Blloku Alternative
"Armageddon" bëhet skenar real i NASA-s
Për herë të parë, NASA do të lëshojë në hapësirë një mision që ka për qëllim parandalimin e një katastrofe të mundshme për planetin. Plani në thelb është i njëjtë me skenarin e filmit “Armageddon”. Anija kozmike që lëshohet në hapësirë të mërkurën do të përplaset qëllimisht me një asteroid, në përpjekje për t’i ndryshuar orbitën. Kjo është hera e parë që njerëzimi bën një përpjekje të ndërhyjë në kinetikën gravitacionale të sistemit diellor. Qëllimi është testimi i një sistemi mbrojtës planetar që do të shmangte një fund të mundshëm të botës.
Kthesa historike para dyerve të Moskës
Në dhjetor të vitit 1941 ofensiva e Wehrmachtit drejt Lindjes mbeti në vend. Për këtë një rol të vecantë luajti telegrami i komunistit Rikard Sorge dërguar nga Tokio me destinacion Moskën.
Një analizë e parë nga një këndvështrim i ri
Apokalipsi i Luftës së Ftohtë, dalin në dritë kryeveprat e Oskar Kokoschka-s
Bashkëkohës i Gustav Klimt dhe Egon Schiele, Oskar Kokoschka është një emër pothuajse i panjohur në shekullin e XXI. I lindur në Pöchlarn, afër Vjenës, në 1886, ai fitoi famë si piktor dhe dramaturg ekspresionist, me një sy të mprehtë për historitë e errëta. Në rininë e hershme, Kokoschka ka punuar me vite të tëra krah Klimt dhe Schiele, por me kalimin e viteve ra në harresë. Të paktën deri tani.
Një nga kompjuterat e parë Apple del në ankand
Një nga kompjuterat e parë të krijuar nga Apple 45 vjet më parë del në ankand. Kompjuteri i krijuar nga themeluesit e kompanisë, Steve Jobs dhe Steve Wozniak, është ende funksional dhe vlerësohet të arrijë deri në 600 000 dollarë. I ashtuquajturi "Chaffey College" Apple-1 është një nga vetëm 200 kompjuterët e prodhuar nga Jobs dhe Wozniak në fillim të karrierës së tyre dhe u montua në një garazh.
Ajo që e bën edhe më të rrallë është fakti se kompjuteri është nga të paktët që është ndërtuar me dru koa.
Shpikja me kosto zero që zëvendëson kondicionerët
Një shkencëtar ka shpikur një material që reflekton rrezet e diellit nga çatia dhe thith nxehtësinë nga shtëpitë. Materiali që kryen të njëjtin funksion me kondicionerët bëhet nga një lloj letre e riciklueshme, raporton Goodread.
87% të shtëpive në Shtetet e Bashkuara janë të pajisura me kondicionerë, çka i kushton secilit të paktën 265 dollarë në vit.
Leksione seksi nga murgjit e Butanit
Një grup murgjish që ndjekin me vëmendje instruktorin teksa shpjegon përdorimin e ... prezervativit. Përshkrimi ngjan deri diku i pamundur, por në Trashiyangtse, një zonë në lindje të Butanit, është realitet. Murgjit e manastirit atje janë ndër qindra që mësojnë edukatën seksuale në mbretërinë budiste të Himalajave. Kjo praktikë është një gjë e rrallë midis vendeve të tjera budiste të Azisë Jugore si Sri Lanka dhe Myanmar, ku programet e edukimit seksual në kurrikulat shkollore janë përballur me reagime të kundërta nga grupet monastike.
Arti i brishtë i pastrimit para vdekjes
Pastrimi i vdekjes quhet në Suedi dhe vitet e fundit është kthyer në njëfarë kulti. Ka të bëjë me seleksionimin dhe reduktimin e sendeve personale para se të largohesh nga kjo botë. Një qasje pragmatiste për europianoveriorët dhe ndoshta e vështirë për t’u pranuar për një pjesë tjetër të banorëve të kontinentit të vjetër, kjo praktikë mori emër nga një bestseller i vitit 2017. “Arti delikat i pastrimit të vdekjes suedeze: Si të çlironi veten dhe familjen tuaj nga një jetë rrëmujë" është libri i Margareta Magnusson, ku u përmend për herë të parë.
Byzylyku i Maria Antuanetës del në ankand
Një byzylyk i mbretëreshës së Francës, Maria Antuaneta, do të shitet për 2-4 milionë dollarë. Ankandi do të mbahet nga Christie’s Geneva në nëntor. Sipas AFP-së, çmimi mund të kalojë parashikimet dhe kjo jo vetëm për shkak të vlerës së 112 diamanteve që e përbëjnë, por edhe për faktin se është mbajtur nga një mbretëreshë.
Byzylyku është blerë nga Maria Antuaneta në vitin 1776 për 250 000 livra, një shumë e madhe për kohën. Livra franceze vlente në atë kohë sa vlen rreth gjysmë kg argjend sot.
Përhapja e sëmundjeve infektive ushqen regjimet autoritare
Sipas psikologëve, përveç sistemit tonë fiziologjik imunitar kemi edhe atë të sjelljes: një kod sjelljeje të pavetëdijshëm që na ndihmon të qëndrojmë pa sëmundje, përfshirë frikën dhe shmangien e njerëzve të panjohur – rrjedhimisht ndoshta edhe të infektuar. Kur rreziku i infeksionit është i lartë, kjo sjellje e "stresit parazitar" rritet, duke u shfaqur potencialisht si qëndrime dhe madje edhe modele votimi që mbështesin konformitetin dhe refuzojnë "grupet e huaja" - një tipar thelbësor i politikës autoritare.
Rikthim te gurët natyrorë, një diamant 1 175 karat ekspozohet në Nju-Jork
Në përpjekje për të nxitur oreksin e investitorëve për diamante natyrorë, kompania minerare Lucara Diamond Corp dhe prodhuesi HB Antwerp zbuluan të hënën një diamant 1 175 karat në Nju-Jork.
Kompanitë thonë se ky është diamanti më i madh i paprekur në Shtetet e Bashkuara dhe i treti më i madh që është zbuluar ndonjëherë.