Blloku Alternative

Gruaja që fshihet pas bizhuterive të Bulgari

Postuar në 27 Janar, 2021 14:17

Mund të mos ia dini emrin, por me siguri që e njihni punën e saj, ose shumë prej jush mund ta duan punën e saj. E rrethuar përherë nga gurët më të shtrenjtë në botë dhe metalet e çmuara, Lucia Silvestri, është një nga gratë më të admiruara në botë. Pas dekadash në industri, drejtoresha kreative e markës së njohur Bulgari, ka fituar pozicionin e saj mes argjendarëve kryesorë të botës, ndërsa është gruaja që fshihet prapa disa prej pjesëve më dekadente të luksit.

Gjermani, zbulohet skeleti i një peshkaqeni të 150 milionë vjetëve më parë

Postuar në 25 Janar, 2021 15:26

Zbulimi i një skeleti pothuajse të plotë të një peshkaqeni të periudhës jurasike u ka dhënë studiuesve një pasqyrë më të qartë të jetës në Tokë 150 milionë vjet më parë.

Fosili i ruajtur jashtëzakonisht mirë u gjet në formacionin gëlqeror Solnhofen në Bavari, Gjermani. Zona ka pasur peizazh lagunor tropikal në kohën kur peshkaqeni ishte në habitatin e vet.

Joshja e ngjyrës blu

Postuar në 25 Janar, 2021 13:58

Bluja hyn në listën e ngjyrave të preferuara për shumicën e njerëzve. Por ajo për të cilën shumë mund të mos e kenë pyetur veten është se pse kjo ngjyrë është kaq e rrallë në natyrë, pra në botën e bimëve dhe kafshëve. Në fakt, pigmenti blu është i rrallë, sepse shpesh bimët e kanë të vështirë ta prodhojnë. Ato mund të kenë evoluar për ta bërë këtë kur u sjell atyre një përfitim të vërtetë: specifikisht, tërheqjen e bletëve ose insekteve të tjera polenizuese. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja arsye. Mungesa e luleve blu vjen pjesërisht edhe për shkak të kufijve të syve tanë.

Ndërron jetë Larry King

Postuar në 23 Janar, 2021 14:20

Ka ndërrua jetë në moshën 87 vjeçare, Larry King, moderator televiziv I njohur botërisht. Shkaku i vdekjes raportohet të jetë CoVid-19 dhe vdekja ka ardhur pas hospitalizimit në muajin dhjetor.

King ishte i njohur për shfaqjen e vet “Larry King Live”, programi më i gjatë i tranasmetuar ndonjëherë në CNN dhe vlerësohet si një ndër intervistuesit më prodhimtarë.

Tom Brokaw del në pension pas 55 vitesh në ekran

Postuar në 23 Janar, 2021 11:30

Spikeri legjendar i NBC News, Tom Brokaw, njoftoi tërheqjen nga ekrani, duke ulur në këtë mënyrë siparin e një karriere prej më shumë se gjysmë shekulli.

Brokaw, 80 vjeç, mbyll mikrofonin si spikeri i vetëm që ka drejtuar tre emisionet kryesore informative të NBC: "News Nightly", "TODAY" dhe "Meet the Press".

Elon Musk dhuron 100 milionë dollarë për teknologjinë që neutralizon efektet e gazit serrë  

Postuar në 22 Janar, 2021 13:28

Elon Musk ka në plan të ndihmojë kauzën mjedisore. Kreu i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, premtoi 100 milionë dollarë për zhvillimin e një teknologjie që është e aftë të mbledhë karbonin e lëshuar nga aktivtiteti njerëzor.

Facebook heq opsionin "Like" nga faqet

Postuar në 06 Janar, 2021 23:05

Facebook ka njoftuar se do të heqë opsionin “Like” nga faqet e veta të ridizenjuara e që përdoren nga figura publike. Sipas njoftimit zyrtar, në faqet e përdorura nga artistë, fiura publike, apo marka të ndryshme biznesi do të lihet vetëm opsioni i ndjekësve - folloëers si dhe do të vendoset një hapësirë e dedikuar për News Feed, ku përdoruesit do të mund të bashkohen në diskutime, ndërveprojnë me ndjkeësit. Arsyeja që ka dhënë Facebook është jobindëse:

Një udhëtim virtual në monumentet e Jugosllavisë së dikurshme

Postuar në 05 Janar, 2021 17:13

Një udhëtim virtual nëpër monumentet e pas Luftës së Dytë Botërore në ish-Jugosllavi. Wilson Center organizoi një bashkëbisedim online me Donald Niebyl, shkrimtar i pasionuar pas historisë dhe udhëtimeve. Niebyl flet për disa monumente në veçanti, simbolikën e tyre, stilin arkitekturor dhe shkrirjen me mjedisin ku janë vendosur.

Richard Byrne - moderator

Donald Niebyl – autor “Spomenici Monument Database”

Mjekra, mes funksionit të munguar fizik dhe mesazhit që përçon

Postuar në 28 Dhjetor, 2020 23:43

Qimet e fytyrës janë dy llojesh: mjekra dhe mustaqet. Çdo stilim i qimeve në fytyrë është njëra ose tjetra, ose të dyja bashkë.

“The Economist” në një artikull të 2015-s fliste për një trend në rritje të mjekrës, ndërsa raportonte  nga Kampionati Kombëtar i Mjekrave dhe Mustaqeve. Një vit më parë, "New York Post" kishte publikuar një artikull në të cilin thuhej se meshkujt në Bruklin paguanin deri në 8 500 euro për transplant qimesh, në mënyrë që të bëheshin me mjekër.

Zbulimi në Pompei/ Romakët e kishin traditën e ushqimit të rrugës që para 2 mijë vjetësh

Postuar në 26 Dhjetor, 2020 21:05

Pompei vazhdon të mahnisë botën me ato që dalin nga rrënojat e tij. Në gërmimet e reja që kanë rinisur për mirëmbajtjen dhe restaurimin e zonës Regio V ka dalë në sipërfaqe një termopol i ruajtur në mënyrë të përkryer. Mbi të është imazhi i një nimfe dhe kafshëve me ngjyra të ndritshme dhe të gjalla, saqë duken pothuajse tre-dimensionale.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Alternative