Blloku Alternative

Nëna e Bin Laden thyen heshtjen

Postuar në 05 Gusht, 2018 17:29

Është gruaja që lindi një prej terroristëve më famëkeq në historinë botërore. Nëna e Osama bin Laden, ish-kreut të Al-Kaidës prej më shumë se dy dekadash, ka thyer heshtjen dhe ka folur herë të parë publikisht.

Shtatë vjet pas vrasjes së djalit të saj në Pakistan nga amerikanët, Alia Ghanem është intervistuar nga një gazetar i të përditshme britanike "Guardian" në shtëpinë e saj në Jeddah të Arabisë Saudite. Sipas saj,  Osama ishte një "djalë i turpshëm dhe i mirë", por pësoi një “shpërlarje truri” gjatë studimeve të tij.

Një krahasim i Turqisë me Gjermaninë naziste

Postuar në 05 Gusht, 2018 11:41

Për Asli Erdogan, shkrimtare turke, e cili rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm në Turqi, situata në vendin e saj është shumë serioze. 
"Mënyra se si gjërat shkojnë në Turqi më kujton Gjermaninë naziste", tha shkrimtarja 51-vjeçare nga Frankfurti ku ajo jeton.

"Unë mendoj se është një regjim fashist. Nuk është ende Gjermania e viteve 1940, por ajo e viteve 1930"- shpjegon ajo duke iu referuar periudhës kur nazistët imponuan fuqinë e tyre duke shtypur çdo zë kundër.

Kundër dënimit me vdekje

Postuar në 02 Gusht, 2018 19:16

Papa Françesku nënvizoi në një fjalim në Kishën Katolike Romane se dënimi me vdekje është i papranueshëm dhe se Kisha do të punojë për ta shfuqizuar atë në të gjithë botën.

Sipas CNNi, ndryshimi që iu shtua Katekizmit të Kishës Katolike, është një pozicion zyrtar që Papa kishte promovuar që kur erdhi në krye të Vatikanit.

"Kisha Katolike Romane na mëson se dënimi me vdekje është i papranueshëm, sepse është një sulm ndaj respektit dhe dinjitetit të ekzistencës njerëzore dhe individit"-tha kreu i Vatikanit.

SHBA, Bllokohet printimi 3D i armeve plastike

Postuar në 01 Gusht, 2018 13:12

Një gjykatë amerikane vendosi një masë të përkohshme e cila pengon qeverinë federale të lejojë shpërndarjen përmes internetit të modeleve të armëve plastike të cilat mund të prodhohen nga printera tre-dimensionale.

Washingtoni dhe tetë shtete të tjera bënë padi kundër qeverisë federale, e cila kishte arritur një marrëveshje me një aktivist për të drejtët e armëve për ta lejuar të shpëndante lirisht skicat e tij.

Regjia e natyrës, pamje rrënqethëse të tragjedisë në Mati (Video)

Postuar në 30 Korrik, 2018 14:48

Një tjetër video rrënqethëse nga zjarri që përfshiu periferinë e Athinës tregon përmasat e vërteta të tragjedisë që shkaktoi dhjetra viktima e qindra të lënduar.

Pamjet tregojnë banorët që arritën t’u shpëtojnë flakëve dhe momentet e para të mbërritjes së tyre  në breg të detit, ku qëndruan për t’u shpëtuar flakëve.

Fëmijë, pleq dhe njerëz që kanë humbur gjitçka janë në pritje të varkave të shpëtimit. Gjithçka i ngjan një skene apokaliptike, ku dëgjohen të qara dhe tym e erë që mbulon gjithë zonën.

Mori donacione nga zhvilluesit e pronës, arrestohet kryebashkiaku në Australi

Postuar në 29 Korrik, 2018 16:40

Një tjetër kryebashkiak i Queensland në Australi u arrestua si pjesë e një hetimi për donacionet politike nga zhvilluesit e pronës. Kryebashkiaku i Logan, Luke Smith akuzohet se gënjeu Komisionin e Krimit dhe Korrupsionit (KKK) në një seancë lidhur me hetimin e donacioneve.

Smith është akuzuar për korrupsion zyrtar dhe dëshmi të rreme. KKK thotë se 48-vjeçari gënjeu për Operacionin Belcarra, i cili po hetonte nëse Smith kishte ndikuar në vendimet e zhvillimit të pronave nga të cilat përfitonin donatorët e fushatës.

San Torini, merren masa kundër keqtrajtimit brutal të gomarit

Postuar në 29 Korrik, 2018 11:29

Vala e madhe e turistëve që përmbyt ishullin e njohur grek të San Torinit ka nxjerrë në pah një problem që në dukje është banal, por që në të vërtetë tregon pasojat që vijnë kur turizmi kthehet në industri.

Keqtrajtimi i kafshëve të ngarkesës, kryesisht gomarit, që përdoret për transportin e turistëve, është kthyer në një çështje publike aq sa Këshilli Bashkiak është detyruar të marrë masa. 

Zbulimi/ Gjendet kryqëzori rus bashkë me thesarin (Video)

Postuar në 19 Korrik, 2018 10:14

Një kompani eksplorimi nga Koreja e Jugut gjeti pas kërkimesh disavjeçare kryqëzorin rus që u u mbyt 113 vjet më parë në një betejë detare në afërsi të ishullit Ulleungdo në  Detin e Koresë. 
Rëndësia e këtij zbulimi lidhet me faktin sasisë së madhe të arit që gjendjej në bordin e anijes, e cila ishte pjesë e Flotës Përandorake të Rusisë. 
"Dmitrii Donskoi" u gjet të dielën në një thellësi prej 434 metrash dhe 1 kilometarër nga ishulli. Kryqëzori rus kishte marrë pjesë në luftën Ruso-Japoneze (të viteve 1904-1905), për t'u fundosur në betejën detare të Tsushimas.

Google gjobitet me 4.3 miliardë euro

Postuar në 18 Korrik, 2018 15:54

Google duhet t’i paguajë 4.3 miliardë euro gjobë Komisionit Europian për shkak të keqpërdorimit të pozitës dominuese të sistemit operativ Android.

Dy vjet më parë Google u akuzua zyrtarisht se kishte detyruar prodhuesit e smartfonëve, si Samsung apo Huaëei, të instalojnë paraprakisht Google Search dhe ta vendosin atë si një aplikacion kërkimi ekskluziv ose të paracaktuar.

Prindërit e adoleshentes fitojnë betejën me Facebook

Postuar në 15 Korrik, 2018 12:56

Prindërit e një 15 vjeçareje në Gjermani fituan betejën me Facebook për të patur akses në profilin e vajzës së tyre. Rrjeti social kishte mbyllur llogarinë e adoleshentjes, e cila  kishte ndërruar jetë në rrethana misterioze. 

Prindërit kërkonin të shihnin mesazhet private që e bija kishte shkëmbyer para se të humbte jetën, për të zbuluar shkaqet e vërteta të tragjedisë së ndodhur në vitin 2012, nëse bëhej fjalë për një aksident tragjik apo për një vetëvrasje. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Alternative