Blloku Bota
“Shengeni është prishur”
“Shengeni nuk ka vdekur, por është prishur, prandaj ne duhet ta rregullojmë”, tha ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Kerner, në Luksemburg, gjatë një takimi të përbashkët për shtyp me homologen e tij gjermane, Nancy Faeser.
Për përfaqësuesit e Vjenës dhe Berlinit, rivendosja e kontrolleve të kufijve të brendshëm është "e nevojshme" përballë "presionit" të "konsiderueshëm" migrator.
Gratë kërkojnë përfshirje në Kishën Katolike
Gratë kërkojnë më shumë vend në Kishën Katolike. Një grup përfaqësuesesh të kësaj lëvizjeje janë mbledhur në Romë për të përcjellë kërkesën e tyre. Nga Europa, Shtetet e Bashkuara, Kolumbia, India apo Afrika e Jugut, ato thonë se i bashkon fakti se janë të përjashtuara nga rolet kryesore në atë që shumë e shohin si një Kishë "patriarkale dhe maço".
Izraeli të mos bëjë gabimin e ndërhyrjes tokësore në Gaza
Ish-kreu i shërbimit amerikan të inteligjencës, CIA, David Petraues, ka paralajmëruar Izraelin për opsionin e një ndërhyrjeje tokësore në Gaza. Duke folur për “Politico”, ai e ka krahuasuar eventualitetin e një zhvillimi të tillë me ngjarjet e Mogadishos më 1993, por të shumëfishurara për nga intensiteti.
Nëse Hamas është po aq kreativ sa ç’ishte në atë sulm barabar dhe të papërshkrueshëm, atëherë do të shohim kamikazë, pajisje të improvizuara eksplozivi, prita dhe kështu realiteti urban nuk mund të jetë më sfidues se kaq
Portugalia nuk do t’u japë më shtetësi hebrejve sefardikë
Parlamenti i Portugalisë ka miratuar një projekt-ligj që i jep fund ligjit të shtetësisë për pasardhësit e hebrenjve sefardikë (diaspora hebreje në Gadishullin Iberik) që u dëbuan gjatë Inkuizicionit Spanjoll.
Projektligji, i cili mund të hyjë në fuqi më 1 janar, kaloi në diskutimin e parë me mbështetjen e Partisë Socialiste në pushtet pas një debati të ashpër. Më pas do të rishikohet dhe do të amendohet nga Komisioni i Parlamentit për Çështjet Kushtetuese, të Drejtat, Liritë dhe Garancitë.
Turqia premton ndihmë për anëtarësim të Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-S
Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, gjatë vizitës në Prishtinë konfirmoi mbështetjen për anëtarësim në Kombet e Bashkuara dhe NATO.
Ne përkrahim sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në qarqet ndërkombëtare. E theksuam faktin që duke nisur nga Kosova, paqja, mirëqenia dhe siguria në Ballkan çështje me rëndësi të madhe për ne”, theksoi ai.
Turqia ka marrë drejtimin e KFOR-it dhe Guler premoi realizimin e kësaj detyre me neutralitet.
Fotolajm/Konferencë për shtyp mes viktimave në spitalin e Gazas!
Në rrjetet sociale po qarkullon fotoja e një konference për shtyp siç quhet e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza mes viktimave të sulmit në spital.
Taksë e veçantë për pasanikët e Europës, nis mbledhja e firmave
Taksimi i të pasurve të Europës mund të gjenerojë më shumë se 200 miliardë euro. Fushata “Takso të pasurit” është lançuar nga Qytetarët Europianë (ICE) dhe synon që pas mbledhjes së firmave t’i drejtohet Komisionit Europian me kërkesën për të shtuar taksën e re.
Video/Sulm mbi spital në Gaza. Qindra të vdekur, Izraeli mohon përgjegjësinë
Një sulm i Izralelit në një spital në Gaza ka sjellë si pasojë vdekjen e qindra njerëzve. Në rrjetet sociale qarkullojnë video me pamje të të vrarëve, ndonëse mbeten ende të pakonfirmuara në vërtetësinë e tyre.
Si pasojë e kësaj që po ndodh në Bregun Perëndimor kanë nisur protestat kundër kreut të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas që po qëndron në periferi të katastrofës humanitare që po i afrohet Palestinës.
Politizimi i biçikletës
Trendi i biçikletave në rrugët e Europës nuk është më ai i pari. Dhe arsyet për këtë “shfryrje të gomave” janë para së gjithash politike. Në kontinentin e vjetër nuk është e vogël pakënaqësia me përpjekjet për të ulur përdorimin e makinave dhe shumë politikanë kanë filluar të rreshtohen në krahun e atyre që mbështesin shoferët e klasës punëtore.
Garantorë dhe zgjidhje me dy shtete, propozimi turk për konfliktin në Lindjen e Mesme
Turqia po tenton të krijojë një model të ri ndërmjetësimi për zgjidhjen e krizës Izraeli-Palestinë. Ajo synon të përfshijë shtetet e rajonit dhe atë perëndimore si garantues dhe të shkojë drejt një zgjidhjeje afatgjatë mbi principin e dy shteteve.
Ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, tha të hënën se Turqia ka dy prioritete në lidhje me konfliktin e riaktivizuar: mbrojtja e civilëve dhe ndihma humanitare nga njëra anë dhe përpjekja për të gjetur një zgjidhje afatgjatë nga ana tjetër.