Matematika mashtruese e vdekjeve nga koronavirusi
Duke marrë të mirëqenë faktin se numri i njerëzve që raportohet se kanë vdekur nga COVID-19 është mjaft i saktë, atëherë përqindja e personave të infektuar që vdesin nga sëmundja (shkalla e vdekjes) me siguri duhet të ketë qenë shumë më e ulët sesa vlerësimet 2-3% që është raportuar deri tani. Kjo për shkak se numri i të infektuarve është shumë më i madh se numri i testuar dhe raportuar.
Hileja e një emri që mungon
Henri Çili doli nga qelia duke marrë me vete një vendim për detyrim paraqitje dhe duke paralajmëruar se do nisë studimet e thelluara për të drejtën penale në Shqipëri. Akuzat janë shumë të rënda dhe me të vërtetë që do të ishte punë e dobishme asimilimi i të drejtës penale nga z. Çili, çka në fakt siç dihet ndodh me të gjithë të dënuarit e të gjitha kategorive që janë në gjendje të parashikojnë dënimin në bazë të veprës penale.
BE-ja angazhohet të ndalojë vërshimin e refugjatëve nga Lindja "me të gjitha masat e nevojshme"
Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian pritet të miratojnë sot një draft për masat që duhet të merren për ndalimin e fluksit të refughatëve të paligjshëm në hapësirën europiane.
Kalimi illegal nuk do të tolerohet. BE-ja dhe anëtarët e saj do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar këtë të ndodhë dhe u kërkon migrantëve të mos rrezikojnë jetët e tyre duke tentuar kalimin illegal përmes tokës apo detit
citon gazeta greke “Kathimerini” draftin.
Grenell jep dorëheqjen nga detyra e ambasasdorit të SHBA në Gjermani
Richard Grenell, i Dërguari Special i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Serbi-Kosovë, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra e ambasasdorit të SHBA në Gjermani. Ai ka bërë të ditur se do ta formalizojë aktin sapo Senati të zyrtarizojë John Ratcliffe në këtë pozicion.
Grenell mban aktualisht detyrën e drejtorit të Shërbimit Inteligjent Kombëtar si i komanduar, ndërkohë që ai duket se do të caktohet në një detyrë tjetër. Grenell provokoi debate pasi u konsiderua si njeri që vinte nga krahu radikal i John Bolton.
Shantazhuesi i Europës
Turqia e Erdoganit ka arritur të marrë një fitore përgjysmë në krizën siriane. Pas hapjes së dyerve për refugjatët të bllokuar në Turqi, delegacione, të dërguar të posaçëm dhe biseda telefonike kanë nisur të shfaqen në media. Perëndimi po i kërkon Erdoganit që të mos lejojë kalimin e refugjatëve që janë në fakt edhe pjesë e dështimit të tij politik në Siri përkundrejt Rusisë.
Çështja "Çili", PD-ja nxjerr emrin e Sokol Sadushit
Partia Demokratike akuzon kandidatin për Gjykatën e Lartë, Sokol Sadushin se është “funksionari i lartë i drejtësisë” që është takuar me botuesin Henri Çili dhe i ka premtuar atij ndërhyrje për kërkesat e dy të dënuarve për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha.
PD thotë se Ardian Dvorani reagoi publikisht duke mohuar të jetë ai personi që është takuar me Çilin, dhe një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe Sokol Sadushi.
Problemi i identitetit egjiptian, një vështrim nga brenda
Pasi rrëzuan monarkinë me grusht shteti në korrik 1952, pushtetarët e rinj ushtarakë të Egjiptit riformuan identitetin e saj. Mbretëria e Egjiptit u bë Republika Arabe e Egjiptit, duke hedhur një hap tjetër drejt panarabizmit. Kjo përqafim i identitetit panarab pati efekte të kundërta në terma afatgjatë, që penguan përparimin e vendit, ndërsa ndikuan në mënyrë drastike në mënyrën se si egjiptianët e shohin veten, fqinjët e tyre dhe botën.
Unë jam egjiptian dhe kam disa pyetje që mund të krijojnë siklet.
Coronavirusi, një histori e përsëritur në Itali. Gripi i Hong-Kongut i 1969, infektoi 13 milionë
Një kronikë e vitit 1969 e RAI-t sjell disa grimca nga epidemia e Hong Kongut, gripit që u përhap gjerësisht dhe pati pasoja. Njësoj sot edhe atëherë, Italia u godit rëndë: 13 milionë të infektuar, 5000 të vdekur.
Pak a shumë e njëjta situatë me tani, kur koronavirusi po godet me shpejtësi dhe për një koincidencë e ka prekur sërish Italinë jo pak.
Nis nga e para seriali "Sa shumë e duam Shqipërinë"
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim nuk ka humbur kohë. Pas xhirove në Tiranë, ajo ka nisur ritualin e zakonshëm të diplomatëve amerikanë që i japin leksione botës për rrugën e drejtë në politikë dhe zbatim ligji. Ajo ka qenë sot e pranishme në konferencën me titull: Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në dritën e Reformës në Drejtësi, gjatë së cilës ka bërë deklarata, dërguar mesazhet e zakonshme kërcënuese dhe ka premtuar se për popullin shqiptar e ardhmja është e ndritur.
Alienët jemi Ne*