Blloku Alternative
Sakrifikimi i fëmijëve/Në Peru zbulohet siti më i madh në botë me 140 kufoma
National Geographic njofton zbulimin në Peru të sitit më të madh në botë ku janë kryer sakrifica të fëmijëve. 140 trupa fëmijësh dhe 200 lama janë gjetur në vend që mendohet se janë vrarë rreth 550 vjet më parë.
“Qytetarë të Rajhut” në administratën gjermane
Shërbimet gjermane të sigurisë kanë identifikuar dhjetëra nëpunës civilë në polici dhe forcat e armatosura, që i përkasin një lëvizje e ekstremit të djathtë, e cili mohon ekzistencën e demokracisë të cilës ata i shërbejnë.
Sipas revistës Der Spiegel, në një raport të shërbimeve të sigurisë vlerësohet se ekziston "një numër i lartë i nëpunësve publikë që i përkasin organizatës neo-naziste Reichsbuerger ose "Qytetarët e Rajhut", një lëvizje okulte nacionaliste që pretendon vazhdueshmërinë e Rajhut pas humbjes së Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore.
Zbulimi/Hans Asperger ishte pjesë aktive e eutanazisë së nazistëve
Një studim i fundit nga historiani i mjekësisë, Herwig Czech hedh dritë mbi përfshirjen e Hans Asperger në programin nazist të eutanazisë. Asperger është një pediatër që i ka dhënë emrin një forme të autizmit dhe nuk është i panjohur në mjekësi.
Czech ka shfrytëzuar dokumente të pashqyrtuara më parë të kohës naziste që provojnë se Asperger ka qenë pjesë aktive e programit të eutanazisë në Austri.
Rreziku i ri...videot e rreme
Regjizori Jordan Peel dhe kunati i tij, drejtuesi i Buzzfeed, Jonah Peretti, kanë arritur të manipulojnë një video ku shfaqet ish-presidenti amerikan, Barack Obama të flasë me fjalë fyese që përndryshe janë të papranueshme në publik.
Buzët e Obamës, siç bëhet e qartë në pjesën e dytë të videos, ku shfaqet Peele, sinkronizohen me ato të këtij të fundit që është në fakt autor I fjalëve, kurse imazhi dhe zëri janë ato të Obamës.
Një intervistë me Playboy-n e “Agimit të Artë” (Video)
Televizionit turk “TRT World” vendosi të intervistojë deputetin e Agimit tw Artë, Ilias Kassidiaris, duke e paraqitur atw si një "playboy të sw djathtës ekstreme greke".
Në bisedën me korrespondentin e televizionit turk, Kasidiaris ankohet se Agimi i Artë ka zyrwn mw të vogwl në parlamentin grek dhe sepërveç faqes së partisë nuk ka asnjë mënyrë tjetër të propagandës.
Sigurisht, video nuk përmend vrasjen e tw riut Pavlos Fissas, por shpjegon ngjashmëritë midis simboleve naziste dhe atyre tw Partenonit...
Kroacia del mbi "heretizmin"
Parlamenti i Kroacisë ka ratifikuar Konventën e Stambollit për luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, pavarësisht nga kontradiktat e Kishës Katolike që vazhdon të ushtrojë një ndikim të madh në vend.
Me mbështetjen e Kishës Katolike dhe partisë konservatore në pushtet HDZ shumë kroatë ishin kundër ratifikimit të kësaj Konvente, që angazhon shtetet në luftën kundër dhunës ndaj grave, përdhunimit martesor dhe linçimit të organeve gjenitale femërore.
Padi për "Hitlerin"
Dy të mbijetuar të Holokaustit dhe një ish-anëtar i rezistencës polake kanë ngritur padi kundër një shtëpie botuese, e cila sipas tyre ka qarkulluar libra të cilat lavdërojnë Adolf Hitlerin.Padia e tyre kundër botuesit Katmar Gdansk lidhet me dy libra propagandistike të bashkëpunëtorit belg të nazistëve, njëherësh oficer i SS, Léon Degrelle: "Shekulli i Hitlerit" (në dy vëllime) dhe "Hitleri demokrat."
Youtube dhe Google nën akuzë nga organizatat e fëmijëve
Disa organizata amerikane akuzojnë YouTube dhe kompaninë mëmë të saj Google se përmes praktikave ilegale mbledhin të dhënat personale të fëmijëve dhe i përdorimin ato për reklama të caktuara.Kështu njëzet e tre organizata për mbrojtjen e të drejtave digjitale të fëmijëve kanë apeluar tek Autoriteti Federal i Tregtisë në SHBA (FTC) duke u kërkuar të hetojnë këto praktika.
“Ka ardhur koha që platformat si @facebook të japin llogari”
Presidenti dhe shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg do të përgjigjet të martën dhe të mërkurën pyetjeve të deputetëve dhe senatorëve në Uashington për skandalin me kompaninë Cambridge Analytica dhe përdorimin e të dhënave personale të 87 milion përdoruesve në fushatën zgjedhore të Donald Trump.
Parlamentarët amerikanë dëshirojnë një kornizë më të mirë ligjore për grupet e teknologjisë, të cilat nuk mund të menaxhojnë në mënyrë efikase volumin e të dhënave personale të përdoruesve të tyre.
"Qesharake të mendojmë se teknologjia mund të kontrollojë njerëzit"
Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak thotë se njerëzit inteligjentë janë kudo dhe se mjetet për zhvillimin e programeve janë gjithashtu në dispozicion të kujtdo, kështu që "natyrshëm” në çdo vend mund të themelohej kompania e radhës në fushën e komunikimit, nëse do të krijonte diçka të aftë për të "pushtuar botën".