Funeral për maturën shtetërore
Njëzet vjet më parë, kur në Shqipëri kishim filluar të zbatonim metodologjinë për zhvillimin e të menduarit kritik të nxënësve dhe studentëve, vjen një profesor nga Universiteti i Ohajos në SHBA. Midis tij dhe një mësuesi të Gjeografisë, i cili shquhej për kujtesën e jashtëzakonshme, zhvillohet ky dialog:
– Cili është lumi më i gjatë në Ohajo? Profesori amerikan i përgjigjet.
– Cila është maja më e lartë në Ohajo? Profesori amerikan i përgjigjet.
Studiuesit gjermanë: Reja radioaktive e 2017-ës me origjinë nga reaktorë rusë të tipit VVER
Kërkues të universitetit “Leibniz” në Hannover të Gjermanisë konfirmojnë se reja radioaktive që kaloi mbi Europë në vitin 2017 dhe që vazhdon të gjurmohet nga njësitë e mbrojtjes radioaktive, ka origjinë civile.
Sipas shkencëtarëve gjermanë ka shumë gjasa që burimi i resë radioaktive me përmbajtje të ruthenium-106 të jetë një impiant i riprocesimit të karburantit bërthamor.
Dendias: Rinisim bisedimet me Shqipërinë për detin. Greqia do marrëveshje brenda ligjit ndërkombëtar
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka deklaruar në një intervistë për Tv Skai se bisedimet me Shqipërinë për marrëveshjen e detit do të rinisin së shpejti. Ai është pyetur drejtpërdrejt nëse marrëveshja me Italinë hap rrugën për një firmë të ngjashme me vendin tonë dhe ka bërë një koment të tërthortë.
Mësimet e përkthimit/ Bota ruse, e afërt me botën shqiptare
Cilësia e përkthimeve pas ’90-ës është dëmtuar dhe kjo lidhet me mangësi në formimin kulturor dhe gjuhësor të përkthyesit.
Përveç kësaj mungesa e një politike kulturore në fushën e përkthimit dhe librit ka sjellë mungesë serioziteti përsa i përket përkthimit të veprave letrare në gjuhën shqipe.
Video/Pamjet e ekzekutimit të Hekuran Billës
A2 ka publikuar pamjet e ekzekutimit një natë më parë të Hekuran Billës.
Morali dylekësh i socialistit
Sot është dita e themelimit të Partisë Socialiste dhe si për çdo vit tentohet që kjo datë të celebrohet si moment i shënuar për mbarë vendin
Në media është shfaqur Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm, nga ata njerëz që sepse të jep përshtypjen se është krenar që është socialist.
Zoti Bushati flet gjerë e gjatë, ai e cilëson PS-në si parti të madhe, përfaqësuese, me kontribute intelektuale etj.. Por që duhet të ndryshojë.
Kur medias i mbetet të shpjegojë pazaret e politikës
Ardian Dvorani është liruar (nuk është e qartë nëse ky është termi i saktë) nga detyra që mbante në Gjykatën e Lartë. Vendimin e ka marrë Këshilli i Lartë Gjyqësor duke hequr nga rruga një person që kishte provokuar me veprimet e tij tensione me presidencën.
Ai që dukej deri më dje si i paprekshëm, është sot i nxjerrë në rrugë me një procedurë të cilën vetë e ka quajtur gafë juridike. Mirëpo kush i mundëson dhe ligjëron gafa të tilla veç politikës? Askush. Ndaj meriton pak vëmendje ky moment.
Karantina si kërcënim do të ishte gabim dhe nuk do funksiononte
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot do të rikthehen masat kufizuese, në mos edhe karantina nëse kurba e infektimeve vazhdon të rritet. Me një video selfie z. Rama ka përsëritur se për të është më e rëndësishme jeta sesa ekonomia.
Kjo është më e thjeshtë të thuhet sesa të bëhet. Burime të ndryshme bëjnë me dije se z. Rama ka deklaruar në mbledhjen e Komitetit Teknik për epideminë se nëse rastet do të shkojnë mbi 50, atëherë kufizimet do të rikthehen duke provuar se kontrolli i kurbës ka edhe vlerë politike.
Nuk e kam thënë atë që kam thënë(video)
Paketa e tretë? Po...Jo.
Luan Rama: LSI është në proces purifikimi nga korrupsioni
Zv.kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka deklaruar në një lidhje me emisionin “në Fokus” në TvT se partia ku ai aderon ndodhet ndër të tjera në një process purifikimi nga element dhe shfaqje të korrupsionit që njollosën imazhin e saj kur ishte në qeverisje. Nuk dihet se për kë konkretisht e ka fjalën z. Rama, por pa dashur ai ka prekur edhe ish-kryetarin Ilir Meta, i kapur në videon e njohur me Dritan Priftin. Më poshtë video: