Irani lëshon urdhër arresti për Donald Trump. Kërkon ndihmë nga Interpoli

Postuar në 29 Qershor, 2020 13:37

Irani ka lëshuar një urdhër arrestimi për presidentin e SHBA, Donald Trump. Me këtë rast Teherani zyrtar ka kërkuar zyrtarisht ndihmën e Interpolit për të mundësuar arrestimin e Trump që kërkohet bashkë me të tjerër si organizator dhe urdhërues i sulmit me dron ku mbeti I vrarë komandanti i forcave Kuds, Kasem Soleimani.

Imagjinoni sikur këtë ta kishte bërë Berisha - dy fjalë për tamponët mediatikë të PS-së

Postuar në 29 Qershor, 2020 13:14

Dikur, në mesin e viteve ’90, kur Shqipërinë e kishte vizituar privatisht ish-presidenti amerikan, George Bush i vjetri, në radhët e socialistëve nisi të gjallëronte thashethemi se Berisha do t’i jepte Sazanin amerikanëve. 

Kaq e ngulitur ishte ideja se një bazë për amerikanët ishte e barazvlefshme me shitjen dhe humbjen e solidaritetit, saqë ai vlente si argument politik kundër një pushteti që ç'është e vërteta nuk e humbiste rastin t’i krijonte probleme vetes.

Një vizitë malinje në Kosovë si miku i Hashim Thaçit

Postuar në 29 Qershor, 2020 12:21

Gazeta e Kosovës, “Koha Ditore” shkruan mbi axhendën e takimeve të kryeministrit Edi Rama në Kosovë. 

Sipas agjendës së tij, të cilën e ka siguruar KOHA, vizitën do ta fillojë me takimin me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn. Përpos tij, ai më vonë do të takohet edhe me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe atë të PDK-së, Kadri Veselin.

Ndërkohë, në këtë agjendë janë përfshirë edhe takimet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryekuvendaren, Vjosa Osmani.

CoVid-19, a po kryhet si më parë hetimi epidemiologjik?

Postuar në 29 Qershor, 2020 12:05

Prej dy javësh tashmë, Instituti i Shëndetit Publik raporton raste të shtuara të të prekurve me koronavirus. Sot p.sh numri i të konfirmuarve si poozitivë është 64, kurse dje 72. Në vijimësi të ditëve të fundit shihet se kurba e të prekurve është stabilizuar mbi mesataren e numrit të të prekurve gjatë karantinimit dhe fillimit të epidemisë.

Me 300 firma gazetarët mund të shpallin minoritetin që duan

Postuar në 28 Qershor, 2020 15:26

 

Arian Çani ka shqetësuar të gjithë shqiptarët e vërtetë me deklaratën e tij se i gjithë Ballkani ka qenë helen. Me shqiptarë të vërtetë kemi parasysh ata që e kanë bezdi të mendojnë para se të flasin, që kur flasin na rrëfejnë një shqipe të mjerë, kur shkruajnë na kujtojnë se gjithë njerëzimi do ketë patur dikur vetëm një gjuhë dhe vetëm kur qeshin e tradhëtojnë veten për mirë.

Një takim që duhet bojkotuar

Postuar në 28 Qershor, 2020 14:36

Ka disa raportime mediatike, adoptuar si të vërteta edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, se Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, do të jetë në Kosovë më 1 korrik. Sipas raportimeve paraprake, z. Rama do të tentojë një koordinim të faktorit politik të Kosovës në funksion të një mbrojtjeje politike ndaj Hashim Thaçit.

Kosovën e shpëton rruga demokratike: Dorëheqje e Thaçit dhe zgjedhje

Postuar në 28 Qershor, 2020 00:36

Hashim Thaçi duhet të dorëhiqet. Kjo kërkesë tani është në tavolinë  e interesit të sigurisë së Kosovës dhe nuk ka sesi të injorohet më. Njeriu që dominon skenën politike të vendit të tij është në shah permanent me një akuzë që mund të shndërrohet në kërkesë për arrestim, tashmë hapur dhe jo e hamendësuar. Dhe këtë gjë e kërkon tanimë edhe një pjesë e opinionit europian që ka ndërmend dhe mbështet nismat për ndërmjetësim të dialogut nga Brukseli.

Turqia refuzon ofertën e Borrell për ndërmjetësim me Qipron

Postuar në 28 Qershor, 2020 00:04

Turqia zyrtare ka refuzuar një ofertë për negociim të Bashkimit Europian me Qipron. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy e ka cilësuar propozimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell si joserioze, duke cilësuar madje se Ankaraja zyrtare nuk e njeh administratën greke të Qipros. 

Përdoret Vlora(si zakonisht) për të kuruar imazhin e Hashim Thaçit

Postuar në 27 Qershor, 2020 20:24

Një banderolë në stadiumin e Vlorës është bërë shkak për shtyrjen e ndeshjes mes Flamurtarit dhe Luftëtarit. Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi ka thënë se kjo është sjellhe e pakuptueshme nga klubi gjirokastrit. Madje Idrizi ka thënë se Hashim Thaçi është hero kombëtar. 

Është një idiotësi. Nëse nuk krenohen me një shqiptar dhe Drenicën të Azem dhe Shote Galicës dhe Hasan Prishtinën, qenka një turp për këta. Nuk e kuptoj. Ne kemi solidarizëm. Hashim Thaçi është hero kombëtar

Turizmi, sektor strategjik për interesa të një grupi

Postuar në 27 Qershor, 2020 14:15

Kryeministri Edi Rama publikon sot një video promocion për turizmin, vendosur në një hotel në Vlorë. Qytet të cilin kryeministri e quan Zemra e turizmit shqiptar. Ministrja e Financave Anila Denaj shfaqet aty duke prezantuar faktin se hoteli në fjalë është hapur dhe investuar gjatë pandemisë, ndërkohë që i shpjegon administratorit se qeveria po përgatit një paketë të re ligjore për ripunësimin dhe formalizimin e krahut të punës.

Një spot qeveritar artificial për qëllime propagandistike që i rri keq realitetit të turizmit shqiptar në këto kohë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS