Blloku Bota
Egjipti refuzon kërkesën e SHBA-ve për të strehuar palestinezët
Egjipti nuk ka rënë dakord të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza, pavarësisht përpjekjeve intensive të Perëndimit. Lajmi u konfirmua nga një postim i presidentit Biden në X, ku ai shprehet se pas bisedës me homologun egjiptian, Abdel-Fattah El-Sisi, është rënë dakord për “të punuar së bashku dhe për të diskutuar mbi rëndësinë e mbrojtjes së jetëve të civilëve, respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe garancitë se palestinezët e Gazës të mos zhvendosen në Egjipt apo ndonjë vend tjetër”.
Në kërkim të hebrenjve/Sulmohet aeroporti i Makhachkal në Dagestan
Një grup personash kanë sulmuar mbrëmjen e sotme aeroportin Makhachkal në Dagestan, Rusi për të kërkuar pasagjerë hebrenj pasi zbuluan se një aeroplan nga Tel Avivi ishte gati të ulej. Personat e dyshuar hynë në aeroport pasi mësuan se një avion i nisur nga Izraeli ishte ulur në pistë. Forcat ruse të sigurisë po punojnë për të qetësuar demonstruesit pro-palestinezë në aeroport. Ndërkohë piloti i avionit iu kërkoi pasagjerëve që të mos hapen dyert në këto rrethana. Aeroporti i Makhachkala është mbyllur për shkak të hyrjes së paautorizuar në aeroport, tha në një deklaratë Agjencia Federale e
T'i hiqen Kosovës masat ndëshkuese
Lavrov: Kriza në Gaza mund të vazhdojë me dekada, nëse jo shekuj
Shkatërrimi i Rripit të Gazës ose dëbimi i 2 milionë banorëve nga enklava palestineze rrezikon të shkaktojë një krizë që mund të zgjasë dekada, nëse jo shekuj, thotë ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov.
Në një intervistë për agjencinë Belta, të cilës i referohet TASS, Lavrov bën thirrje për përpjekje humanitare për të ndihmuar popullsinë e Gazës.
Rutte shpreh interes për detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s
Kryeministri hollandez, Mark Rutte, ka lënë të kuptohet se ai ka një interes për të marrë postin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.
Posti është shumë interesant,- citohet të jetë shprehur Rutte në Radion Hollandeze.
Nga njëra anë hetimet, nga ana tjetër raketat
Vende të ndryshme, dramë e njëjtë. Dhe mbi dramën e luftës qëndron tragjedia e cinizmit. Forcat ajrore të SHBA-ve kanë goditur këto ditë dy lokacion në Sirinë Lindore që sipas shërbimeve amerikane kanë lidhje me Kardën Revolucionare.
Irani paralajmëron SHBA: Do hapen fronte të reja lufte në Lindjen e Mesme
SHBA mund të përballet me pasoja të tmerrshme në Lindjen e Mesme nëse vazhdon të mbështesë Izraelin, ka paralajmëruar ministri i Jashtëm Iranian, Hossein Amir-Abdollahian.
Komentet e tij vijnë pas sulmeve amerikane në objektet ushtarake në rajon, që dyshohet se përdoren nga forcat e Teheranit.
Më mirë Vuçiç sesa opozita e Kosovës dhe qeveria e Shqipërisë për të kuptuar dialogun Serbi-Kosovë
Të gjithë bëjnë politikë dhe në fakt koha ikën. Një opozitar kosovar si Lumir Abdixhiku e ka interpretuar vendimin e Kurtit për të pranuar draftin e ri europian për Asocacionin se ky përbën zhbërjen e kauzës jetësore të Albin Kurtit. Të cilin e ka quajtur njeri të konfliktit, populist etj..
Rruga e nisur nga Perëndimi do na çojë në Katastrofë
Carlo Rovelli, fizikani i njohur italian, ka dalë së fundmi me një opinion publikur në “The Guardian”, përmes të cilit ngre shqetësimin mbi kursin e rrezikshëm të konfliktualitetit në botë. Duke e hapur opinionin e vet me një paralele me vitin 1914, Rovelli thekson se sot në “lojë është i gjithë planeti”.
Oferta e fundit: Kosova Asocacionin, Serbia Njohjen
Gjermania, Franca dhe Italia i kanë kërkuar Kosovës të nisë punën për themelimin e asociacionit. Në një letër të hapur dërguar qeverisë në Prishtinë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kërkuan nisjen e procedurave, në përputhje me draft-statutin e propozuar nga ndërkombëtarët më 21 tetor.