Blloku Bota
Rusia premton ndërtimin e "një industrie bërthamore në Bangladesh"
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se vendi i tij do të ndihmojë Bangladeshin të ndërtojë industrinë e vet bërthamore. Gjatë një videomesazhi me rastin e dorëzimit të karburantit bërthamor rus për centralin Rooppur të Bangladeshit, Putin ka sqaruar termat e bashkëpunimit.
Sanksione ndaj Serbisë, pastaj rinisje e dialogut
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar në Samitin e liderëve europianë në Spanjë, se rinisja e dialogut me Serbinë ka si kush vendosjen e sanksioneve ndaj kësaj të fundit për sulmin e Banjskës.
Nuk ka arsye për t’u takuar para se të ndërmerren sanksionet ndaj Vuçiçit, fillimisht sanksionet dhe më pas mund të flasim për të tjerat
citohet ajo.
Akuza: Klani i Mitrovicës pagoi 1 milionë euro për vrasjen e dy inspektorëve në Beograd!
Lidhja e Milan Radoiçiç me pushtetin e Aleksander Vuçiç shkon shumë thellë.
Radoiçiç, rrëmbyes, kontrabandist dhe pika e lidhjes edhe me politikën shqiptare
Materiali më poshtë përshkruan karrierën e një njeriu të krimit në politikë, që sot gëzon mbrojtjen e Beogradit.
■ Millan Radoiçiq u lind më 21 shkurt 1978 në Pejë. Deri më 1999 jetoi në Gjakovë. Sipas informatave të paverifikuara ka qenë pjesëmarrës në konfliktin e Kosovës si shumica e civilëve serbë në Dukagjin, të cilët u pajisën me armë nga magazinat ushtarake.
■ Një burim i NIN potencoi mundësinë që ai në atë kohë të jetë njoftuar me gjeneralin Bozhidar Deliq, i cili vdiq në Moskë në gusht 2022 në Moskë. Deliq akuzohej për krime të luftës në Kosovë.
Diplomë në magji
Nga viti i ardhshëm, në Universitetin e Exeter-it në Britaninë e Madhe, do të hapen studimet master në magji dhe shkenca okulte. Programi studimor ofrohet pasi është vënë re një "rritje e interesit për magjinë". Programi i ri njëvjeçar ofron një mundësi për të studiuar historinë dhe ndikimin e magjisë në mbarë botën në shoqëri dhe shkencë. Profesorë me ekspertizë në histori, letërsi, filozofi, arkeologji, sociologji, psikologji, dramë dhe fe do të tregojnë rolin e magjisë në Perëndim dhe Lindje.
Hungaria, objektivi i parë i Aktit Europian për Lirinë e Medias
Akti Europian për Lirinë e Medias është miratuar nga Parlamenti Europian të martën. Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Věra Jourová, thotë se ky do të jetë një sinjal i madh paralajmërues për vendet anëtare.
Pompeo: Roli i Amerikës është zbehur nën presidencën e Bidenit
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, thotë se pasi në SHBA e morën pushtetin demokratët, bota u bë një vend më i pasigurt. Në një intervistë për Kathimerinin, Pompeo thotë se roli i Amerikës në skenën botërore është zbehur dhe aleatët po ndihen të braktisur.
Braverman: Laburistët e mbushën Britaninë me emigrantë të paligjshëm
Ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman, paralajmëroi një uragan emigrantësh duke kritikuar ashpër liberalët.
Në një konferencë të konservatorëve, Braverman tha se Karta e të Drejtave të Njeriut duhej të ishte emërtuar Karta Kriminale e të Drejtave.
Braverman i ashpërsoi tonet kur një anëtare konservatore e Asamblesë së Londrës u dëbua nga salla e konferencave pasi e sulmoi, duke thënë se e ka bërë partinë "transfobike".
Sanchez në “dorë” të separatistëve
Në Spanjë, Partia Popullore e qendrës së djathtë, nuk ia doli të formonte kabinetin e ri. Pasi lideri i saj, Alberto Nunez Feijo, nuk siguroi dot mbështetjen e Parlamentit për t’u bërë kryeministër, mbreti Filip VI ngarkoi kryeministrin e përkohshëm, Pedro Sanchez, të përpiqet të formojë një qeveri.
Në Beograd drejton një karagjoz që bën zarare
24 shtator. Në Banjskë sulmohet një patrullë policie prej nga ku vritet një polic i Kosovës dhe plagosen 2. Sulmuesit, rreth 30 në numër izolohen në një manastir, rrethohen aty dhe 4 vriten, të tjerë arrestohen, të mbeturit largohen në Serbi.
25 shtator, Lista Serbe dhe Serbia shpallin ditë zie kombëtare.
25 shtator. Numri dy i Listës Serbe, Milan Radoiçiç pranon nga Ministria e Brendshme e Serbisë përgjegjësinë për organizimin e sulmit.