Fronti dixhital i kryeministrit: Pas Luftës Botërore, flet për Tradhëti
Qeveria ka përdorur edhe municionin e fundit. Ka future ushtrinë në veprim, kryeministri shpërndan në Facebook video të lëvizjes së mjeteve ushtarake që i shoqëron me tekstin absurd të goditjes së tradhëtarëve të popullit.
Ushtria do të vihet e gjitha në mbrojtje të popullit nga një pakicë fare e vogël individësh të papërgjegjshëm, tradhëtarë të vërtetë, që mund të na bëjnë hatanë dhe nuk duhet të lejohen në asnjë mënyrë të marrin në qafë mijëra e mijëra të pafajshëm, e t’u sjellin vuajtje të mëdha dhjetëra mijëra të tjerëve.
A po e humbet Europa Ballkanin?
Pandemia e koronavirusit mund të provokojë përmbysje gjeopolitike dhe goditje për Europën. Pak ditë më parë bëri bujë në media një video e Presidentit të Serbisë, Alexander Vuçiç sipas të cilit solidariteti europian është diçkia që ekziston vetëm në letër. Vuçic u shfaq i tensionuar dhe gati zemërthyer me faktin se vendet europiane kishin refuzuar që të shisnin pajisje mjekësore të dobishme për të sëmurët me CoVid19 në Serbi, në funksion të ruajtjes së stokut për periudhën më të keqe.
Për herë të parë që nga koha e Shahut, Irani kërkon kredi nga FMN për të luftuar pandeminë
Regjimi iranian ka pranuar publikisht se ndodhet para një katastrofe humanitare më përmasa të jashtëzakonshme. Për herë të parë që nga rënia e Shahut në vitin 1979, Teherani zyrtar i është drejtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar për një kredi prej 5 miliardë dollarësh, ndërkohë që ministri i Jashtëm, Zarif shkruan në tuiter për nevojat në pajisje mjekësore që ka nevojë vendi.
Mesazhi i Fondit Besa: Paguaj këstin ose ke penalitete
Kryeministri shpalli dje një sërë masash në kuadër të paketës së ndihmës ekonomike për përballimin e pandemisë. Një ndër to është edhe shtyrja e pagesës së kësteve të kredisë.
Për këtë kryeministri ka firmosur një letër, mirëpo në një prononcim për TvT, përfaqësuesi i Shoqatës së Bankave, deklaroi se bankat do të vendosin vetë mbi atë që do të bëjnë.
Dhe në fakt një qytetar ka dërguar pranë ResPublica një njoftim që i vjen nga një subjekt që vepron në fushën e kredive, përmes të cilit i bëhet e ditur se nuk do të ketë asnjë lloj shtyrje.
Pacienti Zero i depresionit social
Kryeministri i Shqipërisë ka njoftuar sot planin e ndihmës ekonomike për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia.
Para se të fliste për shifrat, z. Rama ka bërë një hyrje të gjatë sentimentale, gati në melankolinë e madhe të një dashurie të papritur për shqiptarët, të vetmit ndoshta që ia heqin vetminë e tmerrshme të kësaj bote individualistësh.
Zoti Rama na quajti familjen e tij, ai na përgatiti për fatkeqësinë që na pret, për sprovën e madhe që do të vërë patjetër në diskutim fibrën tonë sociale.
Kryeministri prezanton paketën e ndihmës financiare(video)
Qeveria shqiptare duhet të vetëdeklarojë infektimin brenda radhëve të veta
Princi Albert i Monakos ka rezultuar pozitiv për koronavirusin COVID-19.
Albert II, 62-vjeçar, kreu i shtetit i principatës, po vazhdon të punojë nga banesa e tij dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është shkak për shqetësim, thuhet në një deklaratë zyrtare.
Pak ditë më parë edhe kryeministri Serge Telle, gjithashtu rezultoi pozitiv për virusin.
Covid-19 në Shqipëri, Pipero: Është një “qetësi” që nuk zgjat shumë, piku pas 29 marsit
Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, thotë se është ende herët për të bërë një parashikim të saktë të ecurisë së Covid-19 në Shqipëri. Në një bisedë në studion e lajmeve në TvT, Pipero tha se pavarësisht numrit relativisht të ulët të numrit të të infektuarve ditë pas dite, nuk ka vend për optimizëm, pasi përhapja e virusit është ende në fillimet e saj. Sipas Piperos, piku i të infektuarve pritet të arrihet diku nga fundi i javës së tretë ose fillimi i javës së katërt.
Shqipëria i drejtohet për ndihmë Kinës
Shqipëria ka kërkuar ndihmë teknike dhe mjekësore nga Kina për përballimin e situatës së krijuar si pasojë e pandemisë së Covid-19. Lajmi është konfirmuar për TVT.al, nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, e cila njoftoi se ka marrë një kërkesë për ndihmë, pa specifikuar detajet, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Tre ditë më parë, përgjatë një deklarate të përditshme për mediat, ishte zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ajo që konfirmoi se Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga Kina për përballimin e situatës për parandalimin e pandemisë Covid-19.
Pandemia, Banka Qendrore Europiane njofton paketë financiare 750 milionë euro
Banka Qendrore Europiane ka deklaruar se do të shpenzojë 750 miliardë euro në blerjen emergjente të bondeve duke iu bashkuar kështu përpjekjeve të bankave të tjera për të përballur situatën e pandemisë.
Situatat e jashtëzakonshme kërkojnë veprime të jashtëzakonshme. Nuk ka kufij në angazhimin tonë për euron
shkruan në tuiter, drejtuesja e bankës, Christine Lagarde.