Blloku Alternative
Rindërtohet pamja e Njeriut të Kromanjonit
Një ekip kërkuesish francezë kanë rindërtuar pamjen e atij që njihet si Njeriu i Kromanjonit. Në bazë të skeletëve të gjetur 150 vjet më parë në shpellën Eyzies në rajonin jugor të Francës Dordogne, kërkuesit kanë arritur të rikrijojnë pamjen, por edhe të bëjnë një diagonsitim. Njeriu që mendohet se ka jetuar 28 mijë vjet më parë, është mashkull dhe sipas kërkuesve ka vuajtur nga një sëmundje genetike e quajtur neurofibromatosis(tumor beninj nervor).
"Pandemia" anti-Facebook(foto)
Pas skandalit me Cambridge Analytica, një fushatë e vërtetë kundër Facebook ka nisur në media. "The Guardian" dhe "Mashable" janë ndër më agresivet, ndërkohë që "The Economist" shfaqet me një koertinë të goditur.
"Dështim epik", thuhet në të. Më poshtë disa imazhe që ilustrojnë këtë luftë ndaj rrjetit në fjalë.
Oqeani Paqësor i mbushur me 5 trilion materiale plastike
Pellgu mes Hawaii-t dhe Kalifornisë është vendgrumbullimi më i madh i mbeturinave plastike në Oqeanin Paqësor. Veç tij janë edhe 4 vengrumbullime të tjera. Nëse lihet të qarkullojë, plastika do të ndikojë në ekosistemet, shëndetin dhe ekonominë globale.
Zgjidhja e saj kërkon një kombinim të mbylljes së burimit dhe pastrimit të asaj që tashmë është grumbulluar në Oqean. Rrymat e oqeanit e përqendrojnë plastikën në pesë zona në botë përmes atyre që njihen si xhirot subtropikale ose "fushat e mbeturinave të oqeanit" në botë.
Gabime dhe gënjeshtra, Zuckerberg detyrohet t’i pranojë
Në vazhdën e skandalit me keqpërdorimin e të dhënave të përdoruesve të Facebook nga kompania Cambridge Analytica, CEO i Facebook, Mark Zuckerberg pranoi se " janë bërë gabime" nga kompania e tij në menaxhimin e kësaj çështje.
Kreu i gjigandit amerikan mori përgjegjësi personale për vjedhjen e të dhënave personale të pesëdhjetë milionë përdoruesve të Facebook nga Cambridge Analytica, duke thënë se " unë jam themelues i Facebook dhe në fund të ditës unë jam përgjegjës për atë që ndodh në platformën" .
Lufta për të mos harruar Holokaustin
Moshe Haeylon është një nga të mbijetuarit hebrenj të holokaustit. Megjithë moshën e e thyer, ai nuk e braktis luftën për të mbajtur të gjallë flakën e kujtesës.
"Mendoj se është thelbësore që të mos harrojmë se çfarë ka ndodhur gjatë Holokaustit"-dëgjohet të thotë teksa ka ardhur sërish në Selanik për të marrë pjesë në marshimin përkujtimor për 50 mijë greko-hebrenjtë që mbetën viktimë e mizorisë naziste. Ai ishte një prej të zhvendosurve në kampet e përqëndrimit në Mauthausen.
Rumuni shpallet i vdekur nga gjykata: "Apeloi shumë vonë"
U regjistrua si i vdekur, u ankua në gjykatë, kërkesa iu refuzua. Ngjarja ka ndodhur në Rumani, ku një qytetar 63 vjeçar, Constantin Reliu nga qyteti I Vasuliut ku ai ishte kthyer pasi ishte larguar në vitin 1992 në Turqi. Reliu kishte humbur kontaktet me vendin e lindjes dhe familjen dhe për rrjedhojë bashkëshortja mori një certifikatë vdekjeje në vitin 2016.
Pasi u lokalizua nga autoritetet turke ai u deportua pasi i kishte mbarur afati i qëndrimit. Lajmin se “kishte vdekur” Reliu e mësoi në Rumani ku edhe kërkoi zhbërjen e aktit administrativ, por “ankesa u bë shumë vonë”.
Vdes Stephen Hawking
Fizikani i shquar britanik dhe kozmologu Stephen Hawking vdiq të mërkurën në moshën 76 vjeç në shtëpinë e tij në Kembrixh."Ndiejmë keqardhje të madhe për vdekjen e babait tonë të dashur, i cili ishte njeri i rrallë dhe një shkencëtar i madh, puna e të cilit do të jetojë për shumë vite”-thuhet në një deklaratë të familjes.
Maria, mumja peruane - njerëzore por edhe jonjerëzore
Shkencëtarë rusë nga universiteti i Shën Peterburgut në Rusi, thonë se një mumje e gjetur në Nazca në Peru, e cila i përket shekullit të 5-të e.s është humanoide, por e një race tjetër që evoluoi shumë më parë sesa homo sapiens. Mumja në fjalë, e quajtur Maria, ka një kafkë të zgjatur, vetëm tre gishta dhe sipas Konstantin Korotkov dhe radiologes dhe specialistes së tomografisë kompjuterik, Natalya Zalonnaya, Maria, ka 23 grupe kromozomesh. Pra sa njeriu modern.
200 vjet pas Frankenstein, frikë nga Inovacioni i papërgjegjshëm
Një përvjetor historik 'festojnë' në 2018ën shkenca dhe teknologjia. Janë mbushur 200 vjet që nga botimi i librit historik "Frankenstein ose Prometeu modern" të autores britanike, Mary Shelley.
Bëhet fjalë për një roman që përmbledh frikën e racës njerëzore nga rreziqet e kërkimit dhe të eksperimentimit në misteret e paeksploruara. Frikëra që nuk shuhen por rriten me kalimin e viteve ku "Silicon Valley" dhe çdo laborator tjetër hulumtues në botë nxjerr asa nga mëngët.
Thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve
Më shumë se 2.000 miliarderë renditen në listën e më të pasurve në botë sipas revistës Forbes. Vlera totale e pasurisë arrin shifrën tronditëse të 9.1 trilion USD, duke u rritur me 18% nga renditja e vitit të kaluar.
Në të njëjtën kohë, vazhdon të zgjerohet jashtëzakonisht hendeku mes të pasurve dhe të varfërve. Është karakteristike se 20 njerëzit më të pasur në botë kanë pasuri me vlerë 1. 2 trillionë dollarë, një shumë ekuivalente me GDP-në vjetore të Meksikës.