Blloku Alternative
Një çerdhe si park lojërash (FOTO)
Një mjedis i brendshëm që imiton një park lojërash. Ideja e një grupi arkitektësh për një çerdhe në Çeki është kthyer në realitet për shumë të tilla. Zinxhiri i çerdheve “Malvina”, i dizajnuar nga “No Architects” është përshtatur në funksion të zhvillimit të fëmijëve.
Me kompensatë dhe ngjyra të ndritshme, projektuesit kanë krijuar një dhomë të madhe që u jep mundësi të vegjëlve të luajnë si të ishin në një kënd lojërash, të vizatojnë dhe të ushqehen.
Futbollisti që u bë spiun
Në fund të shekullit XIX, një sport i ri mbërriti në Perandorinë Ruse - futbolli. Në një periudhë të shkurtër kohe, loja u bë shumë popullore dhe një nga lojtarët më të mirë në atë kohë ishte Pyotr Petrovich Sokolov.
Dokumentet e deklasifikuara: Përpjekja e SHBA për të vrarë Raul Kastron në 1960
CIA nuk ka pasur në shënjestër vetëm Fidel Kastron, por edhe të vëllain, Raul. Në vitin 1960, Raul Kastro është bërë udhëheqësi i parë i revolucionit kuban, për të cilin CIA hartoi një plan eliminimi. Kundrejt 10 000 dollarëve u pajtua një pilot, i cili do ta merrte vëllain e Fidelit nga Praga në Havana, rrugë gjatë të cilës do të ndodhte një "aksident". Plani që nuk arriti kurrë të finalizohej zbulohet nga dokumentet e deklasifikuara, të botuara së fundmi nga Arkivi i Sigurisë Kombëtare në Uashington.
Të zbukurosh historinë me Photoshop
Një artikull i amerikano-kanadezes VICE ka shkaktuar indinjatë në Kamboxhia. Shkak janë bërë disa foto të viktimave të regjimit të Kmerëve të Kuq.
Intervista e VICE me Matt Loughrey, e botuar të premten, shoqërohej me imazhe nga burgu Tuol Sleng i Kamboxhias, i njohur gjithashtu si S21, vendi ku u vranë dhe u torturuan mijëra njerëz në vitet 1975- 1979. Para botimit, fotografitë u bënë me ngjyra dhe në fytyrat e viktimave u shtuan buzëqeshje.
Korrespondenca e papublikuar hedh dritë mbi jetën e trishtë të Maria Callas
E famshme, e talentuar si pak të tjerë, me një jetë të klasit të lartë, sopranoja Maria Callas do të duhet të ishte zilia e të gjithëve. Por mesa duket jeta e saj personale ka qenë krejt tjetër gjë. Disa letra të saj, publikuar së fundmi nga Lyndsy Spence, e cila ka patur akses në këtë korrespondencë të papublikuar më parë, hedhin dritë mbi marrëdhënie të vështira, deri edhe në dhunë seksuale nga njerëz të afërt me të, si p.sh Aristotel Onassis, një miliarder grek që më vonë u martua me Jackie Kennedy.
Një grup studentësh serbë shpikin pajisjen që bën mbjellje automatike lulesh
Në Serbi, studentët e Universitetit të Kragujevacit kanë shpikur një pajisje që do të zëvendësojë qindra krahë pune në bujqësi. Pajisja e patentuar për të cilën ata kanë punar gjatë është një makineri për mbjelljen automatike të luleve dhe perimeve. Ajo mund të mbjellë në kontejnerë edhe lulet ose farat e lakrës, të cilat njihen si më delikatet, me një saktësi të pabesueshme.
Makinerisë i duhen vetëm 25 minuta për tridhjetë kontejnerë, një punë që nga një puntor do të bëhej për një ditë të tërë.
Spiunë izraelitë të maskuar si gazetarë për familjen mbretërore në Emirate
Një përpjekje izraelite për të mbledhur informacion për një prej familjeve mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe. Pas këtyre përpjekjeve qëndron një kompani e inteligjencës që merret me çështjet e biznesit, raportoi të martën “Daily Beast”.
Valentine Ackland, komunistja lesbike në listën e zezë të shërbimit sekret britanik
Me ndihmën e policisë së Dorset, 85 vjet më parë, inteligjenca britanike vuri në shënjestër tre terroristë potencialë subversivë që jetonin të qetë së bashku buzë detit. Oficerët lokalë ishin paralajmëruar për simpatitë e tyre të përbashkëta komuniste dhe tani po vëzhgonin të dyshuarit: Ackland, Townsend dhe Warner, secili konsiderohej kërcënim për sigurinë e Britanisë në prag të Luftës së Dytë Botërore.
Algoritmet dizajnojnë filarmoninë e re të Hamburgut
Filarmonia e Hamburgut është një ndërthurje surprizuese e arkitekturës dhe teknologjisë. Holli koncertor ka kushtuar plot 834 milionë dollarë dhe ka një arkitekturë mahnitëse. Elementi më interesant është auditori qendror, një “shpellë fildishi” me shkëlqim e ndërtuar nga 10 000 panele akustike unike që veshin tavanin, muret dhe parmakët. Me një strukturë që i ngjan një gume koralore të valëzuar, njëngjyrëshe, holli është gjithashtu edhe një arritje teknologjike.
Ndryshojnë rregullat e shahut
Shahu ka një histori të gjatë që shtrihet në mijëvjeçarë. Ndërsa rregullat kanë evoluar gradualisht gjatë 1500 viteve të fundit, ndryshimi i fundit i madh që u është bërë atyre daton afërsisht në vitin 1860.