Fotolajm/Kryeministri: Maskat janë në rregull

Postuar në 10 Mars, 2020 16:17

Pas akuzave të kreut të opozitës, kryeministri ka dalë publikisht me maskë në fytyrë. 

SHBA luan kartën e fundit: Tërheqje trupash nëse Kosova nuk heq tarifat ndaj Serbisë

Postuar në 10 Mars, 2020 14:40

Tërheqja e trupave amerikane nga Kosova duket të jetë karta e fundit që SHBA ka për të detyruar qeverinë në Prishtinë për të hequr tarifat ndaj mallrave serbe. Kjo ide po mbështetet deri në Shtëpinë e Bardhë, ndonëse jo nga presidenti ende. Në një postim në tuiter, djali i Trump, Donald Trump Jr., miraton qëndrimin e senatorit David Perdue, sipas të cilit me refuzimin për të hequr tarifat, Prishtina zyrtare po heq dorë nga kursi i paqes në rajon. Ndaj SHBA duhet të tërheqë trupat e veta.

Qesharake, ISHP-së i kërkohet të respektojë kërkesat për distancat e sigurisë në konferencë për shtyp

Postuar në 10 Mars, 2020 12:52

Përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik kanë njoftuar se numri i të prekurve nga coronavirusi ka shkuar në 10. Me këshillat e përhershme përfaqësuesit e ISHP-së kanë apeluar për higjenë dhe për ruajtje të qetësisë.

Ndërkohë që gazetarët kanë kërkuar që konferencat për shtyp të bëhen në mjedise më të mëdha, pasi salla aktuale i vendos personat e pranishëm në distanca që bien ndesh me kërkesat e protokollit të sigurisë.  

Shqiptarët nuk duan kompromis, serbët duan konflikt të ngrirë

Postuar në 10 Mars, 2020 12:03

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ka deklaruar në një intervistë televizive se zgjidhja për marrëveshjen me Kosovën nuk ekziston për momentin. 

Shqiptarët nuk duan kompromis, serbët janë të kënaqur me një konflikt të ngrirë. Mes tyre ata që duan një marrëveshje janë aq pak saqë nuk mund të propozosh ndonjë gjë

tha Vuçiç në Tv Kopernikus. 

I pyetur mbi standardet e dyfishta të Perëndimit ndaj Serbisë ai kujtoi se kjo vjen për shkak se Serbia është pjesë e një procesi që pasoi një konflikt ku ajo humbi. 

Pamje shqetësuese nga Irani dhe një luftë propagandistike pa kufij

Postuar në 09 Mars, 2020 16:11

Irani është ndër vendet që është goditur më keq nga coronavirusi. Zyrtarisht Republika Islamike ka raportuar 8000 të infektuar dhe 237 të vdekur, mes të cilëve edhe përfaqësues politikë.

Por media të ndryshme thonë se autoritetet po mbulojnë të vërtetën dhe se numri është shumë herë më I lartë. Opozita iraniane që është strhuar në Shqipëri raporton për më shumë se 2300 të vdekur që është një shifër shumë afër me atë të Kinës, por diçka e tillë mbetet e pakonfirmuar.

Sgarbi: Coronavirusi i këtij timit, nuk ekziston. Qeveria? Këshilli i koqeve. Shikoni Porno!

Postuar në 09 Mars, 2020 14:49

Vittorio Sgarbi, kritik arti dhe deputet vazhdon të jetë i bindur se coronavirusi nuk ekziston. Ky sipas tij është një rrezik i shpikur dhe që vendimet e qeverisë janë një marrëzi. Ai është tallur edhe me Presidentin e Republikës që ka thënë se duhet ruajtur qetësia, por nga ana tjetër duhen marrë masa të rrepta. Sa për virologët që kanë dhënë alarmi, Sgarbi nuk përmbahet: Po tallen me ne dhe kanë zbuluar virusin e bythës. Asgjë nuk ka sipas tij.

Shpjegimi është fare elementar: sa herë vjen dimri ne ftohemi.

Goditje me raketa gjatë betimit të presidentit afgan

Postuar në 09 Mars, 2020 14:37

Ceremonia e betimit të presidentit afgan, Ashraf Ghani është ndërprerë për shkak të disa shpërthimeve që detyruan forcat e sigurisë të ndërhyjnë. Mediat raportojnë se gjatë ceremonisë dy raketa goditën kompleksin presidencial në Kabul ndonëse nuk ka patur viktima. Problemi politik në këtë vend qëndron në faktin se edhe pse Komisioni i Zgjedhjeve shpalli fitues Ghanin në zgjedhjet e 28 shtatorit, ato nuk njihen nga kreu I talebanëve. Abdullah që deklaron se ai i ka fituar ato. Ghani premton krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse, por Abdullah nuk është i bindur, pasi siç thotë ai:

Ndërron jetë aktori i njohur Max von Sydow

Postuar në 09 Mars, 2020 14:23

Ka ndërruar jetë sot në moshën 90 vjeçare aktori i njohur suedez, Max von Sydow. Ai ishte i njohur për bashkëpunimet e shumta me regjizorin e njohur Ingmar Bergman përpara se të bëhej i njohur ndërkombëtarisht. “Vula e Shtatë” në vitin 1957 ku ai luan shah me vdekjen konsiderohet roli më ikonik i tij. Po kështu von Sydoë është shfaqur edhe në “Ekzorcisti”, “Game of Thrones”, “Star Wars” por edhe në Minority Report të Spielberg apo edhe “Shutter Island”. 

Karantina, mjet për të shmangur kolapsin e sistemit shëndetësor

Postuar në 09 Mars, 2020 13:28

 

Karantina, mjet për të shmangur kolapsin e sistemit shëndetësor

Postuar në 09 Mars, 2020 13:28

 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS