Blloku Bota

Ambasadori i Gjermanisë, Rohde: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO

Postuar në 26 Tetor, 2023 13:54

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar gjatë aktivitetit të Ministrisë kosovare të Mbrojtjes, “FSK dhe partnerët 2023” se Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s.

Gjermania vazhdon të mbetet partnere e fuqishme dhe e besueshme e Kosovës që nga pavarësia dhe në këtë frymë ne e mbështesim plotësisht procesin transformues të FSK-së.

Gjermania do ta vazhdojë të mbështesë FKS-në. Dua t’u bashkohem parafolësve të mi dhe të theksoj qëllimin strategjik që një ditë Kosova duhet të bëhet anëtare e familjes së NATO-s

Izraeli nis operacion të kufizuar tokësor në Gaza

Postuar në 26 Tetor, 2023 12:56

Izraeli ka nisur një ofensivë të kufizuar tokësore në Gaza duke inauguruar një strategji veprimi që është kundërshtuar shumë.

Trupa të këmbësorisë dhe tanket janë dërguar në veri të Rripit të Gazës dhe në krye të ofensivës është caktuar brigada Givati dhe divizioni i 162-të i blinduar ka qenë pjesë e mbështetjes për atë që mediat izraelite e quajnë “faza tjetër e luftës”.

Krizë mes Izraelit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

Postuar në 25 Tetor, 2023 17:18

Izraeli ndodhet aktualisht në një krizë të dyfishtë që përfaqëson në të vërtetë sinjalet se bota ku jetojmë nuk miraton më unanimisht vendimet e aleatëve të tij. Përveç problemeve me situatën e sigurisë dhe Hamasin, ka një lloj tensioni diplomatik në prag të një krize për shkak të disa deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres i cili duke folur për krizën e tanishme, ndër të tjera deklaroi se:

Erdogan propozon konferencë ndërkombëtare për konfliktin në Palestinë: Hamasi, organizatë çlirimtare

Postuar në 25 Tetor, 2023 15:46

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka propozuar një konferencë ndërkombëtare paqeje për të trajtuar konfliktin izraelito-palestinez.

Qeveria e Kosovës bie dakord për diskutimin e Planit të ri europian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Postuar në 25 Tetor, 2023 11:57

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se kryeministri i vendit Albin Kurti i është përgjigjur pozitivisht propozimit perëndimor për një plan të ri të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Drafti i ri i Asocacionit nga BE, mediat në Kosovë qarkullojnë idenë e njohjes nga Greqia

Postuar në 24 Tetor, 2023 21:13

Koha Ditore” ka cituar një analist në Kosovë, Rron Gjinovci, sipas të cilitë takimi i 26 tetorit mes Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiç mund të sjellë një lëvizje të madhe për vendin. Sipas tij, duhet parë te propozimi i ri i Bashkimit Europian, që është cilësuar prej zëdhënësit të KE-së, Peter Stano, si një “draft shumë modern”, një politikë ndryshe që lidhet në fakt me një ofertë të re për Prishtinën.

Ukraina: Perëndimi të prodhojë armë për veten dhe për ne  

Postuar në 24 Tetor, 2023 16:07

Ukraina u kërkon demokracive perëndimore të rrisin investimet në armë. Në një intervistë për Politico, ministri i Ukrainës për Industritë Strategjike, Oleksandr Kamyshin, kërkoi që vendet perëndimore të përshpejtojnë prodhimin e raketave, predhave dhe dronëve ushtarakë sa më afër vijës së frontit.

Takim i ri Vuçiç - Kurti

Postuar në 24 Tetor, 2023 15:07

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka njoftuar se do të takohet brenda disa ditëve me kryeminstrin e Kosovës Albin Kurti.

Pres që unë dhe Kurti të jemi në Bruksel sërish në dy apo tri ditëve. Na takon ne të shpëtojmë Serbinë nga të gjitha masat e mundshme dhe shkatërrimi i interesave tona kombëtare dhe besoj se do ia dalim

citohet të jetë shprehur Vuçiç.

Orban: BE, një parodi e keqe e ish-Bashkimit Sovjetik

Postuar në 24 Tetor, 2023 11:50

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, akuzoi Bashkimin Europian se po kërkon të arrijë të njëjtin dominim si Bashkimi Sovjetik dikur. Në përvjetorin e kryengritjes së Hungarisë, në vitin 1956, kundër BS, Orban tha se BE po tenton t’i heqë Budapestit identitetin.

A nuk po vuajnë edhe palestinezët njësoj si ukrainasit?

Postuar në 23 Tetor, 2023 15:40

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian e gjetën veten përpara akuzave për hipokrizi dhe standarde të dyfishta lidhur me qasjen e tyre ndaj Rusisë dhe Izraelit gjatë Samitit të Paqes të së shtunës në Kajro. Në takimin ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e 30 vendeve dhe disa organizatave ndërkombëtare dhe rajonale, qëllimi ishte të diskutohej mbi mënyrat e zgjidhjes së konfliktit të vazhdueshëm izraelito-palestinez.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota