Blloku Billboard

Kufiri që na ndan dhe modeli që na bashkon

Postuar në 01 Gusht, 2017 12:19

Para pak javësh kryeministri Rama mohoi se kishte qenë në Greqi me pushime, madje kërkoi nga ministrat të ndjekin shembullin e tij dhe të pushojnë në Shqipëri. Nuk u kuptua nëse kjo ishte një ftesë për të shpenzuar paratë brenda vendit dhe kontribuar për ekonominë tonë, apo një notë spontane patriotizmi dhe krenarie që përputhet me frymën dhe disponimin antigrek të kthyer në modë qeverisjeje vitet e fundit.

Koalicioni me qytetarët, populizëm mbi një politikë që zbatohet prej kohësh

Postuar në 30 Korrik, 2017 23:06

Ndërmarrja e kryeminisrit Edi Rama që po zhvillohet në okelion e bashkëqeverisjes me qytetarët nuk është ndonjë risi, as në planin e dokumenteve politike dhe qeveritarë dhe as në qasje. Për më tepër ajo është konfirmim i dështimeve të njëpasnjëshme në përmbushjen e objektivave që vetë qeveritë i kanë vënë vetes, duke investuar para, adoptuar koncepte dhe dokumente dhe duke kërkuar ndryshime strukturore. Dështime të cilat në fakt vënë në diskutim edhe suksesin e metodave të reja që ndihmohen nga teknologjia. 

Ku rafsha mos u vrafsha!

Postuar në 28 Korrik, 2017 12:03

Në një intervistë para dy ditëve ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani, deklaroi ndër të tjera se “ShISh ka shpëtuar shumë jetë njerëzish”. Ai i referohej rasteve të parandalimit të akteve terroriste dhe këtu nuk kemi pse të vëmë në dyshim atë që thotë ish-kreu i Shtetit.

Por sjellja në vëmendje e këtij momenti nga intervista aq sa duhet të na kujtojë se nuk jemi larg goditjeve të terrorizmit, aq edhe vjen e merr një kuptim ironik, grotesk, në një konteskt si ky i yni, ku jeta vlen kaq pak, apo është paq e pasigurtë.

As në pushtet, as në opozitë. Thjesht në Pazar

Postuar në 26 Korrik, 2017 23:19

Ajo që ndodhi sot në mbrëmje në Këshillin Bashkiak të Tiranës na rikonfirmon shijen e hidhur të poshtërimit që buron nga një klasë politike që është aty për të bërë biznes. Si fillim duhet të pranojmë se propozimi për rritjen e çmimit të ujit nuk është absurd në vetvete, as edhe nuk i mungon objektiviteti.

Një presidencë normale e një "presidenti realist"

Postuar në 24 Korrik, 2017 22:24

Bujar Nishani ka dorëzuar sot detyrën e Presidentit të Republikës. Pas 27 vite pluralizëm dhe 19 vjetësh me Kushtetutën që sanksionon Republikën Parlamentare, është koha që të nisë e të shkruhet një historik i këtij institucioni që edhe sot e kësaj dite vuan mungesën e një ligji organik dhe traumën e linçimeve juridike të vazhdueshme.

Nishani ka preferuar ta mbyllë detyrën me një fjalë ku dominonte në përmbajtje fryma e realizmit.

Me optikën e një turisti

Postuar në 21 Korrik, 2017 18:51

Tashmë është e qartë për të gjithë: pushteti i Tiranës po konkuron për të imponuar të vërtetën e vet që divergon me atë që ndodh përditë. Ka disa mënyra që janë shtënë në punë për këtë: së pari është fitorja elektorale që po shitet si përgjegjësi kur ajo është krejt e kundërta. 

Së dyti është dukuria e bashkëqeverisjes elektronike, ku populli merr pjesë me hallet e veta përmes mesazheve në kompjuter. 

Së treti është një lloj kriminalizimi i medias shqiptare që pavarësisht problemeve monitorohet nga pushteti dhe mbi të ngrihet edhe çdo fabul mëngjesore. 

Moralisht përgjegjës, penalisht të pastër

Postuar në 19 Korrik, 2017 18:32

Bëri bujë në media shkarkimi publik i drejtorit të Aluzn-it të Beratit nga vetë kryeministri Rama që shpjegoi edhe arsyet në Fejsbuk pse drejtori i Legalizimeve të Beratit nuk mund të qëndronte më në detyrë. Sipas tij nuk mund të kishte asnjë justifikim zvarritje prej 5 vitesh e një të moshuara për të marrë lejen e legalizimit.

Samiti i Triestes përtej alibisë së europianizimit

Postuar në 14 Korrik, 2017 19:32

Deklarata përmbyllëse e Samitit të Triestes është e mbushur me fjalë të mira dhe optimiste. Duke e marrë zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në një konteskt teorik që i referohet përvojës frank-gjermane, Gjermania me aleatët e vet, ka menduar të eksperimentojë edhe këtu atë që provoi vetë. Siç e dimë modeli franko-gjerman i hapi rrugën Bashkimit Europian, padyshm një arritje jo e vogël, por i cili qysh në krizën e parë serioze, atë të vitit 2008, nxori në sipërfaqe diferencën e madhe mes Gjermanisë si dominuese dhe vendeve të tjera.

Për çfarë morali mund të flasë Lulzim Basha?

Postuar në 13 Korrik, 2017 10:52

Lulzim Bashës po i bie çatia e shtëpisë e megjithatë vazhdon të bëjë sikur nuk ka ndodhur gjë, duke bërë opozitarin e thekur përpara një audience që është duke parë se si e trajtoi dhe e trajton personazhi në fjalë demokracinë dhe besimin e njerëzve. Në rolin e një opozitari që ka dalë i zhdëpur nga një testim mbarëpopullor siç ishte vota e 25 qershorit, Lulzim Basha po u flet shqiptarëve për moral dhe qëndresë përballë një shumice të kapur nga krimi dhe droga.  

“Kumbari” i dy mandateve qeverisëse në Tiranë

Postuar në 10 Korrik, 2017 23:04

Socialistët erdhën në pushtet në vitin 2013 për shumë faktorë që lidheshin me qeverinë e Sali Berishës, por edhe me disa koniunktura ndërkombëtare. Pak përpara se të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare, në nëntor të vitit 2013, në Tiranë erdhi ish-sekretarja amerikane Clinton, e cila i rezervoi një mundësi takimi Ramës në hollin e një hoteli. Ky ishte një mesazh jo pa rëndësi.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Billboard