Përmes check-up mund të bëhej testimi agresiv për CoVid19. Qeveria e pezulloi!!!
Që nga nisja e krizës së pandemisë së koronaviorusit në Shqipëri, diskutimi kryesor është përqendruar në mënyrën sesi po menaxhohet ajo nga qeveria shqiptare. Pak ditë më parë kryeministri shqiptar, Edi Rama foli për arsyet se përse nuk është adaptuar modeli koeranojugor i testimit agresiv dhe është menduar adoptimi i modelit kinez dhe italian të karantinimit masiv.
Fotolajm/Radha para supermarketit "Esselunga" në Prato të Italisë
Gënjeu edhe sot
Edi Rama shkruajit në Facebook para pak:
KËTË VIDEO NGA SPANJA KU DJE VDIQ NJË NJERI ÇDO KATËR MINUTA, PO E POSTOJ PËR TË GJITHË ATA QË DO SHKOJNË TË BËJNË PAZAR NGA E HËNA E DERI NË FUND TË LUFTËS!
O NJË NGA NJË, NË RADHË SI USHTARË DHE ME DURIM E NË DISTANCË NGA NJËRI - TJETRI TË MBAROJNË TË GJITHË PUNË ME RADHË, PA VRARË NJERËZ MAJTAS - DJATHTAS, O PASTAJ ME VRAP E PA BËRË DOT AS PAZAR...
ZGJIDHNI E MERRNI, SE FORCAT E RENDIT E KANË NDARË MENDJEN TOP DHE KANË PËRGJEGJËSINË HISTORIKE TË REAGOJNË PA ASNJË TOLERANCË
Fotolajm/Në Qom të Iranit
Një foto që ilustron kohën tonë, më saktë atë që do të jetë koha jonë nga këtej e tutje. Në Iran duket se po bëhet batërdia nga pandemia dhe askush nuk po do të dijë më. Sanksionet e kanë gjunjëzuar Teheranin zyrtar në këtë përballje që duket se do të ketë kosto marramendëse dhe të paprecedentë në histori.
Ndoshta po i afrohemi distopisë së kinemasë
Në vitin 1927, Fritz Lang realizoi filmin e njohur “Metropolis”, një parathënie e distopisë së madhe të pabarazisë. Duket si një lloj profecie për atë që mund të ndodhë me botën e sotme që përherë e më shumë po shkelmon parimet e mundësive të barabarta dhe po ringjall simptomat e një lufte për mbijetesë.
Cila karantinë?
Pamjet e sotme në Tiranë kur me mijëra qytetarë vërshuan në Pazar dhe në rrugë provojnë sesa zgjidhje e sforcuar dhe e paqëndrueshme është karantina masive. Ajo po prodhon një ritual që nuk respektohet, nuk kuptohet për çfarë është vendosur dhe po mbivendos pasigurinë ndaj frikës pasive ndaj virusit dhe pandemisë.
Na respektoni minimalisht me gënjeshtra më të zgjuara
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është riaktivizuar në rolin e saj së fundmi duke dalë më shpesh në media. Sot ajo ka postuar në tuiter një status në të cilin flet për dizinformacionin rreth çështjes së CoVid 19.
Raporti i EEAS tregon ata që kanë kërkuar ta dobësojnë Shqipërinë pak vjet më parë po përdorin sërish dizinformacionin dhe propagandën për të fshehur të ërtetën…duke pretenduar të jenë shpëtimtarë në krizën që e shkaktuan vetë. Historia ka vlerë, faktet kanë vlerë
shkruan ambasadorja.
Epidemitë në Shqipëri, një kalim i shkurtër historik
Në një intervistë për TVT historiani Pëllumb Xhufi flet për epidemitë që kanë goditur Shqipërinë gjatë historisë dhe pasojat e tyre edhe në lëvizjet e popullsisë. Xhufi pranon se kjo temë është lënë pas dore nga historiografia. Më poshtë intervista e plotë :
Koronavirusi dhe një krahasim me gripin e 1918-s, pse duhet të jemi optimistë
Për të kuptuar më shumë mbi natyrën e virusit që ka izoluar në shtëpi gjysmën e popullsisë së botës, mund të shërbejë një krahasim me një prej pandemive më të rënda në historinë e njerëzimit. Gripi spanjoll, i njohur ndryshe si pandemia e gripit të vitit 1918, u mori jetën mbi 50 milionë njerëzve.
Historiani John M. Barry, në një intervistë telefonike për “Vox” bën një krahasim mes pandemisë së 1918 dhe Covid-19, me të cilin bota po përballet që prej fundit të vitit të shkuar.
Mbrojtja Civile e Italisë: Numri i raportuar për çdo vend në varësi të klasifikimit të shkakut të vdekjes
Mbrojtja Civile e Italisë ka dhënë një sqarim për situatën më të fundit të pandemisë. Duhet thënë se përqindja e njerëzve të vdekur pa patologji është shumë e vogël. Të pyetur se përse një vend si Gjermania, një vend me moshim thuajse sa Italia, ka kaq pak të vdekur, përfaqësuesit në fjalë kanë deklaruar se çështja këtu është te klasifikimi i shkakut të vdekjes(minuta 20).
Pala italiane ka shtuar se në fund të krizës do të bëhet një analizë për të parë sesa me të vërtetë ky virus ka shkaktuar vdekjen. Më poshtë video e plotë e konferencës: