia ka bërë dyfishin e sasisë së arit dhe rezervave valutore të ngrira nga Perëndimi vitin e kaluar, tha presidenti Vladimir Putin në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok.
“E di që rezervat tona të arit dhe valutës janë të ngrira. Po, tashmë kemi fituar dy herë më shumë. Le të mos flasim as për këto 300 miliardë dollarë, po flasim për minimin e besimit tek ata që e bënë këtë”, citon RT presidentin rus.
NATO do të mbajë stërvitjen më të madhe në Europë që nga Lufta e Ftohtë
NATO do të zhvillojë stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake që nga epoka e Luftës së Ftohtë në Evropën Perëndimore në fillim të vitit të ardhshëm. Sipas Financial Times, stërvitjet do të simulojnë përgjigjen e bllokut ndaj një pushtimi hipotetik rus dhe synojnë të rrisë gatishmërinë për një skenar të tillë.
Kina mund të jetë sfidë, por jo armike
Për Britaninë, Kina nuk është armik, por një sfidë.
Na duhet marrëveshje e re ne Turqinë për imigracionin ilegal
Ministri grek për Migracionin dhe Azilin, Dimitris Kairidis ka kërkuar një marrëveshje të re mes BE-së dhe Turqisë për të përballuar numrin në rritje të imigrantëve. Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, Kairidis ka sugjeruar që të Gjermania të ndërmjetësojë një marrëveshje të re, çka njofton se marrëveshja e arritur mes ish-kancelares Merkel dhe presidentit turk, Erodgan, nuk mjafton më.
Beogradi nën akuzë nga serbët për krijim tensionesh në Kosovë
Rashiq: Arrestimi i Radimiroviq, taktikë e vjetër e Serbisë
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka cilësuar taktikë të Serbisë ndalimin e drejtorit të Administratës në Komunën e Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq.
Rashiq tha në një konferencë shtypi se kjo taktikë ndiqet nga pala serbe prej 7-8 vjetësh.
Një alternativë amerikane për Belt&Road prezantohet në G20
Një projekt shumëkombësh hekurudhor dhe i transportit detar që lidh Indinë me Lindjen e Mesme dhe Evropën është njoftuar në nisje të samitit të G20 në Nju-Delhi. Propozimi i ri shihet si një sfidë për ambiciet ekonomike të Kinës në rajon.
Korridori, i cili do të përfshijë Indinë, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordaninë, Izraelin dhe Bashkimin Evropian, do të ndihmojë në nxitjen e tregtisë, ofrimin e burimeve të energjisë dhe përmirësimin e lidhjes dixhitale.
Nigeri: Franca po përgatit agresion ushtarak
Nigeri pretendon se Franca po planifikon një ndërhyrje ushtarake në ish-koloninë e saj, ku pak javë më parë një grusht shteti rrëzoi presidentin.
Zëdhënësi i juntës ushtarake që mori pushtetin thotë se Franca po mbledh trupa në disa vende të rajonit, për të realizuar qëllimin e saj.
Marrëdhëniet midis Nigerit dhe ish-fuqisë koloniale Francës u përkeqësuan pas një grusht shteti në korrik.