Franca mbyll shkollat dhe universitetet. Ende jo kufijtë
Franca i bashkohet vendeve që po i nënshtrohen rregullit të pandemisë globale të koronavirusit. Në një dalje për mediat, presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se që nga dita e hënë shkollat dhe universitetet do të mbyllen në mbarë vendin.
Ky virus nuk ka një pasaportë. Ne do të marrim padyshim masa për të mbyllur kufijtë, por vetëm kur kjo të jetë e nevojshme…Ne i kemi ndërtuar liritë tona në nivel europian
tha Macron.
Heqimi
Mediat raportojnë se një zyrtar i lartë brazilin, sekretari për Komunikacionin Fabio Wajngarten rezulton i prekur nga koronavirusi. Ky në fakt nuk është lajmi. Lajmi është se ai ka qenë ditë më parë në një darkë pune me presidentin amerikan Donald Trump, që ka deklaruar më pas se nuk është i shqetësuar nëse është ekspozuar ndaj virusit.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Solis: Duhet një spital i veçantë për këtë situatë
Aktualisht spitalet private nuk ofrojnë trajtim mjekësor për të prekurit nga koronavirusi. Në një intervistë për TvT, Leonard Solis, ish-ministër i Shëndetësisë, njëkohësisht mjek në një prej spitaleve private, thotë se rastet e dyshuara dërgohen në spitalin ifektiv.
Kemi bërë edhe dhomë të veçantë izolimi derisa të lajmërojmë 127. Nëse ne kemi dyshim që kjo sëmudnje që epidemiologjikisht është shumë tinzare, ti mund të jesh duke buzëqeshur dhe ta kesh virusin. Ne mbushim formularin, lajmërojmë 127, e mbajmë të izoluar dhe e nisim atje.
Recetat jokonvencionale të një kleriku iranian kundër CoVid 19
Një klerik iranian pretendon se ka gjetur mënyrë për të kuruar koronavirusin. Ayatollah Tabrizian nga qyteti i Qom sugjeron në rrjetet sociale disa këshilla:
Krih flokët mirë
Ha shumë mollë dhe qepë
Një pambuk të ngjyer me vaj manushaqeje futeni në anus
Kleriku vetëshpallet si ekspert i mjekësisë islame dhe ai ka 120 mijë ndjekës në rrjetin social Telegram. Sipas tij ky vaj ka vlera të jashtëzakonshme dhe ndihmon madje edhe në luftën kundër sindromës Daun.
Frikë aspak, Kujdes Po? Pse e padisin Saliun për përhapje paniku?
Frikë aspak, Kujdes Po. Kjo është deviza e tanishme e qeverisë shqiptare që po menaxhon situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Nuk e dimë nëse anëtarët e qeverisë nuk kanë vërtet frikë, apo shtiren sikur. Frika është njerëzore.
Paralel me këtë devizë, dëgjojmë se Sali Berisha, që nuk ka nevojë për prezantim, është paditur për përhapje paniku. Ndaj tij ka madje një seri shkrimesh ndonëse deri më tani nuk ka një padi për shpifje. Një tjetër paradoks i Shqipërisë që nuk e pa njëherë normalitetin si pjesë të saj.
Kina: Nëse merren masa, pandemia merr fund në qershor
Autoritetet kineze bëjnë me dije se pandemia e koronavirusit ka arritur pikun dhe se ajo mund të përfundojë në muajin qershor. Kjo sigurisht nëse të gjitha vendet e prakura do të aplikojnë masat agresive të karantinimit dhe kufizimit të lëvizjes. Këshilltari mjekësor i qeverisë kineze, epidemiologu 83 vjeçar, Zhong Nanshan që njihet për ndihmën që dha në luftën kundër SARS në vitin 2003 ka deklaruar se në mes të këtij viti pandemia do të ketë marrë fund.
Incident në Wuhan, mishi u shpërndahet banorëve me kamionin e mbetjeve urbane
Shpalli fitore mbi koronavirusin, por ka rrëshqitur në një gabim që nuk ka kaluar pa vëmendje.
Jemi përballë Fatit
Numri ka shkuar në 23. Në pesë qytete të vendit. Ajo që pritej ndodhi. Dhe ne nuk jemi gati. Kemi vetëm shpresën e marrë të fatit personal. Qeveria po na thotë se është gati. Se i ka të gjitha mjetet. Se ka pajisje. Se ka këtë dhe ka atë. Të shpresojmë se është kështu.
Nga “vaffanculo coronavirus” në “korona nuk fal vëllezër”
Siç mund të pritej edhe me krizën e pandemisë së tanishme, shqetësim ndër kryesorët për qeverinë shqiptare janë mediat. Një pjesë e tyre. Ç’është e vërteta në botë po bëhen përpjekje për të ndalur lajmet e rreme, kurse në Shqipëri të tilla ende nuk ka. Janë vënë në lëvizje padi penale për përhapje paniku, por ato janë akuza mbi rërë, pasi përditë e më shumë po del në pah se Shqipëria nuk po di ta përballojë krizën veçse duke imituar vendimet që merren në Itali. Ka ankesa të shumta nga stafet mjekësore, ka mosbesim për shifrat, ka shtrëngesë në logjistikë.
Zyrtarisht jemi në pandemi globale
OBSH vlerëson se Covid-19 mund të karakterizohet si një pandemi". Lajmi u bë i ditur nga drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
"Fjala pandemi - shtoi ai - nuk mund të përdoret lehtë sepse mund të shkaktojë frikë të panevojshme dhe ndjenja se lufta ka mbaruar. Por - vazhdoi ai - duke përshkruar situatën si një pandemi, nuk ndryshon atë që bën OBSH -ja dhe çfarë vendet duhet të bëjnë".
Ghebreyesus theksoi se kjo është "pandemia e parë e shkaktuar nga një koronavirus".