Tarifat e Rinasit, rekomandimet kanë mbetur në letër
Tarifat e larta me të cilat operon koncesionari i Rinasit, të cilat reflektohen edhe në çmimet e biletave dyshohet se janë favorizuar edhe nga mosveprimi i institucioneve të linjës.
Kjo pasi që prej vitit 2018 ka patur një rekomandim nga Autoriteti i Konkurrencës drejtuar qeverisë shqiptarë për t’i kërkuar kompanisë zbatimin e një pike të kontratës, që parashikon rishikmimin e tarifave një herë në 3 vjet. Por këto rekomandime kane mbetur vetem ne leter.
Betimi i gjyqtarëve, tërhiqet shumica. Krijohet Autoriteti për Protokollin, drejtohet nga Opozita
Presioni i presidentit Ilir Meta më 2 mars ka dhënë efektin e vet. Burime të besueshme nga kabineti i Kryeministrit, Edi Rama, bëjnë të ditur për “Të Kripura” se ligji për betimin e gjyqtarëve do të amendohet. Kështu vërtet që betimi nuk do të jetë ekskluzivitet i Presidentit, por ai nuk mund të kryhet as para noterit dhe të dërgohet me postë siç parashikohej deri më tani.
Provë force në Moskë mes Turqisë dhe Rusisë
Është zhvilluar në Moskë takimi mes delegacionit turk të drejtuar nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe atij rus të drejtuar nga presidenti Vladimir Putin. Mediat kanë përcjellë fjalën e hapjes gjatë së cilës të dy politikanët kanë parashtruar nevojën e gjetjes së një zgjidhjeje për situatën e krijuar në Idlib të Sirisë, ndërkohë që nuk kanë munguar të paraqesin edhe kërcënimet e tërthorta.
Përplasja me Perëndimin, Rusia krijon forcë të posaçme ushtarake për Arktikun
Arktiku është një rajon ku përplasja gjeostrategjike dhe për burimet e energjisë sapo ka nisur të nxjerrë krye. Rusia është vendi që ka investuar më shumë së fundmi dhe ka ngritur pretendimet kryesore. Së fundmi njoftohet se Kremlini ka vendosur që të krijojë edhe një forcë të posaçme që është përgjegjëse për Arktikun dhe që do të veprojë si garantuese e Rrugës së Detit të Veriut që përbën kursin kryesor të qarkullimit të mallrave për Rusinë në këtë zonë.
Nuk di sa ta mbrojë Amnistinë
Kryeministri Edi Rama është shfaqur i acaruar sot në Parlament duke sulmuar thuajse këdo dhe duke mbrojtur amnistinë që thotë se po e bën për shqiptarët e ndershëm. Sa e besueshme është një gjë e tillë? Ndiqeni këtë pasazh dhe aty mund të shikohet sesi një kryeministër deformon të vërtetën
Arkivat/Vatikani ndihmoi arratisjen e nazistëve pas Luftës së Dytë Botërore
BE-ja nuk përjashton opsionin ushtarak për menaxhimin e krizës së refugjatëve nga Turqia
Situata në kufirin greko-turk po shkon drejt acarimit. Pas përpjekjeve të Greqisë për të mos lejuar kalimin e kufirit nga refugjatët e ndryshëm që janë organizuar nga Ankaraja zyrtare për t’u hedhur drejt Europës, bëhet e ditur se Turqia do të dislokojë në kufi 1000 policë për të penguar kthimin e tyre mbrapsht.
Thuhet se Nexhmije Hoxha ka patur pasuri. A duhet përfshirë në amnistinë e re të z. Rama?
Jemi më keq se më 1998
Mediat në shërbim të Kryeministrit, përfshirë median shtetërore Agjencia Telegrafike Shqiptare, raportojnë se ambasadorja e ShBA në Tiranë, Yuri Kim i ka dhënë kurajo ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj që “të vazhdojë reformën në drejtësi në të njëjtin kurs”. Ky mesazh është përcjellë si një apel i koduar kundër lëvizjeve të Presidentit të Republikës.